LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Njëzet persona u vranë këtë javë në sulmet izraelite ndaj ndërtesave qeveritare siriane në Damask dhe trupave qeveritare siriane në rajonin Suwayda. Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sulmet ishin të nevojshme për të "shpëtuar vëllezërit tanë Druze dhe për të eliminuar bandat e regjimit".

21 Korrik 2025, 08:36 Nga E. D
Analiza: Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?
foto ilustruese

SIRI- Ende nuk kishte lindur dielli, kur Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u shfaq para kamerave të televizionit kombëtar për të bërë disa njoftime të enjten e kaluar. Luftimet e përgjakshme mes beduinëve sunitë dhe pakicës druze, që morën disa qindra jetë në provincën jugore të Suwayda, kanë përfunduar, deklaroi Al-Sharaa. Al Sharaa gjithashtu konfirmoi se trupat qeveritare ishin tërhequr nga rajoni. Në fjalimin e tij, ai theksoi angazhimin e tij për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e komunitetit druz dhe riafirmoi vendin e tyre në shoqërinë siriane. Megjithatë, ai ia drejtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij fqinjit të Sirisë, Izraelit.

Njëzet persona u vranë këtë javë në sulmet izraelite ndaj ndërtesave qeveritare siriane në Damask dhe trupave qeveritare siriane në rajonin Suwayda. Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sulmet ishin të nevojshme për të "shpëtuar vëllezërit tanë Druze dhe për të eliminuar bandat e regjimit".

Por Presidenti sirian, Al-Sharaa është i bindur se Izraeli po i përdor trazirat vetëm si pretekst për të sulmuar infrastrukturën civile dhe për të prishur përpjekjet për paqe dhe rindërtim në vendin e tij. "Ne, populli sirian, e dimë shumë mirë se kush po përpiqet të na fusë në luftë dhe të na përçajë", tha Al-Sharaa. "Nuk do t'u japim atyre mundësinë të fusin popullin tonë në një luftë që shërben vetëm për të ndarë atdheun tonë dhe për të mbjellë shkatërrim."

Izraeli dëshiron të zgjerojë zonën e çmilitarizuar
Sulmet e fundit ndaj kryeqytetit sirian shenjojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve ushtarake të Izraelit kundër Sirisë. Pas përmbysjes së diktatorit Bashar al-Assad në fillim të dhjetorit 2024, Izraeli filloi të intensifikojë bombardimet ndaj Sirisë, me gjasa për të parandaluar rënien e armëve të regjimit në duart e qeverisë së re.

Charles Lister, drejtor i Iniciativës për Sirinë në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, ka numëruar gati 1.000 sulme izraelite ndaj Sirisë. Që nga dhjetori i vitit 2024, Izraeli ka pushtuar 180 kilometra katrorë të vendit pa ndonjë kundërpërgjigje nga qeveria siriane, tha Lister.

Zyrtarisht, të dyja vendet kanë qenë në luftë që nga viti 1967. Ishte viti, kur Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit sirian, një pllajë me rëndësi strategjike në kufirin midis dy vendeve. Në vitin 1981, Izraeli de facto aneksoi territorin, por bashkësia ndërkombëtare ende e konsideron atë territor sirian nën pushtimin ushtarak izraelit. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i njohin Lartësitë e Golanit si territor izraelit.

Një zonë e çmilitarizuar shtrihet përgjatë kufirit izraelito-sirian, e monitoruar nga Kombet e Bashkuara që nga një marrëveshje armëpushimi e vitit 1974 midis dy vendeve. Pas përmbysjes së Asadit, Izraeli i zhvendosi trupat e tij përtej kësaj zone.

"Izraeli po përpiqet të krijojë një zonë tampon informale në Sirinë jugore", tha këtë javë për Bloomberg Ryan Bohl, analist i Lindjes së Mesme në firmën amerikane të analizës së riskut RANE. Në mars, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për çmilitarizimin e Sirisë jugore. "Sulmet e fundit kanë për qëllim t'ia bëjnë të qartë qeverisë në Damask se Izraeli po i ndjek zhvillimet në Siri me interes dhe shqetësim", tha për DW Yossi Mekelberg, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Regent's në Londër. "Një problem me qeverinë aktuale izraelite është se ajo njeh vetëm një rrugë: përdorimin e forcës."

Pse tani?

"Në Izrael ka kërkesa për të mbrojtur druzët sepse ekziston një lidhje e gjatë dhe e thellë midis druzëve dhe hebrenjve në Izrael", shpjegon Mekelberg. Përafërsisht 150.000 druzë jetojnë në Izrael dhe burrat druzë shpesh shërbejnë në ushtrinë izraelite. Në Siri, druzët janë një nga pakicat më të mëdha, me afërsisht 700.000 anëtarë.

Megjithatë, koha e sulmeve të Izraelit ndaj Sirisë këtë javë gjithashtu nuk duket të jetë rastësi. Të mërkurën, Kryeministri Netanyahu u paraqit në gjykatë në lidhje me procedurat e vazhdueshme për korrupsion kundër tij. Dhe qeveria e tij e koalicionit po bëhet gjithnjë e më e brishtë pasi dy parti u tërhoqën nga koalicioni në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen në fillim të vitit 2026.

Shtetet e Bashkuara,  ashtu si Evropa,  po rrisin presionin mbi Netanyahun që t'i japë fund luftës në Gaza,  ndërsa bashkëqytetarët e tij vazhdojnë të kërkojnë kthimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza nga Hamasi, grupi militant i klasifikuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara,Gjermania, Evropa dhe shumë shtete të tjera. Netanyahut gjithashtu i hap probleme katastrofa humanitare në Gaza, e cila ka shkaktuar kritika të forta ndërkombëtare dhe brenda Izraelit.

"Duke pasur parasysh cinizmin dhe oportunizmin e pastër të Netanyahut, është plotësisht e kuptueshme që ai po përdor situata të tilla [si përplasjet me pakicën druze të Sirisë] për të shkëputur vëmendjen nga problemet ligjore që ka dhe krizën e qeverisë së tij të koalicionit", thekson Mekelberg. "Mbajtja aktive e të paktën një fronti dhe shitja e vetes si 'Mister Siguria' pavarësisht 7 tetorit, veçanërisht kur ai po shqyrton zgjedhjet e parakohshme, është pikërisht qasja e tij." Parlamenti izraelit hyn në pushimet verore javën e ardhshme, kështu që politika e brendshme do të jetë pezull deri në tetor.

Izraeli dëshiron një Siri të dobët
Izraeli dëshiron një shtet sirian që të mos paraqesë asnjë kërcënim për Izraelin, është i mendimit Ryan Bohl për Bloomberg. Duket se kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani, thekson Nanar Hawach, një analist i Sirisë në grupin e ekspertëve Ndërkombëtarë të Krizave.

"Damasku ka dalë i dobësuar nga luftimet e fundit. Atij i është dashur të tërhiqet ushtarakisht dhe ka humbur jo vetëm besimin e komunitetit druz, por edhe atë të komuniteteve të tjera që nuk janë të afërta me shtetin", theksoi Hawach për DW. "Damasku ka humbur edhe gjeopolitikisht, pasi qeveria tani ka një prani më të vogël në jug, veçanërisht në Suvayda."

Ai dyshon se Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa mund ta mbajë premtimin për të mbrojtur pakicën druze. "Duket më shumë si një gjest politik sesa një garanci e besueshme", thotë Hawach, duke theksuar se trupat qeveritare shihen si aleatë të milicive anti-druze dhe se ka pasur raportime të besueshme për keqtrajtim të civilëve druzë nga disa njësi.

"Për sa kohë që Damasku nuk i rishikon konceptet e tij të sigurisë dhe nuk i nxjerr para përgjegjësisë edhe forcat e veta të armatosura, do të jetë e vështirë të bindësh druzët dhe pakicat e tjera se qeveria mund ta garantojë vërtet sigurinë e tyre", është i bindur Hawach./DW

 

siri izrael

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet