LIVE UPDATES
Bota

"Goditja fillestare u dha me ndërprerjen e fondeve të USAID!" Analiza: Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

USAID-i - Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, që dikur mbështeste shumë media të pavarura përmes granteve - në praktikë nuk funksionon më; Zëri i Amerikës nuk ka publikuar asgjë që nga marsi; Radio Evropa e Lirë po përballet me mungesë fondesh prej katër muajsh, ndërsa pronarët e televizioneve N1 dhe Nova janë në proces riorganizimi dhe ndryshimesh në udhëheqje.

21 Korrik 2025, 07:39 Nga M.B
"Goditja fillestare u dha me ndërprerjen e fondeve të
Foto ilustruese

BALLKANI- Ballkani Perëndimor - me rreth 20 milionë banorë - rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë nën ndikimin e forcave kryesore politike në shtetet e rajonit. Goditja fillestare u dha me ndërprerjen e fondeve nga buxheti i ish-USAID-it, ndërsa befasia më e fundit ishte mbyllja e projektit rajonal, Al Jazeera Balkans - i financuar nga Katari.

Më shumë se 200 punonjës të këtij rrjeti mediatik mbetën pa punë, ndërsa arsyet konkrete për mbylljen, sipas njoftimit të Al Jazeera-s, lidhen me një vendim që është “pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e pranisë digjitale dhe zgjerimin në platforma të reja mediatike”.

USAID-i - Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, që dikur mbështeste shumë media të pavarura përmes granteve - në praktikë nuk funksionon më; Zëri i Amerikës nuk ka publikuar asgjë që nga marsi; Radio Evropa e Lirë po përballet me mungesë fondesh prej katër muajsh, ndërsa pronarët e televizioneve N1 dhe Nova janë në proces riorganizimi dhe ndryshimesh në udhëheqje.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, paralajmëron se pa media të pavarura, “njerëzit do të jenë më pak të informuar ose të informuar keq, sepse përmbajtja e paverifikuar nga rrjetet sociale dhe burime të tjera të pasigurta, do ta mbushë boshllëkun”.

Sipas saj, mediat në të gjithë rajonin operojnë në një mjedis të vështirë, duke përfshirë “presione politike, kërcënime fizike dhe online, sulme ligjore, vështirësi financiare dhe kushte të këqija pune”.

“Gazetaria hulumtuese po bëhet gjithnjë e më e rrallë dhe vetë gazetaria nuk konsiderohet më një profesion tërheqës, për shkak të rreziqeve me të cilat përballen gazetarët”, thotë Kusari.

Problemet për mediat e pavarura në rajon nisën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, urdhëroi ngrirjen e një pjese të madhe të ndihmës së jashtme amerikane. Kjo preku edhe USAID-in, i cili, sipas të dhënave të vitit 2023, mbështeste mbi 6.200 gazetarë dhe 707 organizata mediatike në më shumë se 30 vende.

Të dhëna të sakta për numrin e mediave që USAID-i mbështeste në Ballkanin Perëndimor, nuk ka.] Në fillim të korrikut, kjo agjenci u shpërbë dhe, tani e tutje, ndihmën amerikane për vendet e huaja do ta menaxhojë Departamenti amerikan i Shtetit.

“Financimi nga USAID-i u mundësonte gazetarëve të prodhonin raporte të pavarura dhe të detajuara, si dhe organizatave mediatike t’u kushtoheshin temave që mediat e zakonshme kryesisht i neglizhojnë, si të drejtat e njeriut, çështjet LGBTI dhe komunitetet pakicë”, thotë Kusari.

Goditja e radhës ndodhi në mars, kur Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që parashikonte reduktime drastike të numrit të punonjësve dhe të fondeve për shtatë agjenci federale, përfshirë Agjencinë amerikane për Mediat Globale (USAGM), e cila, ndër të tjera, mbikëqyr punën e Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë.

Që nga marsi, Zëri i Amerikës nuk transmeton përmbajtje, ndërsa Radio Evropa e Lirë vazhdon të publikojë, por, njëkohësisht, përballet edhe me një proces gjyqësor kundër USAGM-së në Shtetet e Bashkuara. Radio Evropa e Lirë ndërmori masa të rrepta për uljen e shpenzimeve, duke përfshirë dërgimin e disa punonjësve në pushim të detyrueshëm dhe anulimin e kontratave me punonjësit me honorarë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Grupit United, ku bëjnë pjesë televizionet rajonale N1 dhe Nova, u shkarkuan gjatë qershorit - gjë që bëri që redaktorët e këtyre mediave të shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm politik. Grupi United operon në: Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Greqi dhe Bullgari.

Pronare e kompanisë është ndërmarrja investuese BS Partners, me seli në Londër, e cila që nga viti 2019 ka blerë shumicën e aksioneve në Grupin United. Autoritetet në Serbi, me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, prej shumë vitesh kritikojnë mediat që bëjnë pjesë në Grupin United. Në fillim të korrikut, gazetarët e Televizionit N1 morën kërcënime me vdekje në adresë të redaksisë. Kusari thotë se përkeqësimi i lirisë së mediave në Kosovë, ka ndodhur kryesisht për shkak të veprimeve të Qeverisë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeveria miratoi një ligj antikushtetues për median, i cili më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gazetarët, mediat dhe aktivistët përballen me sulme verbale dhe ngacmime të shënjestruara nga politikanët, përfshirë kryeministrin Albin Kurti”, thotë Kusari.

Ajo shton se në Kosovë është bërë “pothuajse e pamundur të fitosh qasje në dokumente publike”, se transparenca është në nivelin më të ulët dhe se partia në pushtet ushtron vazhdimisht presion mbi rregullatorët dhe bordet e transmetuesve publikë. Nëse Qeveria në Prishtinë vazhdon në këtë rrugë, sipas saj, Kosova mund të kalojë nga vendi më i mirë për lirinë e mediave në rajon në një nga rastet më shqetësuese të përkeqësimit të saj.

Në raportin më të fundit për lirinë e mediave të organizatës Reporterët pa Kufij, për vitin 2025, Kosova u rendit më poshtë se të gjitha vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor - në vendin e 99-të. Tri pozita më lart ishte Serbia, dhjetë pozita më lart ishte Bosnje dhe Hercegovina, ndërsa më së miri në rajon ishte Mali i Zi - në vendin e 37-të. Drejtori i Qendrës Mediale në Sarajevë, Boro Kontiç, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë të parashikohet se si do të duket e ardhmja e mediave në Ballkanin Perëndimor. Ai beson se për mbijetesën e mediave të pavarura, është e nevojshme që të angazhohet edhe komuniteti mediatik, por edhe shteti. Mediat, sipas tij, janë një nga shtyllat e shoqërisë demokratike.

“Është e pamundur të bësh ndonjë gjë nëse nuk ekziston një komunitet i fortë mediatik, gazetari profesionale, që është kritike dhe që, në njëfarë mënyre, përfaqëson zërin e publikut”, thotë Kontiç.

Ai paralajmëron se edhe ata që gëzohen për situatën, së shpejti do ta kuptojnë se sa e dëmshme është ajo për shoqërinë. Me zhdukjen e mediave të mëdha të pavarura, humbet edhe komuniteti mediatik, sipas tij.

“Me ekzistencën e tyre, ju ruani diçka që në çdo shoqëri është normale - që të ketë zëra kritikë, të ketë hulumtime. Sepse, në atë rast, askush nuk mund të bëjë çfarë të dojë”, thotë Kontiç.

“Shuarja e një mediumi të mirë e cilësor është gjithmonë humbje për të gjithë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Snjezhana Millivojeviq, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

“Përveç gazetarëve profesionistë që mbesin pa punë - çka përbën një goditje të posaçme për profesionin e gazetarisë këtu - humbja për publikun e gjerë nënkupton edhe humbje të një mediumi që mbante standarde të larta profesionale, kishte program të larmishëm dhe kontribuonte në pluralizmin mediatik”, shton ajo.

Millivojeviq kujton se mediat rajonale në Ballkan, në përgjithësi, janë themeluar nga pronarë të huaj, por shton se përballja me rezistencë ka qenë e madhe.

“Paralelisht me largimin e pronarëve të huaj po ndodh edhe një lloj rikthimi i shtetit në media. Së paku në Serbi kjo është e dukshme, përmes Telekomit shtetëror dhe një sërë kanalesh të tij, përfshirë edhe disa që paraqiten si media me dimension rajonal”, thotë ajo.

Millivojeviq thekson se presioni i fortë politik ndaj mediave, ka bërë që “sektori i ndihmës ndërkombëtare për media, praktikisht, të shpërbëhet para syve tanë”.

“Mediat që kanë ambicie serioze për të informuar mbi gjendjen në rajon, apo për të ngritur standardet profesionale, tani janë lënë në mes të një presioni të madh politik nga autoritetet vendore dhe të një mospërfilljeje ose mungese gatishmërie nga publiku demokratik ndërkombëtar për t’i ndihmuar”, vlerëson ajo.

Ky është një trend shqetësues, thotë për Radion Evropa e Lirë Millka Tadiq Mijoviq, drejtoreshë e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi.

“Të gjitha këto media kanë pasur rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ne në Mal të Zi, por për të gjithë rajonin. Bëhet fjalë për media me trashëgimi, që kanë pasur rol dhe rëndësi të madhe edhe gjatë periudhës më të errët të viteve ’90”, thotë ajo.

Tadiq Mijoviç thekson se këto janë media “që kanë mbajtur një distancë të caktuar nga të gjitha autoritetet në Ballkan, të cilat tradicionalisht duan të kontrollojnë dhe kapin median”.

“Këta zëra të pavarur ishin shumë të rëndësishëm dhe domethënës për ne, dhe kam frikë se pas mbylljes së këtyre mediave, skena jonë mediatike do të jetë dukshëm më ndryshe”, thotë Tadiq Mijoviç.

Ajo paralajmëron se tani në Ballkanin Perëndimor po krijohet hapësira për “udhëheqësit autoritarë dhe elitat e korruptuara të biznesit që t’i kontrollojnë mediat”.

“Nga ana tjetër, në ato vende kemi shërbime publike të pareformuara dhe shumë media tabloide. Dhe, një gjë tjetër është rrezik i madh: kemi rrjete sociale, përmes të cilave dezinformimi përhapet me shpejtësinë e dritës”, përfundon Tadiq Mijoviç./ REL

media europa shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet