LIVE UPDATES
Bota

Charles Michel: Së shpejti do të ketë zhvillime pozitive për Ballkanin Perëndimor

17 Qershor 2022, 08:28 Nga A.B

Charles Michel: Së shpejti do të ketë zhvillime pozitive për

Në Forumin e Prespës për Dialog kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Në Forumin e Prespës për Dialog me temë “Ndërtimi i ardhmërisë në Ballkanin Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë” po trajtohen çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, atë të sigurisë, mundësitë ekonomike në Evropë dhe më gjerë.

Sipas autoriteteve në Shkup Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.

Konfirmim në hartën e bashkësisë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani,  tha në “Prespa Forum Dialogue” se “me organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz prej nga dalin iniciativa pozitive dhe njëherë arriti që të tregohet si aleate domethënëse veçanërisht kur bëhet fjalë për kontributin në raportet ndërkombëtare”.


Në Forumin e Prespës marrin pjesë Kryetarit i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti slloven Borut Pahor ai kroat Zoran Milanoviq si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel ka biseduar mbi sfidat gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë dhe për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Dimitar Kovacevski
“Maqedonia e Veriut tërësisht i plotësoi kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe në bazë të së cilës është miratuar edhe rekomandimi për fillim pa kushte të hapjes së kapitujve në mars të vitit 2020”, ka thënë Kovaçevski.

Michel: Së shpejti do të ketë zhvillime pozitive

Kryetari i këshillit Evropian Charles Michel tha në Ohër se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja është e fort e përkushtuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”, deklaroi Charles Michel.

Pendarovski: Ne nuk e kemi parë propozimin francez

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha pas takimit me Charles Michel se deri tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Pendarovski nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në skenën politike në Bullgari, sepse, siç tha ai, është çështje e brendshme e Sofjes. “Ne në Shkup nuk kemi parë ndonjë propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për këto bisedime jemi njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë në kuadër të dialogut që kemi pasur me muaj të tërë”, tha Presidenti Pendarovski. /DW

charles michel forumi i prespes

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën