Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Borrell ka shkruar se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes

BRUKSEL-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, është shprehur se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Kjo për shkak se sipas tij me vende unike që bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme po cenohet besueshmëria e Bashkimit Evropian.
Sipas mediave të huaja, qëndrim i Borrel vjen disa ditë pasi dështoi Këshilli Evropian që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte Kryeministri Rama që kërkoi të ndryshojë mënyra se si BE merrte vendimet.
Borrell ka shkruar se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.
"Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Dhe në parim është normale që ne kemi pikëpamje të ndryshme për të filluar, duke pasur parasysh dallimet tona në histori, gjeografi dhe kulturë strategjike politike. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai. Fuqia e sistemit të BE-së ka qenë gjithmonë që disi t'i kthejë ndarjet në marrëveshje. Dhe këtu ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash. Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”, ka shkruar Borrell.
Në samitin e fundit, teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, Bashkimi Evropian nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga vetoja bullgare. Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit.
I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Joe Biden SHBA- SHBA po planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës sa më shpejt një sistem të avancuar të mbrojtjes ...
Foto ilustruese Ndërsa fermerët amerikanë mbjellin kulturat bujqësore këtë vit, çmimet e drithërave si misri dhe ...
Policia greke GREQI- Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e policisë së New Phladelphia, Chalkidona, ...
Foto ilustruese UKRAINË- Kryebashkiaku i qytetit Enerhodar, Dmytro Orlov përmes një postim në Telegram një ditë më par&e...
Banka ruse RUSI- Rusia humbi afatin e shlyerjes së borxhit të jashtëm ditën e dielë. Kjo është hera e parë q&...
Foto ilustruese Në tre ditët e ardhshme, politika botërore do të zhvillohet përballë panoramës së Alpeve bavareze. ...
Policia në Stamboll ka penguar një marsh në mbështetje të komunitetit LGBT (homoseksualë, lesbike, biseksualë dhe transgjin...
Foto ilustruese SHBA-Instagram po eksploron mënyra të reja që adoleshentët të verifikojnë moshën e tyre dhe të resp...
Japoni JAPONI- Qeveria e Japonisë u ka kërkuar njerëzve në Tokio dhe zonën përreth saj që të përdorin më...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të kryejë vizitën e parë jashtë vendit, që kur urdhëro...