Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Budapestit/ Festojnë fundin e sundimit 16-vjeçar të Viktor Orban: Rusë largohuni, shkoni në shtëpi (FOTO+ VIDEO)
Njerëzit që u mblodhën në pjesët qendrore të qytetit, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje për ndryshim dhe ripërtëritje demokratike.
13 Prill 2026, 09:10Nga E. D
HUNGARI- Një klimë entuziazmi mbizotëron në Budapest, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar fundin e dominimit politik të Viktor Orbán, pas rezultateve të zgjedhjeve. Festimet shpërthyen menjëherë pas konfirmimit të fitores së Péter Magyar.
Njerëzit që u mblodhën në pjesët qendrore të qytetit, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje për ndryshim dhe ripërtëritje demokratike.
Gjatë tubimit të fitores të udhëheqësit të Tiszës, Peter Magyar, një pjesë e madhe e audiencës shpërtheu në slogane anti-ruse, duke brohoritur "Rusë, largohuni" dhe "Rusë, shkoni në shtëpi". Slogani pasqyron pakënaqësinë e një pjese të shoqërisë hungareze me marrëdhëniet e ngushta të qeverisë së mëparshme me Moskën.
Në fjalën e tij, Magyar theksoi se Hungaria po kërkon të kthehet më aktivisht në orientimin e saj evropian.
“Hungaria dëshiron të jetë përsëri një vend evropian, Ajo dëshiron të kthehet në Evropë”, tha Magyar.
???????? BREAKING: Massive anti-Russia protests erupt in Hungary as crowd chants 'Russians go home!' Opposition leader Péter Magyar declares: 'Our country wants to live again... be European again.… pic.twitter.com/GYwOm6R9K3
Fitorja e Péter Magyar dhe partisë së tij shënon një pikë kthese historike për vendin, pasi mbyll një cikël të gjatë politik dhe hap një periudhë të re pritjesh për reforma. Në të njëjtën kohë, mbështetësit e Orbán shpërthyen në lot pasi u shpallën rezultatet.