11 Janar 2023, 14:14
Nga l.S
Foto Ilustruese
BRITANI- Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe ka minimizuar rëndësinë e prezencës së re të helikopterëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.
Duke adresuar frikën e vazhdueshme lidhur me përhapjen e luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike tha se dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për ushtrime, sesa përgatitje për ndonjë ofensivë të re kundër Ukrainës”.
Britania foli edhe për vendosjen e helikopterëve rusë në bazën ajrore Machulishchy, afër Minskut, duke theksuar “se disa prej tyre kanë edhe simbolin ‘Z’”, që është përdorur nga forcat ruse, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Por, inteligjenca britanike tha se avionët rusë në Bjellorusi “ka të ngjarë që të jenë të përfshirë në trajnime” dhe se helikopterët e rinj “nuk ka të ngjarë të paraqesin një forcë të besueshme ofensive”. Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës edhe pse lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka tentuar që të minimizojë rolin e shtetit të tij në konflikt.
Komandanti i forcave mbrojtëse të Kievit, gjenerallejtënant Oleksiy Pavlyuk, tha më 10 janar se ushtria ukrainase po forcon pozicionet mbrojtëse në veri dhe qyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme nga kufiri bjellorus./Marrë nga REL
britani
Bota
11 Janar 2023, 14:10
a.l
takimi në Presidencë me Derek Chollet
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar takimin me zyrtarin e Lartë t&e...
Bota
11 Janar 2023, 13:55
a.l
Itali
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë. Një i ri është hedhur...
Bota
11 Janar 2023, 13:26
l.S
Foto Ilustruese
SHBA- Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndaluar për shkak të një de...
Bota
11 Janar 2023, 13:15
a.l
Nëndetësja
RUSI- Sulmet nga ajri dhe toka në Ukainë vijojnë, por megjithatë në rrjet qarkullojnë informacione se pr...
Bota
11 Janar 2023, 12:54
l.S
Ana Bërnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar për vizitën e këshilltarit të la...
Bota
11 Janar 2023, 12:38
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar kërkesën e bërë nga ministri i Punëve të Br...
Bota
11 Janar 2023, 12:23
a.l
luftimet Rus-Ukrainë
UKRAINË- Ushtria ukrainase ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri më herët grupi Wagner i cili pre...
Bota
11 Janar 2023, 12:03
l.S
Boga
KOSOVA- Janari është padyshim ndër muajt më të ftohtë të vitit. Edhe pse ka më shumë se 4 javë q&eum...
Bota
11 Janar 2023, 12:13
a.l
WAGNER
UKRAINË- Mercenarët rusë të Wagner pretenduan se kishin marrë kontrollin e plotë mbi qytetin lindor të...
Bota
11 Janar 2023, 11:57
a.l
Antony Blinken dhe Joe Biden
SHBA- Të paktën 10 zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit u punësuan n...