Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
KOSOVË- Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro. Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.
Në Kosovën, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.
Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim. Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.
Deri më tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat Posstanska sstedionica dhe NLB Komercijalna banka. Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.
Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj. Më herët, çështjen e transaksioneve me valuta joeuro e ka ngritur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili ka thënë se Kosova do t’i ndalë transaksionet me dinarë.
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje. Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë për televizionin serb, Pink, se për përdorimin e dinarit në Kosovë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe për këtë çështje e ka njoftuar Brukselin.
Marrë nga REL
David Cameron ANGLI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron në një intervistë për Politico ka folur në lidhje me luft&eu...
Foto ilustruese KOSOVË-Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në minerën e Trepçë...
Foto ilustruese BRITANI- Apple thuhet se po përgatitet të lëshojë një iPad Pro OLED në muajin prill të vitit 2024. Dis...
Foto ilustruese SERBI-Protesta para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZR) u mbajt në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në ...
Vladimir Putin dhe Andrzej Duda ZVICËR- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit se president...
Miroslav Lajçak SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka alarmuar se Kosova do t’i ndalë transaksionet e pages...
Foto ilustruese IZRAEL-Babai i rreshterit, 19-vjeçar Atir Tahar, i cili u vra në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, bëri nj...
Foto ilustruese ÇEKIA- Ka një milion armë zjarri legale në shitje në Republikën Çeke. Kjo e bën &Cced...
Fëmija SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ku 9-vjeçari Elias Marshall-Rodriguez vdiq&...
Foto ilustruese GREQI-Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues t&eu...