LIVE UPDATES
Bota

DW: Protestat në Beograd, energjia e pakënaqësisë

Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare të PDSH-së, Oliver Ivanoviç, është ende e pazbardhur, ndërsa gjashtë vjet më vonë nuk ka asnjë progres.

18 Janar 2024, 09:44 Nga h.k
DW: Protestat në Beograd, energjia e pakënaqësisë
Foto ilustruese

SERBI-Protesta para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZR) u mbajt në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në vitin 2018 në Mitrovicë, para objektit të partisë së tij. Mijëra qytetarë morën pjesë në fjalimin e krerëve të opozitës, që u pasua me një marshim drejt kishës së Shën Markut, ku u ndezën qirinj.

Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare të PDSH-së, Oliver Ivanoviç, është ende e pazbardhur, ndërsa gjashtë vjet më vonë nuk ka asnjë progres.

Lideri i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiç, tha se "regjimi i Aleksandar Vuçiçit padyshim nuk dëshiron që të dihen autorët dhe ekzekutorët e vrasjes”, dhe përkujtoi se "e vetmja gjë që ndodhi ishte se Bratislav Gashiçi në Parlament akuzoi Gjermaninë për fshehjen e vrasësve të Ivanoviqit, për të cilën Vuçiç më vonë kërkoi falje”.

Lidhja mes asaj ngjarjeje tragjike dhe ngjarjeve aktuale në Serbi është "vetë qeveria”, thekson gazetari Gjorgje Vlajiq për DW. "Ka mjaft prova që qeveria nuk bëri asgjë për zbardhjen e vrasjes”. E nga ana tjetër, qeveria është e lidhur edhe me atë që po protestohet, pra parregullsitë në zgjedhje. Regjimi i Vuçiqit është lidhja mes këtyre dy ngjarjeve, të cilat pasohen nga shumë të tjera që e bëjnë Serbinë jodemokratike - do të thosha e bëjnë një parashtet”, thotë Vlajiç.

Protestat që pasuan zgjedhjet nuk kanë dhënë shumë rezultate deri më tani, e të krijohet përshtypja se autoriteteve nuk u intereson aspak, nëse janë disa mijëra apo 100 mijë njerëz në rrugë. KZR, siç u shpjegua tashmë, rezultatet përfundimtare i shpalli jashtëzakonisht shpejt dhe supozohet se qeveria e re do të formohet jashtëzakonisht shpejt. Nëse e shikoni nga këndvështrimi i autoriteteve, kështu do të jetë sepse ata po përpiqen të minimizojnë pakënaqësinë popullore, vëren Vlajiq.

"Në anën tjetër qytetarët, pavarësisht numrit të tyre, dërgojnë mesazh se ka një bërthamë njerëzish që nuk janë të kënaqur me atë që po ndodh në Serbi, dhe të cilët janë të gatshëm të këmbëngulin derisa të ndodhë diçka. Fakti që qeveria shfaq një lloj nervozizmi është edhe në favor të tyre. Prandaj nxitohet me formimin e qeverisë dhe për zgjedhjet e Beogradit. Nëse përsëriten do të thotë se nuk mund të formohet qeveria, e cila mohon çdo lloj vjedhje zgjedhore”, thotë bashkëbiseduesit jonë.

Mënyra ligjore - një mënyrë pa sukses?

Mesazhet e fundit nga administrata amerikane mund të interpretohen si një shenjë e keqe për opozitën serbe. Në to, opozita ftohet të vazhdojë luftën me mjete ligjore, pra përmes institucioneve dhe kjo është diçka që regjimi i Aleksandar Vuçiqit do ta pranojë me gjithë zemër. Sepse, siç u paralajmërua nga radhët e opozitës në mbledhjen e djeshme, është e vështirë të llogarisësh me ndonjë sukses kur, mbi të gjitha, policia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor dhe mbështetjen e njërës parti, mbështetjen e regjimit, dhe kur të gjitha institucionet e tjera janë nën kontrollin e rreptë të regjimit.

Gjorgje Vlajiq tërheq vëmendjen për faktin se "administrata demokratike (në Uashington) vëzhgon me njëfarë shqetësimi çdo dhunë dhe sulm ndaj institucioneve pas ngjarjeve në Kapitol. Në një farë mënyre këtë e panë para Kuvendit të Beogradit. E këtë mund ta lexojmë si një motiv për të bërë thirrje për zgjidhjen e problemeve në institucione. Një "problem i vogël" është se institucionet në Serbi nuk paraqesin mbështetje për asnjë procedurë demokratike. Në atë nivel, rekomandimet nga perëndimi nuk doli në shenjë”, thotë Vlajiq.

Qëndrimet e BE

Opozita e cilëson si inkurajim të madh diskutimin e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, i cili u mbajt të mërkurën, më 17 janar. Ajo pasoi disa kundërshtime nga Partia Popullore Evropiane, por, siç thotë Andreas Schider, udhëheqës i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në PE, "edhe Vladimir Bilçik përfundimisht duhej të pranonte ekzistencën e shumë parregullsive".

Prandaj, Marinika Tepiq, për të cilën protesta e djeshme ishte e para ku ajo mbajti një fjalim publik pas grevës së urisë, theksoi se "për këtë kemi qenë në grevë urie. Nuk po i drejtoheshim frikacakëve matanë rrugës, por Europës dhe botës. Sot i gjithë planeti e di që ne i kapëm duke vjedhur”, tha ajo.

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, me këtë rast deklaron se "shpresojmë që më në fund të vijnë veprime vendimtare nga ajo anë”. Na vjen mirë që forcat konservatore, të afërta me Aleksandar Vuçiqin, u mbivotuan edhe pse në krye me Vladimir Bilçikun e turpshëm u përpoqën me të gjitha forcat që të mos ndodhte ky diskutim. Ky është një lajm inkurajues, ndërsa fakti që lufta jonë në tre fronte është e ngadaltë, kërkon shumë durim, por ka efekte”, beson Grboviq.

"Duke gjykuar nga mënyra se si është futur në agjendën e Parlamentit Evropian, mendoj se është e qartë se Beogradi do të marrë kritika të ashpra. Pritet edhe raporti përfundimtar i OSBE-së për zgjedhjet dhe e gjithë kjo do të jetë një mesazh i pakëndshëm për Beogradin, i cili është në një rrugë shumë të rrëshqitshme sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”, ka theksuar Gjorgje Vlajiç.

Zgjidhni metodat më efektive

Protestat në rrugë, beteja ligjore, adresimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë, këto janë mënyrat e luftës së opozitës tani për tani. A ka opozita diçka tjetër në dispozicion në këtë luftë?

"Opozita ka në dispozicion të gjitha metodat e luftës politike, parlamentare dhe joparlamentare", thekson Gjorgje Vlajiq.

"Ata nuk mund të marrin mandate, mund t'i marrin dhe t'i kthejnë, dhe në të njëjtën kohë të vazhdojnë me presionin e rrugës - tani është vetëm çështje vlerësimi dhe mençurie politike për të zgjedhur metodat më efektive. Në kuptimin që e ruajnë atë energji qytetare të pakënaqësisë me atë që po ndodh në Serbi”, përfundon Vlajiq për DW.

protestat ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 18 Janar 2024, 09:22 Lubos Palata

DW: Çekia, republika e armatosur

Foto ilustruese ÇEKIA- Ka një milion armë zjarri legale në shitje në Republikën Çeke. Kjo e bën &Cced...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet