LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë anëtarësimit të Shkupit në BE

Borrell, së bashku me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, morën pjesë në takimin me autoritetet maqedonase në takimin e Këshillit për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

17 Mars 2023, 17:53 Nga DOSJA
Borrell: Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë anëtarësimit
Josep Borrell

MAQEDONI E VERIUT- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut mundëson hapjen e kapitujve për anëtarësimin e Shkupit në bllokun evropian.

“Ky vit është vendimtar për Maqedoninë e Veriut, andaj të gjitha partitë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë”, tha Borrell gjatë një konference për media në Shkup.

Borrell, së bashku me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, morën pjesë në takimin me autoritetet maqedonase në takimin e Këshillit për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut mori për obligim që të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë në të edhe qytetarë që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe që janë pjesë e nacionaliteteve të tjera, siç janë bullgarët”, tha Borrell.

Ai përmendi shembullin e Kroacisë, e cila në Kushtetutën e saj ka përfshirë 22 bashkësi të ndryshme që jetojnë në shtet.

“Shteti juaj tani paraqet një shembull të shkëlqyer për sa i përket shoqërisë multietnike. Për këtë arsye ndryshimi i Kushtetutës, vetëm se do t’i përparojë të drejtat themelore, dhe nuk dyshoj se me këtë do të ruhet identiteti maqedonas dhe njëkohësisht të shënojë përparim procesi i integrimit”, theksoi Borrell.

Zyrtari i lartë evropian tha se me ndryshimet kushtetuese nuk do të vënë në rrezik identitetin maqedonas.

“Identiteti juaj do të jetë i mbrojtur. Nuk do të jeni më pak se kjo që jeni, por vetëm do të bëheni pjesë e BE-së”, tha ai.

Kërkesa për ndryshimet e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë si popull shtetformues, vjen nga marrëveshja me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Borrell po ashtu theksoi se për herë të parë në Shkup po mbahet takimi i Këshillit për MSA-në, pasi takime të tilla më herët janë mbajtur në Bruksel. Ai tha se kjo duhet të shihet si një sinjal i fuqishëm politik për qasjen që ka BE-ja ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Është shumë e rëndësishme që tani shteti juaj të mos ngadalësojë hapat, por të përshpejtojë me realizimin e detyrimeve, realizimin reformave veçanërisht ata që jenë me interes për qytetarët, siç është sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si çështje thelbësore të demokracisë”, theksoi ai.

BE-ja, sipas tij, do të sigurojë edhe 9 milionë euro për Armatën maqedonase. Duke folur për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, porositi partitë parlamentare se dinamika e procesit të anëtarësimit është në duart e deputetëve.

“Sot do të realizojmë takim edhe me përfaqësuesit e popullit dhe besoj se nuk do të ketë asnjë pengesë për përshpejtimin e reformave të nevojshme”, tha Varhelyi.

Por, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se vendi i tij është i gatshëm dhe ka kapacitet që të bëhet pjesë e BE-së më 2023. Ai këtë e bazoi në përkushtimin e shtetit për zbatimin e reformave që i janë vënë si detyrë nga Brukseli.

“Puna e Qeverisë është vendosur në rrugën evropiane dhe pavarësisht sa mund të tringëllojmë ambicioz, besojmë se kemi kapacitete politike që pas përfundimit të procesit të verifikimit në nëntor, me një dinamikë të hyjmë më procesin negociues, dhe në vitin 2030 të bëhemi anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, tha Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim 22 vjet më parë. Atëbotë, pritjet e autoriteteve maqedonase ishin që rruga e shtetit drejt bllokut evropian të realizohej me një dinamikë të përshpejtuar.

Dy dekada më vonë, kursi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i paqartë, pasi ende shteti nuk arrin të përmbushë kushtin e vendosur pas miratimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes, që njihet si “propozimi francez” në të cilin parashihet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën maqedonase. Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, më 2022 nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrë nga REL

josep borrell

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më