LIVE UPDATES
Bota

Bojkot dhe pasiguri para zgjedhjeve në Republikën Sërpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet për 23 nëntor, pasi Dodik, kryetar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në pushtet, u dënua nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe iu hoq mandati i presidentit të Republikës Sërpska.

30 Gusht 2025, 22:53 Nga r.ll
Bojkot dhe pasiguri para zgjedhjeve në Republikën Sërpska
milorad dodik

BOSNJE-  Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska, por nuk dihet se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilët janë kandidatët e tyre. Dihet se opozita po përpiqet të ketë një kandidat, i cili, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, do të propozohet nga më e forta mes tyre: Partia Demokratike Serbe.

Nga ana tjetër, partia më e madhe në këtë entitet, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut, paralajmëroi bojkotimin e zgjedhjeve. Partnerët e koalicionit të Dodikut thanë se do të ndjekin vendimet e institucioneve të entitetit, përfshirë Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, i cili me votat e tyre shpalli një referendum.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet për 23 nëntor, pasi Dodik, kryetar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në pushtet, u dënua nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe iu hoq mandati i presidentit të Republikës Sërpska.

Partitë në pushtet përqendrohen te referendumi

“[Zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska] nuk janë një aspiratë apo kërkesë e vërtetë e Republikës Sërpska. Askush nuk po kërkon zgjedhje”, tha Dodik, siç u citua nga Radiotelevizioni i Republikës Sërpska. Qëndrimi i tij mbështetet nga partnerët e tij të koalicionit nga Sërpska e Bashkuar dhe DEMOS.

Kryetari i Sërpskës së Bashkuar, Nenad Stevandiç, tha se do të marrë qëndrim zyrtar, “pasi të zhvillojmë një bisedë mes institucioneve të Republikës Sërpska”, duke shtuar se fokus i koalicionit qeverisës do të mbetet sfidimi i vendimit të Gjykatës.

“Ne do t'i bazojmë veprimet tona në referendumin që kemi planifikuar për 25 tetor”, tha Stevandiç, i cili është gjithashtu kryetar i Parlamentit të entitetit, për agjencinë e lajmeve SRNA.

Në referendumin e 25 tetorit, qytetarët e këtij entiteti duhet të shprehin mendimin e tyre për vendimin e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës që e dënon Dodikun me një vit burg - dënim të cilin ai e shpagoi me një pagesë prej rreth 18.000 eurosh - për vendimin e KQZ-së për t’ia marrë mandatin, por edhe për vendimet e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Referendumi u thirr edhe pse bie ndesh me ligjet e Bosnje e Hercegovinës për zbatimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore, si dhe me vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, që ndalojnë referendumet e entiteteve për çështje shtetërore, ndaj edhe pritet një ankesë para gjykatës më të lartë shtetërore. Nedelko Çubrilloviç, kryetar i DEMOS-it, tha se partia e tij “ndjek vendimet e institucioneve dhe organeve zyrtare të Republikës Sërpska”.

“Ne do të mbajmë një mbledhje të kryesisë së partisë, pas së cilës do të dalim me një deklaratë”, tha Çubrilloviç për agjencinë SRNA.

Opozita do një kandidat të vetëm

Partitë kryesore të opozitës në Republikën Sërpska mbeten të përkushtuara për të dalë me një kandidat të vetëm, i cili duhet të nominohet nga Partia Demokratike Serbe, pasi ka më shumë përfaqësues në Kuvendin popullor të entitetit. Megjithatë, partia, e cila u themelua nga Radovan Karaxhiq, i dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid dhe krime të tjera lufte, përjetoi një ndarje në mes të korrikut.

Millan Milliçeviç dha dorëheqje si kryetar, ndërsa para tij pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë, pasi tre udhëheqësit e mëparshëm - Mirko Sharoviç, Vukota Govedarica dhe Mlladen Bosiç - shprehën pakënaqësitë e tyre me udhëheqjen e Milliçeviçit.  Zgjedhje të brendshme partiake për udhëheqjen e re nuk janë mbajtur.

“Vendimi përfundimtar i Partisë Demokratike Serbe për zgjedhjet, pjesëmarrjen, kandidatin dhe çështje të tjera do të merret më 7 shtator, në seancën e Bordit Kryesor të partisë”, tha për Radion Evropa e Lirë Jovica Radulloviç, i cili përkohësisht drejton partinë.

Jellena Triviç, udhëheqëse e Frontit Popullor të opozitës, e cila humbi përballë Dodikut në garën presidenciale të vitit 2022, beson se është thelbësore pjesëmarrja në zgjedhje, “pavarësisht faktit se ky vendim [kundër Dodikut] është politik” dhe se “ne nuk e mbështesim ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Nuk është reale që unë të jem përsëri kandidate. Gjëja më reale është që Partia Demokratike Serbe të paraqesë një kandidat të përbashkët”, tha Triviç për Radion Evropa e Lirë.

Nebojsha Vukanoviç, kryetar i Listës së Drejtësisë dhe Rendit në opozitë, tha gjithashtu se Partia Demokratike Serbe duhet të propozojë një kandidat të përbashkët, që do të mbështetet nga opozita.

A do të jenë zgjedhjet të drejta dhe të ndershme?

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, Irena Haxhiabdiç, tha në një konferencë për media më 28 gusht - pasi u shpallën zgjedhjet e parakohshme - se nuk pret ndonjë vështirësi në organizimin e zgjedhjeve në Republikën Sërpska. Sipas saj, qendrat e votimit do të jenë të njëjta me ato të zgjedhjeve lokale në vitin 2024.

“Do të kemi 48 qendra votimi në Federatën [tjetër] të Bosnje dhe Hercegovinës për votim në mungesë. Kjo është e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e Republikës Sërpska”, tha Haxhiabdiç kur u pyet se sa votues duhet të dalin që zgjedhjet të jenë të vlefshme për presidentin e Republikës Sërpksa.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme vetëm për presidentin e Republikës Sërpska nga populli serb, sepse mandatet e dy nënkryetarëve (një boshnjak dhe një kroat) nuk janë revokuar. Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 1.26 milion qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme - ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2022, në të cilat votuan rreth 676.000 njerëz.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnje dhe Hercegovinë e mbështeti vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës për të shpallur zgjedhje të parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska.

Pse është e rëndësishme kjo pozitë?

Presidenti i Republikës Sërpska ka kompetenca të konsiderueshme kushtetuese dhe ligjore, përfshirë të drejtën për të emëruar kryeministrin, për të thirrur seanca qeveritare, për të emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për të shkarkuar kryeministrin pa votim në Kuvendin e entitetit.

Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, paraqiti dorëheqjen e tij, e cila u pranua nga Kuvendi, dhe Qeveria e Republikës Sërpska aktualisht është me mandat teknik.

Republika Sërpska ka edhe dy nënkryetarë, që duhet të jenë të kombësive të ndryshme, por ata nuk kanë pushtet ekzekutiv, përveç nëse u delegohet nga presidenti i entitetit. Aktualisht, këto funksione mbahen nga Qamil Durakoviç dhe Davor Pranjiç./REL

milorad dodik republika srpska

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet