Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtetet e Bashkuara janë shprehur skeptike për përpjekje të tilla, duke thënë se Rusia nuk është serioze për negociata dhe vetëm i intereson vetëm të shfajësojë veten për pushtimin.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se shpreson që një ofensivë e suksesshme nga Ukraina do ta detyrojë presidentin rus, Vladimir Putin, të pajtohej për bisedime për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij italian, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë “të bindura se ata do të vazhdojnë të kenë sukses” pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, la të kuptohet se kundërofensiva ukrainase po zhvillohet.
“Suksesi në kundërofensivë do të bënte dy gjëra: do të forconte pozicionin e saj [Ukrainës] në çdo tavolinë negociuese që do të mund të organizohej dhe mund të ketë efektin që në fakt të detyrojë Putinin që më në fund të përqendrohet në negociata për t’i dhënë fund luftës që ai nisi”, tha Blinken.
“Në këtë kuptim, mund ta sjellë më afër paqen, jo ta largojë arritjen e saj”, tha Blinken gjatë konferencës për media me kryediplomatin italian, Antonio Tajani.
Blinken tha se ofensiva ka treguar nevojën për të “maksimizuar mbështetjen tonë për Ukrainën tani, në mënyrë që ajo të mund të ketë sukses në fushëbetejë”.
Rusia publikisht ka mbështetur organizimin e negociatave, me Kinën si ndërmjetësuese. Shtetet e Bashkuara janë shprehur skeptike për përpjekje të tilla, duke thënë se Rusia nuk është serioze për negociata dhe vetëm i intereson vetëm të shfajësojë veten për pushtimin.
Paqja duhet të jetë “e drejtë dhe e qëndrueshme”, tha Blinken.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Ukraina pretendoi se pas nisjes së kundërofensivës, më 12 qershor kishte arritur të çlironte katër vendbanime në rajonin lindor të Donjeckut.
Marrë nga REL
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ballafaqohet në gjykatë të martën me akuza...
permbytjet UKRAINË- Kreu i administratës rajonale ushtarake të Khersonit, Oleksandr Prokudin vlerësuar dëmet nga shkatërrimi ...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se ajo që ka ndodhur ...
Facebook SHBA- Rrjeti social 'Facebook" po përballet me katër ankesa të reja nga grupet e të drejtave të njeriut në...
foto ilustruese HOLANDË- Mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit do të jetë falas për të gjithë këtë...
UNESCO SHBA- Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ...
Vladimir Putin UKRAINË- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë, të plagosur gjatë luftimeve në Ukrain...
Jorn Rohde dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kos...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare. Mediat e huaja raportojnë se sipas mjekut t&eu...
Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi përveçse i njohur në fushën politike, ai njihej edhe për dashurinë ndaj g...