4 Maj 2023, 20:40
Nga a.l
Ajay Banga
SHBA- Bordi i guvernatorëve të Bankës Botërore ka zgjedhur ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard, biznesmenin indiano-amerikan Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president. Në 5 vitet e ardhshme Banga do të fokusohet te trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe krizat e tjera globale.
Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte pretenduesi i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump. Ai fillon punën e re më 2 qershor.
Zgjedhjet erdhën pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore intervistuan Bangan për katër orë të hënën. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori. Vendimi erdhi me votim nga 24 anëtarë të bordit, me Rusinë që abstenoi, në vend të procesit të zakonshëm të bazuar në konsensus.
Biden e përgëzoi Bangan për miratimin e tij të fuqishëm për të drejtuar Bankën Botërore, të cilën ai e përshkroi si një nga institucionet më kritike të njerëzimit për të ulur varfërinë dhe për të zgjeruar prosperitetin në mbarë globin, shkruan CNN.
“Ajay Banga do të jetë një lider transformues, duke sjellë ekspertizë, përvojë dhe inovacion në pozicionin e Presidentit të Bankës Botërore. Ai do të ndihmojë në drejtimin e institucionit ndërsa ai evoluon dhe zgjerohet për të adresuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në misionin e tij kryesor të reduktimit të varfërisë – përfshirë ndryshimin e klimës”, tha Biden.
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se Banga solli aftësitë e duhura drejtuese dhe menaxhuese në punë dhe do të luante një rol kritik në shtyrjen përpara të reformave shtesë, duke përfshirë krijimin e partneriteteve midis sektorit publik dhe privat dhe grupeve jofitimprurëse.
ajay banga
Bota
4 Maj 2023, 20:37
a.l
Gazetaret në Iran
IRAN- Kombet e Bashkuara njoftuan të martën mbrëma se çmimi i saj kryesor për lirinë e shtypit...
Bota
4 Maj 2023, 20:33
a.l
Bosnjë-Hercegovinë
BOSNJE HERCEGOVINË- Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesaz...
Bota
4 Maj 2023, 20:27
a.l
Policët gjermanë
GJERMANI- Policia e Berlinit ka njoftuar se do të nisë një hetim pasi në media janë shfaqur detaj...
Bota
4 Maj 2023, 20:09
a.l
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për të zgjedhur nënkryetarin e ri. Mediat kosovare raportojnë...
Bota
4 Maj 2023, 20:09
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Një regjisor ukrainas ka vdekur pasi u godit nga një predhë e lëshuar nga forcat ruse teksa ishte vu...
Bota
4 Maj 2023, 20:00
I.A
Artet e vjedhura
SPANJË- Europol ka përfunduar një operacion ndërkombëtar për vjedhje arti. 60 persona janë arrestu...
Bota
4 Maj 2023, 19:44
a.l
Foto ilustruese
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçi&...
Bota
4 Maj 2023, 19:32
a.l
Harta
GREQI- Një letër e dërguar nga Libia drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka bërë që...
Bota
4 Maj 2023, 19:14
k.m.
Durrës
Partia Demokratike në opozitë e ka kontrolluar për herë të fundit Bashkinë e Durrësit në vitin 2000. So...
Bota
4 Maj 2023, 19:04
a.l
Momenti kur i pastrehi shpëton foshnjën
BRITANI- Në media është duke qarkulluar një video, ku kamerat e sigurisë kan&eum...