LIVE UPDATES
Bota

Bislimi: Çdo trysni ndaj Bankës Qendrore lidhur me dinarin serb, është ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni

Ai i bëri këto komente gjatë një raportimi në Komisionin për Integrime Evropiane të parlamentit të Kosovës, duke komentuar debatet që nxiti rregullorja e Bankës Qendrore që pritet të hyjë në fuqi me një shkurt, sipas së cilës euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend.

26 Janar 2024, 17:29 Nga Leonat Shehu
Bislimi: Çdo trysni ndaj Bankës Qendrore lidhur me dinarin serb,
Besnik Bislimi

KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha të premten se Banka Qendrore është autoriteti i vetëm që zbaton politikat monetare në vend dhe çdo trysni ndaj vendimeve të kësaj banke paraqet ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.

“Do të thotë në qoftë se ndërmjetësuesi del e thotë nuk ka koordinim, rregullatori nuk e ka institucion superior zotin Lajçak, rrjedhimisht Banka Qendrore as në hierarki nuk duhet të koordinohet me persona jashtë tyre sepse kjo do të ishte manifestim i varësisë së tyre. Banka Qendrore e ka shumë të qartë misionin, zbatim i politikës monetare”, tha Bislimi.

Ai i bëri këto komente gjatë një raportimi në Komisionin për Integrime Evropiane të parlamentit të Kosovës, duke komentuar debatet që nxiti rregullorja e Bankës Qendrore që pritet të hyjë në fuqi me një shkurt, sipas së cilës euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend. Rregullorja ka nxitur shqetësimin e Beogradit, përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë dhe diplomatëve perëndimorë. Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit. Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta trajtojnë këtë çështje në kuadër të dialogut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kosovës ta rishikojë vendimin dhe janë shprehur të shqetësuara me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që mund të ndikojë negativisht në jetën e komunitetit serb.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që edhe ndërmjetësuesi ta kuptoj që Banka Qendrore nuk është negociuar në Bruksel, neni 11 i Kushtetutës nuk është negociu në Bruksel, pavarësia e bankës nuk është negociu rrjedhimisht nuk duhet të preket. Çdo kush që e takon Bankën Qendrore edhe i thotë pse e keni marrë këtë vendim, qysh doni me zbatu, është duke ndërhy në pavarësinë e këtij institucioni. Mendoj se të gjithë ne bashkërisht duhet ta mbrojmë pavarësinë e Bankës Qendrore”, tha Bislimi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendimi është një përpjekje për të shkatërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për dëbimin e serbëve nga Kosova. Por, autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime nё emër tё mbështetjes. Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë përfshirë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të të cilit janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh – zbatimi i të cilave vazhdon të jetë një proces sfidues. Bislimi tha se ka një qasje të pa ekuilibruar të Bashkimit Evropian që po e dëmton Kosovën.

“Dialogu me integrimin evropian është lidhur në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Dialogu është pjesa kryesore në kapitujt e marrëveshjes dhe rrjedhimisht progresi ka qenë i kushtëzuar me këtë. Ajo që ne kemi thënë është që trajtimi i lidhshmërisë mes progresit në dialog dhe integrimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë i njëtrajtshëm si rreth Kosovës, ashtu edhe Serbisë”, tha Bislimi. Të dyja palët po përballen me trysni për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve që mbetët edhe kushti kryesorë për përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane./ VOA

kosova dinari besnik bislimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet