LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat në “SKY”/ Bajri-Martinajt: Do goditesh me SPAK-un! Bosi i lojërave të fatit: Po ça politikë...Po mua, kush don me ma fut?

Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe.

16 Tetor 2024, 11:50 Nga Elton Qyno
Bisedat në “SKY”/ Bajri-Martinajt: Do goditesh me SPAK-un! Bosi
Ervis Martinaj

TIRANA- Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durrësit, Plaurent Dervishaj - Lulzim Berisha, paniku dhe gjendja e pasigurisë, kishte përshkuar biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjokën dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.

Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe.

Në fakt të tre personat u goditën penalisht nga SPAK pas dy vitesh, pikërisht në muajin korrik 2022, në atë që quhet dosja “Metamorfoza”.

Martinaj i thotë Behar Bajrit në 17 dhjetor 2020, duke i shkruar: “…po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behari vijon t’i shkruajë se goditja e Ervis Martinajt do realizohej politikisht, duke nënkuptuar se ishte përfshirë në politikë.

Ndërsa, nga ana tjetër, Martinaj pretendon se nuk merret fare me politike dhe s’ka lidhje me të, duke i shkruar si më poshtë vijon:

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- i thotë Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kamb…”.

Edhe në një bisedë tjetër të siguruar nga gazetari Elton Qyno, Behar Bajri, zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ky i fundit e informon Beharin se ka pikasur një goditje të mundshme me shtet që po planifikohet t’i bëhet atij.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Behar Bajri bisedon me një person ende të paidentifikuar, ku Behari i shkruan: “…hë ma vëlla ça bane?...A kanë kap dajon e Edisonit? (Edison Harizaj).

Personi tjetër ia kthen: “…Po se tani e pashë në lajme…”.

Ndërsa Behari i thotë: “…e paskan fik…”.

Dhe më tej personi i paidentifikuar vijon t’i shkruajë tekstin me përmbajtje: “…ishalla vëlla jo se e këputën fare, sa u bë me fëmijën e dytë…”.

“…Po ça, i ka çuna të paktën…?”- i thotë Behar Bajri.

Kurse personi tjetër ia kthen: “…po paska shku vet e dorëzu Viktori…po vëlla ka vajt vetë me këmbët e tija…”.

Behari ia kthen duke i shkruar: “…paska bërë marri me shku me këmbët e veda. Po i paskan thënë para…”.

Ndërkohë tre ditë pas kësaj bisede për arrestimin e Viktor Imerajt, Behar Bajri bisedon me biznesmenin Ervis Martinaj në 11 dhjetor 2020, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Behari i shkruan: “…hë ma vëlla çfar problemit ke, se nuk po më dukesh në terezi…”.

Martinaj ia kthen: “…për zotin lodh nervazh, kaq…”.

Më tej Behari vijon t’i shkruajë: “…po pse ma vëlla, për ça je mërzit a ke najgja…? Nëse ke najgja, me ja fut kujt a ndonjë gja kapedan vijmë, nuk jena larg. Mirë kapedan”.

Por sërish Martinaj ia kthen: ”…jo jo muhabet tjetër, ta po rrim…”.

Gjithashtu në 17 dhjetor 2020, Behar Bajri i shkruan Ervis Martinaj: “…o vëlla unë du me ba dam dhe nuk iku pa ba dam se jam tu shfry punët dhe nuk kam si iku dhe nuk kam dalë kund sa të kryej punët, atëherë mund të lëvizi. Nuk po të vijnë…”.

Martinaj i thotë: “…Për zotin dun me na gri, mua të paktën po se më tha dikush. Ty se di, por e ty besoj po, veç me fitu vota…”.

Ndërsa Behar Bajri, ia kthen Martinaj duke i thënë: “Jo morë nuk i besoj… por nëse duan të të grinë, sepse duan me ta kalu si faturë atë të Santos, po ka mundësi…”.

“…S’kam unë lidhje me Santon…”- ia kthen Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit vijon t’i shkruajë se: “…po e di që s’ke, por dikush asht tu lujt për keq për ty, se sonte më thanë…”.

“A… ka lidhje më SPAK-un, sonte më thanë…se A… ua futi Lentit dhe Milit”- ia kthen Martinaj.

Por Behari vijon ta informojë Martinajn, duke i thënë këtij të fundit në “Sky” se: “…A… ka shumë armiq dhe të shtetit. Por nuk ka lidhje kush tjetër, e ke nga Rama direkt. Se asht peshk i vogël A…, se me shtet dojn mej ja ra dhe te qyteti im…”.

“…Kujt…”- i thotë Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra, grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kam…”.

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- ia kthen Ervis Martinaj.

Por sërish Behar Bajri ia kthen Ervisit se një personazh i botës së krimit, ka marrë garanci se nuk do goditet duke vijuar t’i shkruajë si më poshtë vijon:

”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.

Martinaj ia kthen: “…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”. “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”-i thotë Behari.

Sërish Behar Bajri vijon t’i shkruajë Martinajt: “…kapedan shife si asht puna. Unë du me kry punë me atë si e kam lanë përgjysëm dhe në kërkim me dal, pa kry punë nuk e laj. Ti kur bahesh me kry punën si kishe…?”.

Martinaj ia kthen: “…jam në pritje, kam ble gjanat. Në qoftë se të duhen lekët më thuaj i mar diku tjetër…”.

Behari i thotë: “…po mi jep se du me ja dhan dikujt, për njat dhe i kam dhe du mej majt ti kem për najgjë si me hin në punë tesh për njat…”.

“…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër..., kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”-i shkruan Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit ia kthen sërish në “Sky”: “…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.

“…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”-ia kthen Ervin Martinaj.

Ndërsa Behar Bajri vijon t’i shkruajë se: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.

Visi ia kthen si më poshtë vijon: “…Kapedan je ti…”.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

“…Para datës 31 dhjetor ti bie…”-i thotë Martinaj.

Por Behari ia kthen: “…mirë ma kapedan, të paktën Yllin me e len pa gja…”.

Martinaj i kërkon Beharit se: “…kur po del anej…”.

“Ku me dal…”- thotë Behari.

Ndërsa Martinaj i thotë: “…ke vallu jot pra, le Yllin. Atë ditë pata takime, për një problem koti…”.

Por Behari i thotë se Martinaj e ka lënë pas dore duke nënkuptuar se nuk i ka dhënë eurot që i ka kërkuar.

Në 17 dhjetor 2020 Behari i shkruan: “…vëllai jem më ka lanë ma dore…kur ty 25 nuk mi dhe, the shko merja Pllumit…kur ti lypa 300 nuk mi dhe.”.

“…veç ankohesh, po pse shprehesh keq…kur më the për Dorin 500 përgjysëm…”-ia kthen Martinaj.

Ndërsa Behari vijon të shkruajë: “…shokët e mij the nuk të lypin lek, sot ja dhash Yllit 7 mijë euro kapedan…”.

Martinaj: “…Po të thash shumë gabim ka ba që ti ka lyp kapedan. Mua s’më ka thënë gjë, por 20 herë ja kam dhanë…por se ka ditë që s’kam për momentin…”.

Behari: “…kurse Dori, asht dhe armik i joti, po se po dhe i imi…”.

Martinaj: “…unë e vlerësova si armikun tat…(Dorin) për armikun tim, ta mbajë rradhën ai, as nuk e kam në listë hiç. Po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behar Bajri ia kthen se Dorin e sistemon vetë ai, duke i shkruar se: “…jo ma kapedan, atë sistemoj unë, nuk ke nevojë mu marr ti me të”.

 

ervis martinaj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari