LIVE UPDATES
Bota

Biden pret presidentin izraelit në Shtëpinë e Bardhë, MESAZHI: Marrëdhëniet SHBA-Izrael, të pathyeshme

Kjo është vizita e dytë e Presidentit izraelit Isaac Herzog në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një vit, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu ende nuk e ka vizituar Zyrën Ovale të Presidentit Biden. Të martën, të dy presidentët diskutuan bazat e asaj që zoti Biden e cilësoi si lidhjen e tyre të pathyeshme.

19 Korrik 2023, 17:26 Nga a.l
Biden pret presidentin izraelit në Shtëpinë e Bardhë,
Isaac Herzog dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e moderuar të Izraelit, Presidentin Isaac Herzog, e dyta në harkun kohor të një viti. Ata biseduan për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë forcimin e lidhjeve të Rusisë me Iranin. Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi normalizimin e mëtejshëm diplomatik me fqinjët e Izraelit dhe shqetësimet e Uashingtonit lidhur me përpjekjet e kryeministrit konservator për të bërë ndryshime në sistemin gjyqësor, si dhe zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor

Kjo është vizita e dytë e Presidentit izraelit Isaac Herzog në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një vit, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu ende nuk e ka vizituar Zyrën Ovale të Presidentit Biden. Të martën, të dy presidentët diskutuan bazat e asaj që zoti Biden e cilësoi si lidhjen e tyre të pathyeshme.

“Siç ia konfirmova dje Kryeministrit Netanyahu, angazhimi i Amerikës ndaj Izraelit është i hekurt. Jemi të përkushtuar që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Kështu që ne kemi shumë për të biseduar”, tha Presidenti Joe Biden.

Zoti Herzog i adresoi gjithashtu shqetësimet e Presidentit Biden lidhur me planet e Kryeministrit Netanyahu për të reformuar gjyqësorin izraelit, çka ka shkaktuar protesta masive ndërsa shumë izraelitë thonë se e çon vendin drejt autokracisë.

“Është një debat i nxehtë, por është gjithashtu një virtyt dhe një nderim për madhështinë e demokracisë izraelite. Më lejoni ta përsëris qartë, demokracia izraelite është e shëndoshë, e fortë dhe e qëndrueshme. Po kalojme momente dhimbje, debate të ashpra dhe sfiduese. Por unë me të vërtetë besoj zoti president, siç i kam thënë edhe popullit izraelit, se ne gjithmonë duhet të gjejmë një konsensus miqësor”, tha presidenti izraelit.

Zhvillimet po ndiqen nga miliona amerikanë që kanë lidhje me Izraelin.

“Jemi në solidaritet me protestuesit. Është shpresa më e mirë, më e madhe për Izraelin që të vazhdojë të lulëzojë si një demokraci gjithëpërfshirëse. Në këtë mes ka shumë çështje, që nga të drejat e grave e deri tek barazia LGBTQIA, tek të drejat e formave të ndryshme të shprehjes dhe grupe të tjera besimesh që kërkojnë që të drejtat e tyre të mbrohen në Izrael”, thotë rabini Jonah Pesner me Qendren e Veprimit Fetar të Judaizmit të Reformuar.

Grupet më konservatore hebraike nuk pajtohen. Disa republikanë po kërkojnë që Uashingtoni të qëndrojë jashtë çështjeve të Izraelit.

“Ajo që ka bërë administrata e Biden-it, mendoj se ka qenë e turpshme. Mënyra se si ata trajtojnë një aleat të fortë si Kryeministri Netanyahu ka qenë e turpshme. Përpjeka e tyre për ta shtyrë Izraelin në politika të gabuara, ka qenë e turpshme. Ka shumë zhvillime në Izrael, siç është reforma në drejtësi. Biden-i duhet të tërhiqet dhe ta lërë Izraelin ta qeverisë veten”, thotë Ron DeSantis, kandidat republikan për president.

Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Presidenti Biden do të takohet me Kryeministrin Netanyahu gjatë muajve të ardhshëm, por pa përmendur vendin dhe datën. Presidenti Herzog do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan./ VOA 

isaac herzog joe biden

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara