LIVE UPDATES
Bota

Biden: Partneriteti SHBA-Vietnam nuk synon të frenojë Kinën

Presidenti Biden gjithashtu tha se nuk mendon se do të ketë një sulm ushtarak ndaj Tajvanit për shkak të krizës ekonomike të Kinës.

11 Shtator 2023, 16:41 Nga I.A
Biden: Partneriteti SHBA-Vietnam nuk synon të frenojë Kinën
Joe Biden

VIETNAM- Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur bisedimet e nivelit më të lartë të muajve të fundit me drejtuesit kinezë. Bisedimet u bënë rishtazi gjatë takimit të nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës në Nju Delhi, të Indisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nike Ching, gjatë një vizite më pas në Vietnam, Presidenti Biden tha se partneriteti strategjik gjithëpërfshirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit nuk synon frenimin e Kinës.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Joe Biden tha se u takua me Kryeministrin kinez Li Qiang, në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të G20-ës në Indi. Gjatë një konference për shtyp në Hanoi, Presidenti Biden tha se mungesa e Presidentit kinez Xi Jinping nga bisedimet në G20, mund të jetë rezultat i krizës së brendshme ekonomike në Kinë.

“Është i zënë tashmë. Ka papunësi masive mes të rinjve. Një ndër shtyllat kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon tani. Nuk jam i gëzuar për këtë. Por, nuk po funksionon. Kështu që po përpiqet ndoshta të gjejë zgjidhjen. Nuk e di”, tha Presidenti Biden.

Udhëheqësi amerikan tha se Uashingtoni nuk dëshiron të frenojë Kinën. Presidenti Biden gjithashtu tha se nuk mendon se do të ketë një sulm ushtarak ndaj Tajvanit për shkak të krizës ekonomike të Kinës. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe nuk ka përjashtuar ndonjëherë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e plotë të këtij territori të vetëqeverisur.

“Nuk mendoj se kjo do ta shtyjë Kinën të sulmojë Tajvanin. Madje është e kundërta. Kina ndoshta nuk ka kapacitetet që ka patur më parë. Por siç thashë, nuk synoj të dëmtojmë Kinën. Sinqerisht”, tha Presidenti Biden.

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami po rrisnin nivelin e marrëdhënieve në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës – statusi më i lartë diplomatik i dhënë ndonjëherë Hanoit.

Uashingtoni dhe Hanoi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në lidhje me çështje të të drejtave të njeriut, por pretendimet e mëdha territoriale të Kinës në pjesët e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore i kanë afruar më shumë me njëri-tjetrin Shtetet e Bashkuara dhe Vietnamin, thonë analistët.

“Nuk është se zgjedhin anën e Amerikës. Mbajnë Amerikën afër për të ruajtur balancën me Kinën... Për këtë çështje, Vietnami e shikon Kinën njësoj siç e perceptojnë Shtetet e Bashkuara; pra Vietnami e shikon Kinën si një fuqi agresore, kërcënuese, revizioniste dhe që shkel rregullat. Kështu që kur Shtetet e Bashkuara flasin për lirinë e lundrimit dhe respektimin e kuadrit ligjor, Vietnami është plotësisht dakort për këtë çështje”, thotë Greg Poling, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë tregu kryesor për eksportin e mallrave vietnameze. Vizita e Presidentit Biden do të inkurajojë gjithashtu tregtinë dhe investimet mes dy vendeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një zinxhir furnizimi më pak të ndërvarur nga Kina.

Marrë nga VOA

shba-vietnam joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj