LIVE UPDATES
Bota

Biden i ashpër, Presidenti jep urdhër ekzekutiv kundër atyre që ndihmojnë industrinë ruse të mbrojtjes

Sanksionet e reja kanë si synim të frenojnë përpjekjet e Kremlinit për të zëvendësuar arsenalin e shpenzuar ushtarak pas gati 22 muajsh luftimesh në Ukrainë. Rusia tashmë ka humbur mbi 13,000 mjete, përfshirë tanke, dronë dhe sisteme raketore, sipas vlerësimeve amerikane.

22 Dhjetor 2023, 17:27 Nga h.k
Biden i ashpër, Presidenti jep urdhër ekzekutiv kundër atyre
Joe Biden

SHBA-Presidenti Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamentit amerikan të Thesarit fuqinë për të vënë në shënjestër institucionet financiare që ndihmojnë përpjekjet e Rusisë për të fuqizuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Sanksionet e reja kanë si synim të frenojnë përpjekjet e Kremlinit për të zëvendësuar arsenalin e shpenzuar ushtarak pas gati 22 muajsh luftimesh në Ukrainë. Rusia tashmë ka humbur mbi 13,000 mjete, përfshirë tanke, dronë dhe sisteme raketore, sipas vlerësimeve amerikane.

Sanksionet e reja synojnë gjithashtu të shtrëngojnë kufizimet ekzistuese për importin e diamanteve dhe prodhimeve të detit nga Rusia, pas një shqyrtimi nga agjencitë amerikane.

Presim që institucionet financiare të bëjnë çdo përpjekje për t’u siguruar që ato nuk lehtësojnë me dashje apo pa dashje, sanksionet ndaj ushtrisë ruse,” tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen përmes një deklarate.

Ne nuk do të hezitojmë të përdorim mjetet e reja që na jep ky urdhër për të ndërmarrë hapa vendimtar dhe të saktë kundër institucioneve financiare që ndihmojnë furnizimin e makinerisë luftarake të Rusisë.”

Përpjekja më e re për të shtuar trysninë ndaj Rusisë vjen vetëm disa javë pasi Presidenti Biden dhe udhëheqësit e G-7 diskutuan për përkrahjen ndaj Ukrainës ndërkohë që tensionet në Uashington janë shtuar për shkak të kostos së përkrahjes ndaj Kievit për një luftë që nuk po i shihet fundi.

Shtëpia e Bardhë po vazhdon diskutimet me ligjvënësit për miratimin e një pakoje financiare për Ukrainën. Presidenti Biden ka propozuar një ndihmë prej 110 miliardë dollarësh për ndihmë lufte për Ukrainën, Izraelin dhe për përparësitë e tjera që lidhen me çështje të sigurisë kombëtare. Ligjvënësit republikanë kanë kundërshtuar miratimin e kësaj ndihme përderisa Shtëpia e Bardhë të pajtohet me ndryshime të mëdha në politikat e emigracionit dhe çështjet e kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Departamenti i Mbrojtjes thotë se gati i ka shpenzuar të gjitha fondet ekzistuese për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

Udhëheqësit e G-7 thanë përmes një deklarate pas takimit të 6 dhjetorit se do të punojnë për të kufizuar qasjen e Rusisë në sistemin financiar ndërkombëtar dhe se do të vendosin në shënjestër “rrjetet e prokurimit të ushtrisë ruse dhe ata që e ndihmojnë Rusisë të sigurojë mjete, makineri dhe pajisje të tjera të rëndësishme.”

Shpenzimet ruse në fushën e mbrojtjes u rritën me gati 75 për qind në pjesën e parë të vitit 2023 dhe Rusia pritet të regjistrojë shpenzime rekorde në fushën ushtarake vitin e ardhshëm./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend