Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Siç ka raportuar agjencia BTA, Stoyanov ka thënë se negociatat intensive ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë me zyrtarët austriakë tashmë kanë nisur.

HOLANDË- Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, ka njoftuar ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stoyanov.
“Tani, e vetmja pengesë mbetet kundërshtimi nga Austria”, është shprehur Stoyanov më 22 dhjetor.
Siç ka raportuar agjencia BTA, Stoyanov ka thënë se negociatat intensive ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë me zyrtarët austriakë tashmë kanë nisur.
“Unë shpresoj se Austria do të marrë një vendim gjatë ditëve të ardhshme, por dyshoj se kjo mund të ndodhë para Vitit të Ri”, ka deklaruar Stoyanov.
Sofja dhe Bukureshti po përpiqen t’i bashkohen zonës Shengen, por deri më tani kjo u është pamundësuar nga kundërshtimet nga Austria dhe Holanda.
Bullgaria është bllokuar edhe nga Hungaria, për shkak të zbatimit të një takse transiti për gazin rus. Pezullimi i taksës është shoqëruar me tërheqjen e bllokadës hungareze.
Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov, ka thënë se vendimi i Holandës ishte i pritur, dhe se Sofja tani është në një pozitë më të mirë për negociata me Austrinë.
Ai, po ashtu, ka thënë se rezervat e palës austriake karshi emigracionit ilegal po merren parasysh në negociata.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefe e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel, po ashtu, e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez.
“Unë jam e sigurt se kjo është në interesin e mbarë Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
Ekspertët e Komisionit Evropian kanë vlerësuar një vit më parë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia ishin të gatshme të hynin në zonën Shengen, por Holanda dhe Austria nuk u pajtuan.
Më herët, në nëntorin e vitit 2022, parlamenti holandez miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkoi qeverisë të bëjë verifikime para se të vendosë për pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë.
Nga të tri vendet, vetëm Kroacia ka hyrë në Shengen, më 1 janar të këtij viti. Zona Shengen është më e madhja në botë ku mund të udhëtohet pa viza. Ajo përfshin 22 vende të Bashkimit Evropian, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Marrë nga REL
Princi EMIRATE-Al Nahyan, të cilët udhëheqin emiratin e pasur me naftë të Lindjes së Mesme dhe zotërojnë klubin e f...
Foto ilustruese KOLUMBI-Kolumbia është ende prodhuesi më i madh i drogës, por aktorë të tjerë po marrin një rol gji...
Prage PRAGË-Disa dëshmi janë zbardhur për sulmin e rëndë që tronditi Pragën një ditë më parë. ...
Gaza GAZA- Fushata ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës, thonë ekspertët, është tani në mesin e luftërave më...
Kamera KOSOVË- Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendosura në zona të banuara me shumicë se...
SHBA dhe Rusia MOSKË-Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon ...
Palestina GAZA-Izraeli ka hedhur me qindra bomba të fuqishme 1-tonëshe në Gaza. Kështu raporton media prestigjoze CNN që ka b&eum...
Avionet HOLANDË-Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betej&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç nj...
Montpellier FRANCË- Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon t&e...