LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Trump synojnë të tërheqin votuesit afro-amerikanë në shtetet kyçe

Votuesit e Viskonsinit zgjodhën Donald Trumpin në 2016, por 4 vjet më vonë votuan për Joe Bidenin. Dhe në të dyja proceset, gara ishte e ngushtë. Kështu që, në këto zgjedhje, votuesit mund të anojnë nga secili prej kandidatëve, me një elektorat thuajse të ndarë në mënyrë të barabartë, sipas shumicës së anketimeve të opinionit publik.

5 Prill 2024, 18:46 Nga E. D
Biden dhe Trump synojnë të tërheqin votuesit afro-amerikanë
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Joe Biden dhe Donald Trump fituan në votimet paraprake që u mbajtën këtë javë në shtetin e Viskonsinit. Ndërsa të dy e kanë të sigurt emërimin, kandidatët e kanë përqëndruar betejën e tyre tek fitorja në zgjedhjet presidenciale atje, një nga prej pak shteteve të lëkundur, që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 2024. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Stott Stearns njofton se ekipet e fushatës së dy kandidatëve po përpiqen që të fitojnë mbështetjen e votuesve afro-amerikanë në atë shtet.

Votuesit e Viskonsinit zgjodhën Donald Trumpin në 2016, por 4 vjet më vonë votuan për Joe Bidenin. Dhe në të dyja proceset, gara ishte e ngushtë. Kështu që, në këto zgjedhje, votuesit mund të anojnë nga secili prej kandidatëve, me një elektorat thuajse të ndarë në mënyrë të barabartë, sipas shumicës së anketimeve të opinionit publik.

Në një garë të ngushtë, të dyja palët po përpiqen të fitojnë terren me votues të rinj.
Për republikanët, kjo nënkupton përpjekje për të tkurrur epërsinë historike të demokratëve tek votuesit afro-amerikanë.
Orlando Owens është kryetari i parë afro-amerikan i Partisë Republikane në qarkun Miluaki.


“Kush po e mbështet edukimin e fëmijëve tuaj tani? Kush po i mbështet sipërmarrjet që drejtohen nga afro-amerikanë tani? Kush po e mbështet idenë për sigurinë në kufi? Kush po e mbështet idenë për pasur të drejtën për të mbajtur armë për të mbrojtur veten?”, pyet ai.

4 vjet më pare, Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Viskonsin me një diferencë prej më pak se 21 mijë votash, por arriti të mbante fitoren në Milauaki me 145 mijë vota më shumë. Analistët nga universiteti “Marquette” thonë se 53 për qind e votave që i dhanë fitoren zotit Biden, ishin vota të hedhura nga zgjedhësit afro-amerikanë.

"Miluaki nuk ka pse të kthehet në republikan; ne na duhet vetëm një rritje e vogël, prandaj është kaq e rëndësishme. Nëse mund të ketë një rritje të vogël këtu në qytet, një rritje të vogël në qark, ne fitojmë shtetin. Fitojmë shtetin, fitojmë zgjedhjet në vend”, thotë zoti Owens.

Zoti Trump u tha mbështetësve se çështjet penale që janë ngritur ndaj tij e kanë ndihmuar atë për të rritur mbështetjen e votuesve afro-amerikanë.

“Shumë njerëz më kanë thënë se kjo është arsyeja se përse afro-amerikanët janë njësoj si unë, sepse janë dëmtuar dhe diskriminuar kaq keq dhe faktikisht më shohim si një person që po diskriminohem. Kjo është diçka vërtet e bukur”, tha zoti Trump.

Zoti Biden nuk mund t’ia lejojë vetes të humbasë votat e afro-amerikanëve në Viskonsin dhe ekipi i fushatës së tij elektorale është i ndërgjegjshlm për këtë, thotë profesoresha e shkencave politike Cathy Cohen.

“Shumica e atyre që ndjekin fushatat zgjedhore do të thoshin se pa Miluakin, Bideni do të humbiste zgjedhjet në Viskonsin. Besoj se ekipi i fushatës së Bidenit e kupton këtë. Mendoj se do të shohim shpenzime të mëdha në reklama, por edhe angazhim në thirrjet për pjesëmarrje në votime, sikurse edhe takime në terren”.

Zoti Biden ishte në Viskonsin muajin e kaluar ku njoftoi fonde të reja për të bërë të mundur korrigjimin e atyre që ai i cilësoi si "gabimet historike".

"Për breza të tërë, afro-amerikanët, ata me ngjyrë dhe indigjenë, komunitetet indigjene në Havai, nuk u përfshinë plotësisht në demokracinë tonë, në ekonominë tonë", tha Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara

Për qytetin Miluaki, sipas Bidenit, kjo nënkupton trotuare dhe korsi biçikletash të reja, si edhe linja të reja autobusi dhe infrastrukturë moderne.
“Këto janë përmirësime që ndryshojnë jetën. Dhe do ua bëjnë më të lehtë komuniteteve afro-amerikane në veri dhe komuniteteve latine në jug që të kenë qasje në punë, shkolla si edhe mundësi argëtimi në qytet”.

Berberi nga Viskonsini, Antonio Perkins thotë se ende nuk e ka ndarë mendjen.

“Nuk e kam vendosur ende. Eshte për të qeshur sepse në zgjedhjet e fundit votova Bidenin që të largohej Trumpi ndërsa tani po anoj më shumë nga Trumpi sepse gjërat që mendonin se do shkonin më mirë në fakt po shkojnë me keq. Prandaj, në këtë pikë ende nuk e di se cilën anë do mbaj”.

Pikërisht kjo pavendosmëri tek votuesit tradicionalisht demokratë e shndërron garën, tashmë të ngushtë të Viskonsinit, në një pikë qëndrore për fushatat e të dy kandidatëve deri në ditën e zgjedhjeve./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik