LIVE UPDATES
Bota

BE: Themelimi i Asociacionit, pa parakushte

Kështu u tha në njoftimin e lëshuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit të tij me ministrat e Jashtëm të bllokut në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai i informoi kryediplomatët evropianë për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

19 Shtator 2023, 12:24 Nga a.l
BE: Themelimi i Asociacionit, pa parakushte
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka kërkuar që puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “të nisë pa vonesa të reja dhe parakushte”.

Kështu u tha në njoftimin e lëshuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit të tij me ministrat e Jashtëm të bllokut në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai i informoi kryediplomatët evropianë për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për Asocacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013. Por, Prishtina nuk e ka zbatuar atë, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

BE-ja kërkoi që Kosova dhe Serbia të “angazhohen në mënyrë konstruktive dhe mirëbesim” për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim.

Borrell tha se BE-ja është e shqetësuar me mungesën e përparimit nga të dyja palët për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, disa muaj pas rritjes së tensioneve.

Qytetarët lokalë serbë atje po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në prill – në votime që u bojkotuan nga popullata serbe. Tensionet kulmuan me përleshjet midis protestuesve dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Përkundër thirrjeve të përsëritura nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, hapat që janë ndërmarrë deri më tani mbeten të pamjaftueshme dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar”, u tha në komunikatë.

“Në këtë kontekst, veprimet nga ana e Kosovës, përfshirë edhe shpronësimin e tokës në veri, urdhrat për lëshimin e ndërtesave, telekomin dhe përdorimin e njësive speciale të policisë për detyra të ruajtjes së rendit publik, nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe rrezikojnë që të kontribuojnë në rritjen e re të tensioneve”, theksoi BE-ja.

E kujt është ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut?

Në maj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Siç është paralajmëruar nga autoritetet kosovare, shpronësimi në veri të Kosovës do të kryhet me qëllim të “realizimit të projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Po ashtu, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut kanë kërkuar që katër institucione serbe të lirojnë zyrat, pasi kanë argumentuar se ndërtesa është pronë komunale.

Komunikata e BE-së iu referua pranisë policore në veri, të cilët u dërguan për të ruajtur ndërtesat komunale. Por, që nga korriku, kur Prishtina dhe Brukseli arritën një pajtim për hapat drejt shtensionimit, Kosova ka thënë se ka reduktuar numrin e policisë.

Në kuadër të këtij pajtimi, Kosova u zotua se do të hartojë legjislacion për ndryshimin e kryetarëve komunalë. Por, BE-ja përsëriti rëndësinë e zhvillimit të shpejt të zgjedhjeve në veri, me pjesëmarrjen pa parakushte të serbëve, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në uljen e tensioneve. Në komunikatën e BE-së u dënuan edhe sulmet ndaj policëve serbë që u rekrutuan së fundi.

“Sulmet e vazhdueshme të nivelit të ulët nga ana e grupeve kriminale dhe frikësimi i policëve dhe kadetëve serbë të posarekrutuar dhe ndaj popullatës lokale, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha BE-ja.

Në gusht, autoritetet në Kosovë thanë se shtatë policë serbë dhanë dorëheqje, duke fajësuar Beogradin se qëndron pas “frikësimit” të tyre.

Për shkak të tensioneve në veri dhe mospërmbushjes së kërkesave për uljen e tensioneve, në korrik, BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Blloku tha se ato do të mbeten në fuqi, por “BE-ja mbetet e gatshme t’i heqë këto masa në rast të përparimit në përmbushjen e kushteve ekzistuese apo edhe të shqyrtojë masa të reja ndaj të dyja palëve nëse është e nevojshme”, u tha në komunikatë.

Aty po ashtu u tha se “bllokimi nga ana e Serbisë i udhërrëfyesit për energji, sikur edhe përpjekjet tjera që janë në kundërshtim me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit, shkojnë kundër frymës së procesit të dialogut" .

Në rundin e fundit të dialogut më 14 shtator, BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të saj për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit.

Kosova ndërkaq, tha se Brukseli dhe Beogradi refuzuan një plan të saj për po këtë çështje.Marrëveshja, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut./ REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin