Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar menjëherë heqjen e masave të BE-së, të vëna ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri, në maj të 2023-ës.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se ndonëse Kosova e ka organizuar procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, rezultati i procesit të 21 prillit nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në hapjen e rrugës për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, çka është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE-ja shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në veri nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për t’i zgjedhur kryetarët, që, sipas BE-së, do të ishin me të vërtetë përfaqësuesit e serbëve të asaj pjese.
“Sa u përket masave, në linjë me konkluzat e 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë për masat e BE-së, të bazuara në një raport të Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen e kërkesave të bllokut evropian”, ka thënë Stano, pa përmendur afate kohore kur do të zhvillohen këto diskutime.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote. Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues. Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t'i vazhdojnë mandatet e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar menjëherë heqjen e masave të BE-së, të vëna ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri, në maj të 2023-ës.
Atëherë, serbët lokalë kanë protestuar kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata është përshkallëzuar në dhunë.
Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë plagosur rëndë.
Të plagosur ka pasur edhe nga ana e protestuesve.
Në rritje e sipër të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka prezantuar vitin e kaluar një udhëzim administrativ për largimin e një kryetari nga pozita që mban.
Në përputhje me të, fillimisht është organizuar një peticion, në të cilin janë mbledhur 20 për qind e nënshkrimeve të nevojshme për nisjen e procesit të votimit.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka marrë pjesë në peticion, por jo edhe në votimet e 21 prillit, duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje, një ditë më parë, për mosshfrytëzimin e të drejtës së votës në veri.
Marrë nga REL
Aleksandër Vuçiç SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin...
Hugh Edwards SHBA- Prezantuesi i lajmeve në BBC, Hugh Edwards, ka dhënë dorëheqjen. BBC shkruan se pas 40 vitesh shërbimi, Huw ka ...
pamje nga ngjarja SHBA- Festat e egra të pushimeve të pranverës shpalosën skena kaotike në Savannah, Georgia, ndërsa p&e...
Caroline Ziadeh SHBA- Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit n...
foto ilustruese GAZA- Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar se ekziston rreziku që sëmundjet mendore të manifestohen pas disa...
pamjet nga përmbytjet RUSI- Rusët që jetojnë në zonat e goditura nga përmbytjet janë ankuar se zyrtarët lokalë...
Keshilli i Sigurimit SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit,...
foto lustruese SHBA- Shefi i policisë së Yale Anthony Campbell tha se 40 protestues janë arrestuar gjatë një tubimi pro-pales...
Andrzej Duda POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë të gatshëm të vendosin armë bërthamore në ter...
foto ilustruese GJERMANI- Katër gjermanë u kapën duke vendosur trëndafila të bardhë në kujtim të Adolf Hitlerit n&e...