LIVE UPDATES
Bota

BE nuk do të pranojë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komisioni Europian (KE), që negocion politikën tregtare në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, tha se Uashingtoni duhet të ofrojë “qartësi të plotë” mbi hapat që synon të ndërmarrë pas vendimit të gjykatës.

23 Shkurt 2026, 17:25 Nga E.d
BE nuk do të pranojë rritje të tarifave të SHBA-së pas
Foto ilustruse

BRUKSEL- Komisioni Europian kërkoi që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen kushteve të një marrëveshjeje tregtare BE–SHBA të arritur vitin e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e SHBA rrëzoi tarifat globale të Donald Trump dhe ai reagoi me tarifa të reja të përgjithshme.

Komisioni Europian (KE), që negocion politikën tregtare në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, tha se Uashingtoni duhet të ofrojë “qartësi të plotë” mbi hapat që synon të ndërmarrë pas vendimit të gjykatës.

Pasi gjykata rrëzoi tarifat globale të Trump, presidenti amerikan njoftoi tarifa të përkohshme 10% për të gjitha mallrat, të cilat i rriti në 15% një ditë më vonë.

“Situata aktuale nuk është e favorshme për të realizuar tregti dhe investime transatlantike ‘të drejta, të balancuara dhe reciprokisht të dobishme’, siç u ra dakord nga të dyja palët” në deklaratën e përbashkët që përcakton kushtet e marrëveshjes tregtare të vitit të kaluar, tha Komisioni. “Një marrëveshje është marrëveshje.”

Komentet ishin shumë më të forta se reagimi fillestar i KE të premten, i cili kishte thënë vetëm se po studionte rezultatin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe po mbante kontakte me administratën amerikane.

Marrëveshja tregtare e vitit të kaluar përcaktoi një tarifë amerikane 15% për shumicën e mallrave të BE-së, përveç atyre që mbulohen nga tarifa sektoriale të tjera, si për çelikun. Ajo gjithashtu lejoi tarifa zero për disa produkte si avionët dhe pjesët e këmbimit. BE-ja ra dakord të heqë detyrimet doganore për shumë mallra amerikane dhe të tërhiqte kërcënimin për masa hakmarrëse me tarifa më të larta.

Nuk është e qartë nëse tarifat e reja 15% të Trump zëvendësojnë marrëveshjen BE–SHBA. Nëse po, përjashtimet e tarifave zero të BE-së mund të zhduken. Tarifat e reja mund të vendosen gjithashtu mbi detyrimet ekzistuese amerikane, gjë që nuk ndodh sipas marrëveshjes BE–SHBA.

Për më tepër, avantazhi krahasues që kishte BE-ja me tarifën 15% duket se është zhdukur, pasi edhe vendet pa marrëveshje përballen me të njëjtin nivel.

Platforma që monitoron politikat tregtare Global Trade Alert vlerëson se BE-ja në tërësi do të jetë 0.8 pikë përqindjeje më keq, ndërsa Italia përballet me një rritje shtesë 1.7 pikë përqindjeje të tarifave amerikane.

“Në veçanti, produktet e BE-së duhet të vazhdojnë të përfitojnë trajtimin më konkurrues, pa rritje tarifash përtej kufirit të qartë dhe gjithëpërfshirës të rënë dakord më parë,” tha KE, duke shtuar se tarifat e paparashikueshme janë përçarëse dhe rrezikojnë besimin në tregjet globale.

Komisioneri Europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, e kishte diskutuar çështjen me Përfaqësuesin Amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick, të shtunën./Monitor.al

komisioni europian shba tarfia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj