31 Tetor 2023, 15:20
Nga I.A
Mali i Zi dhe BE
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi të martën, por i ka bërë thirrje asaj të angazhohet menjëherë për t’i përmbushur sa më shpejt reformat e nevojshme për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE.
Të martën në mëngjes, Kuvendi i Malit të Zi, e zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq pas një seance plenare që zgjati tërë natën.
“Po ashtu, presim nga Mali i zi që ta mbajë rekordin e pathyeshëm të përshtatjes me BE-në në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë“, tha BE-ja në një komunikatë për media të martën.
Mali i Zi i ka mbështetur plotësisht qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe sigurisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.
Por, ka pasur druajtje se ardhja në pushtet e partive pro-ruse dhe pro-serbe mund ta vënë në pikëpyetje këtë.
Dhe pikërisht votimi i Qeverisë së re u mundësua pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse Për një Mal të Zi më të mirë, që udhëhiqet nga Andrija Mandiq, u pajtua të mbështeste zgjedhjen e Spajiqit, në këmbim që Mandiq të zgjidhej kryetar i Parlamentit.
Prandaj, BE-ja bëri thirrje që Mali i Zi të mos e ndryshojë politikën e jashtme si një vend që synon anëtarësimin në bllok.
“Ne ftojmë aktorët politikë në Mal të Zi që të përqendrohen në veprimet me prioritet që kërkohen për të avancuar rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, të përmbushë kriteret kalimtare në kapitujt 23 dhe 24, sidomos në emërimet e gjykatësve dhe në reformat që tashmë janë vonuar“, tha BE-ja.
Mandiq, i cili u zgjodh dje kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) - i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.
Gjatë fushatës zgjedhore, Mandiq ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Rusinë, ka kritikuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka folur kundër referendumit të vitit 2006 që çoi në shkëputjen e shtetit nga Serbia.
Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiqit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ai ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik. Ndaj emërimit të tij protestuan mijëra njerëz pranë ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë të hënën vonë.
Marrë nga REL
millojko spajiç be
Bota
31 Tetor 2023, 15:13
r.ll
Aleksandër Vuçiç dhe Ursula von der Leyen
SERBI- Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Kom...
Bota
31 Tetor 2023, 14:07
a.l
Ursula von der Leyen
MAL I ZI- Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në B...
Bota
31 Tetor 2023, 13:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Ekspertët e Kombeve të Bashkuara u bënë thirrje talibanëve që të lirojnë menjëherë d...
Bota
31 Tetor 2023, 13:26
a.l
Milojko Spajiç
SERBI- Kryeministri i ri, Milojko Spajiç, në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes së qeveris&e...
Bota
31 Tetor 2023, 13:19
r.ll
foto ilustruese
KANADA- Një marrëveshje humanitare nevojitet urgjentisht për të ndihmuar njerëzit në Rripin e Gazës, ka ...
Bota
31 Tetor 2023, 13:04
r.ll
foto nga gaza
GAZA-Situata në një spital në Gaza po përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë, pasi furnizimet po m...
Bota
31 Tetor 2023, 12:57
a.l
Targa
KOSOVË- Dje Qeveria ka marrë vendim që të gjithë qytetarët që kanë targa ilegale mund t’i marrin ato le...
Bota
31 Tetor 2023, 12:47
a.l
Familja e vrarë
UKRAINË- Lufta e ashpër Ukrainë-Rusi vazhdon. Një familje prej nëntë anëtarësh, përfshir&...
Bota
31 Tetor 2023, 12:42
a.l
Gaza
GAZA- Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF, zbulon se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza &cc...
Bota
31 Tetor 2023, 12:39
r.ll
Gilad Erdan
JERUZALEM- Kryetari i Yad Vashem, Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit me qendër në Jeruzalem, ka kritikuar am...