8 Tetor 2024, 14:16
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.
BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani. Burime diplomatike në BE thanë për Radion Evropa e Lirë Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuare dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.
Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët. Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend - UNMIK.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën pa vendimit se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet. Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka rikujtuar rëndësinë që CEFTA-s ka për tregun rajonal dhe ka përsëritur mbështetjen e fuqishme të bllokut për këtë.
“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kjo është kyçe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal dhe pjesë përbërëse e planit për rritje në rajon, dhe të dyja këto sjellin përfitime të dukshme për qytetarët në të gjithë rajonit“, tha Stano./ REL
be cefta kosova
Bota
8 Tetor 2024, 13:40
N.F
Liban
LIBAN- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martën se ka rr...
Bota
8 Tetor 2024, 12:57
N.F
Kevin Kuhnert
GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Kevin Kuhnert dha dorëheqjen, nj&eu...
Bota
8 Tetor 2024, 11:59
N.F
Fituesit
SHBA- Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për "zbulimet e tyre th...
Bota
8 Tetor 2024, 11:25
N.F
Diana Sosoaca
RUMANI- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i p...
Bota
8 Tetor 2024, 09:51
N.F
Stefania Battistini dhe Simone Traini
RUSI- Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetareve italiane, Stefania Ba...
Bota
8 Tetor 2024, 08:45
N.F
Kim Jong Un
KORE- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët...
Bota
8 Tetor 2024, 08:23
N.F
ANGLI- Një analizë e të dhënave të vdekjeve nga popullsitë më jetëgjatë në botë zbulon se përmir&e...
Bota
8 Tetor 2024, 08:23
r.ll
vladimir putin
RUSI- Presidenti rus, Putin po kërcënon të kufizojë eksportet e lëndëve të para të r...
Bota
8 Tetor 2024, 08:05
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Lumenjtë u thanë me shkallën më të lartë në tre dekada në vitin 2023, duke vënë n&...
Bota
8 Tetor 2024, 07:53
N.F
Gurorja në Donja Jabllanicë
BOSNJË- Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmua...