18 Shkurt 2025, 09:53
Nga r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që të përshtatë qëndrimin e saj në politikë të jashtme me atë të BE- së, dhe t’i evitojë hapat që janë në kundërshtim me këto qëndrime.
Sipas diplomatëve të BE-së, kjo kërkesë vlen sidomos në qëndrimet ndaj Rusisë, ndaj të cilës BE-ja vazhdojë të vendosë sanksione për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, ndërkohë që Serbia vazhdon të kultivojë raporte miqësore me Rusinë.
Një zëdhënës i BE-së, duke iu referuar vizitës së fundit të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç në Moskë, dhe takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se BE-ja ka marrë hapa për të izoluar Rusinë, i ka ulur në minimum kontaktet, dhe po përgatit edhe një paketë të re sanksionesh, prandaj pret që Serbia si vend kandidat të mos ndërmarrë hapa kundër kësaj politike të Bashkimit Evropian.
“Serbia, si vend kandidat, duhet t’i shtojë përpjekjet për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së si çështje me shumë prioritet. Prandaj duhet të përmbahet nga veprimet apo deklaratat të cilat shkojnë kundër qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme“, ka thënë një zëdhënës i BE-së.
Ndërkohë, diplomatë nga disa vende anëtare kanë thënë se, krahas mungesës së progresit në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, çështjeve të sundimit të ligjit, edhe bashkëpunimi i ngushtë i Serbisë me Rusinë ka ndikim që të mos hapen disa kapituj negociues në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, edhe pse Serbia sipas Komisionit Evropian i ka përmbushur kushtet teknike për këtë./REL
be rusi serbi
Bota
18 Shkurt 2025, 08:39
M.B
Kalob Wayne Byers sa ka qenë në mbajtje në një qendër ndalimi në Rusi.
RUSIA- Në prag të nisjes së bisedimeve ...
Bota
18 Shkurt 2025, 08:15
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron t&eum...
Bota
18 Shkurt 2025, 08:00
M.B
Ursula von der Leyen dhe Emanuel Macron
EUROPA- Ç'rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës? Administrata e re amerikane pa...
Bota
18 Shkurt 2025, 07:46
r.ll
marco rubio
SHBA- Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë n&e...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:59
N.F
Aksidenti
BOLIVI- 31 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra nga një shkëmb në rajonin Potos...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:52
N.F
Guam
SHBA- Politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shte...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:44
N.F
Takimi ne Paris
PARIS- Ata shkuan duke buzëqeshur, por detyra ishte e madhe. Pas dhjetëra samitesh, në të cilat një BE hezituese d...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:44
r.ll
vasily nebenzia
SHBA- Vasily Nebenzya, ambasadori i Rusisë në OKB, deklaroi se Britania dhe Bashkimi Evropian nuk mund të jenë palë...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:31
N.F
Përmbytjet
SHBA- 10 persona kanë vdekur në lindje të Shteteve të Bashkuara për shkak të përmbytjeve&...
Bota
17 Shkurt 2025, 22:08
N.F
Foto
SHBA- Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams planifikojnë të japin dorëheqjen n...