LIVE UPDATES
Bota

BE bie dakord: Asetet shtetërore ruse të ngrira të lëvrohen në Ukrainë! Belgjika ende ka rezerva ligjore

Konkretisht synohet në radhë të parë që të parandalohet, që shtetet miqësore ndaj Rusisë brenda BE-së si Hungaria ta bllokojnë lëvrimin e këtyre aseteve përmes vetos.

12 Dhjetor 2025, 10:26 Nga M.L
BE bie dakord: Asetet shtetërore ruse të ngrira të lëvrohen
Foto ilustruese

Gjermania dhe disa shtete të BE-së në të ardhmen do të kujdesen, që asetet shtetërore ruse të ngrira në BE të lëvrohen në Ukrainë. Lidhur me këtë ndërkohë është hedhur një hap i rëndësishëm.

Si mund të përdoren për Ukrainën pasuritë shtetërore ruse të ngrira prej sanksioneve? Një kusht i rëndësishëm për këtë është që të sigurohet baza ligjore për vendimmarrjen mbi bazën e shumicës – dhe jo sikurse ndodh zakonisht në nivelin e BE-së përmes votës unanime. Pikërisht për këtë kanë rënë dakord Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së, sikurse njoftoi presidenca daneze e Këshillit të BE-së.

Konkretisht synohet në radhë të parë që të parandalohet, që shtetet miqësore ndaj Rusisë brenda BE-së si Hungaria ta bllokojnë lëvrimin e këtyre aseteve përmes vetos. Ndërkohë para nga Banka Qendrore ruse janë ngrirë përmes vendimeve të BE-së për sanksione, afati i të cilave shtyhet çdo gjashtë muaj. Ky rregull pengon që paratë për kredi afatgjata të mund të përdoren në Ukrainë, dhe që duhet t’i kthehen Rusisë vetëm në rast se pas fundit të luftës ajo do të jetë e gatshme të paguajë për reparacione.

Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që një pjesë e madhe e pasurive shtetërore ruse jashtë vendit ndodhen në Belgjikë.

Vendim me shumicë për shkak “të vështirësive të mëdha ekonomike”
Për t’i përdorur pa afat paratë ruse, Gjermania dhe disa shtete të tjera të BE-së i referohen nenit 122 të Marrëveshjes për Mënyrën e Funksionimit të Bashkimit Europian. Në këtë nen përcaktohet, se në rast të vështirësive të mëdha ekonomike mund të miratohen masat e nevojshme me të ashtuquajturën shumicë e kualifikuar.

Për këtë në tekstin ligjor ndër të tjera thuhet, se lufta e Rusisë kundër Ukrainës krijon sfida të rënda ekonomike. Kalimi i parave në Rusi duhet të parandalohet me urgjencë të lartë, në mënyrë që të kufizohet dëmi për ekonominë e unionit. Dekreti duhet të miratohet në samitin e BE-së javën e ardhëshme.

Belgjika ende ka rezerva ligjore

Më së voni deri në këtë takim shpresojnë si kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz edhe të tjerë mbëhstetës të këtij plani, që kryeministri belg Bart De Wever të miratojë planin për kredinë. Pa Belgjikën zbatimi i këtij plani konsiderohet i vështirë, sepse sasia më e madhe e parave ruse, që synohet të përdoren për Ukrainën, administrohen nga sipërmarrja belge Euroclear. Bëhet fjalë për rreth 185 nga gjithsej 210 miliardë euro në BE.

Qeveria belge e ka bllokuar planin deri tani duke iu referuar rreziqeve ligjore dhe financiare. Ndër të tjera një rrezik mund të jetë, që Rusia si hakmarrje të veprojë kundër personave privatë ose sipërmarrjeve europiane duke i shpronësuar ato në Rusi.

Tre kushtet e kryeministrit belg De Wever
Që Belgjika të bashkëveprojë pavarësisht rreziqeve, De Wever ka përmendur tre kushte: Duhet të garantohet, që të mos ketë si rrjedhojë rreziqe të mundshme kolektive. Po ashtu duhet që qysh në momentin e parë të zbatimit të planit të ketë mjaftueshëm garanci financiare për t’iu përgjigjur detyrimeve eventuale financiare.

Dhe de Wever kërkon një mbrojtje të gjerë likiditeti dhe risku për të gjithë qytetarët dhe sipërmarrjet dhe një pjesëmarrje të të gjitha vendeve të tjera të BE-së, ku gjithashtu janë ngrirë pasuri të Bankës Qendrore ruse. Ndër këto vende, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë krahas Gjermanisë edhe Franca, Suedia dhe Qiproja./DW

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale