LIVE UPDATES
Bota

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne!" Trump kërcënon BE-në dhe Kinën me tarifa nga 1 shkurti

Ai ka thënë se administrata e tij po shqyrton një tarifë ndëshkuese prej 10 për qind ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.

22 Janar 2025, 10:27 Nga M.B
“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është zotuar të martën se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian dhe Kinës. Ai ka thënë se administrata e tij po shqyrton një tarifë ndëshkuese prej 10 për qind ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë. Trump bëri kërcënimet e tij të fundit për tarifa para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi mori pushtetin pa vendosur menjëherë tarifa, siç kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, raporton Reuters.

Tregjet financiare dhe grupet tregtare shijuan përkohësisht qetësinë të martën, por komentet e tij të fundit theksuan dëshirën e kamotshme të Trumpit për tarifa më të gjera dhe një afat të ri – 2 shkurt – për tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe tarifa ndaj Kinës dhe BE-së. Trump ka thënë se BE-ja dhe vendet e tjera kanë, po ashtu, tregti të çekuilibruar dhe shqetësuese me SHBA-në.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne”, është shprehur Trump, duke përsëritur komentet e bëra të hënën. “Do të ketë tarifa për ta. Kjo është e vetmja mënyrë... do të ketë barazi”.

Trump ka thënë të hënën se po konsideronte vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës, përveç nëse ato ashpërsojnë masat ndaj trafikimit drejt SHBA-së të emigrantëve ilegalë dhe të fentanilit, përfshirë kimikalet përbërëse nga Kina. Këshilltari për tregti i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, i ka thënë televizionit CNBC të martën se kërcënimi i Trumpit për tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës është për t’i bërë trysni dy vendeve.

“Arseja pse ai po shqyrton 25, 25 dhe 10 (për qind), apo çfarëdo që të jetë, ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, është sepse 300 amerikanë vdesin çdo ditë” nga mbidoza me fentanil, ka thënë Navarro.

Të hënën, Trump ka njoftuar ashpërsim të masave ndaj imigracionit, përfshirë një ndalim të gjerë të azilit. Ai,po ashtu, ka nënshkruar një memorandum tregtar dhe ka detyruar agjencitë federale që të bëjnë një shqyrtim gjithëpërfshirës të një varg çështjeve tregtare deri më 1 prill. Këtu përfshihen analiza të deficiteve të vazhdueshme tregtare të SHBA-së, praktikat e tregtisë së pabarabartë dhe manipulimin e valutave në mesin e vendeve partnere, përfshirë Kinën.

Meksika dhe Kanadaja reaguan me tone të buta ndaj afatit të 1 shkurtit të vënë nga Trump. Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka thënë se do të nënvizojnë sovranitetin dhe pavarësinë e Meksikës, dhe se do t’i përgjigjet veprimeve amerikane “hap pas hapi”. Por, ajo ka shtuar se marrëveshja e tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada nuk mund të rinegociohet deri më 2026, një koment që kishte për synim parandalimin e ideve që Trump të kërkojë një ndryshim të parakohshëm të paktit që gjeneron mbi 1.8 trilionë dollarë çdo vit./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari