LIVE UPDATES
Bota

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë do të përshpejtohet në vitin 2024

Shkalla e rritjes rajonale në vitin 2024, edhe pse më e shpejtë se në vitin 2023, mund të jetë 0.1 për qind më e ulët seç ishte parashikuar nga Banka Botërore në edicionin e mëparshëm të raportit në muajin prill. Projeksioni i rritjes për vitin 2025 është mbajtur i pandryshuar në 3.5 për qind.

20 Tetor 2023, 07:17 Nga f.i
Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë do të
foto ilustruese

KOSOVË- Rritja ekonomike në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë parashikohet të përshpejtohet në vitin 2024, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe e investimeve.

Pas ngadalësimit në vitin 2023, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të kalojë në përshpejtim të moderuar në vitin 2024 duke arritur në tre për qind përballë rimëkëmbjes së vazhdueshme në Bashkimin Evropian, partneri kryesor tregtar i rajonit, ndërkohë që inflacioni më i ulët duhet të ndihmojë në forcimin e të hyrave të disponueshme dhe mbështetjen e konsumit, thotë Raporti i ri Ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, i publikuar sot.

Shkalla e rritjes rajonale në vitin 2024, edhe pse më e shpejtë se në vitin 2023, mund të jetë 0.1 për qind më e ulët seç ishte parashikuar nga Banka Botërore në edicionin e mëparshëm të raportit në muajin prill. Projeksioni i rritjes për vitin 2025 është mbajtur i pandryshuar në 3.5 për qind.

“Rimëkëmbja dhe kthimi në nivelet para pandemisë vijnë me dallime ndërmjet vendeve. Rritja në Mal të Zi dhe Shqipëri ishte më e fortë seç pritej në vitin 2023, e nxitur nga një sezon i fortë turistik, ndër faktorët e tjerë, dhe mund të ngadalësohet pak në vitin 2024.Rritja në Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë parashikohet të përshpejtohet në vitin 2024, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe e investimeve”, thuhet në raport.

“Përkundër goditjeve të shumta që përjetuan ekonomitë evropiane, Ballkani Perëndimor ishte në gjendje të rritej, të krijojë vende të reja pune dhe të reduktojë varfërinë në nivelet më të ulëta të regjistruara, duke dëshmuar themelet e forta ekonomike të rajonit”, tha Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut tha se është inkurajuese që Ballkani Perëndimor vazhdon të përparojë drejt uljes së hendekut me ekonomitë e përparuara të Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, konvergjenca po ecën me shpejtësi të ndryshme në ekonomi të ndryshme, çka kërkon reforma efektive për të konsoliduar rimëkëmbjen drejt rritjes së qëndrueshme”.

Në Kosovë, si kudo në Ballkanin Perëndimor, përballë kushteve të jashtme sfiduese, rritja reale e BPV-së u ngadalësua, por mbetet pozitive. Aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet me 3.2 për qind gjatë vitit 2023. Inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme nga kulmi i tij prej 14.2 për qind në korrik 2022, por presionet mbi çmime mbeten të larta.

Perspektiva afatmesme mbetet pozitive, në kontekstin e një pasigurie të lartë. Kontributi i investimeve në rritjen ekonomike pritet të jetë më i lartë në periudhën 2024-2025, i mbështetur nga rritja e investimeve në infrastrukturë publike, përfshirë këtu edhe projektet me financimit të jashtëm, si dhe investimet më të larta publike dhe private në kapacitete prodhuese dhe në efiçiencë të energjisë.

“Për Kosovën, është i domosdoshëm zbatimi në kohë dhe efektiv i Strategjisë së re të Energjisë duke ruajtur stabilitetin fiskal, krahas nevojës për të reduktuar hendekun që Kosova ka në infrastrukturën e sektorit të ujërave, mbeturinave dhe ndërlidhjes [transportit ndërkombëtar]”, tha ai.

“Rritja e shkallës së investimeve në kapital njerëzor dhe përfshirja më e madhe e grave joaktive në tregun e punës, duke reduktuar barrierat për pjesëmarrje, gjithashtu duke rritur qasjen në shërbimet e kujdesit për fëmijë, janë një parakusht për të çliruar potencialin për rritje më të lartë ekonomike”.

Më tej në raport thuhet se në vitin 2023, tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdoj të forcohej, përkundër të gjitha gjasave. Shkalla mesatare e punësimit në rajon arriti nivelin e ri historik në pothuajse 48 për qind, me 103,000 vende të tjera pune të krijuara nga mesi i 2022 deri në mes të vitit 2023. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi patën përfitimet më të larta.

Në të njëjtën kohë, mungesa e fuqisë punëtore vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset në Ballkanin Perëndimor. Përkundër momentumit në vitet pas pandemisë, pjesëmarrja në fuqinë punëtore mbetet e ulët dhe, së bashku me hendekët e konsiderueshëm gjinorë, po kufizon uljen e mëtejshme të varfërisë.

Sipas raportit, rajoni duhet jo vetëm të adresojë barrierat ndaj pjesëmarrjes më të madhe në fuqinë punëtore, por gjithashtu të përshpejtojë konvergjencën ekonomike me ekonomitë më të përparuara të Evropës. Këto përpjekje duhet të plotësohen me hapa të përshpejtuar në tranzicionin e gjelbër dhe me më shumë investime për të rritur reziliencën ndaj fatkeqësive natyrore, duke përfshirë bujqësinë.

“Bujqësia është një nga sektorët më të prekur nga thatësira, shkurtimi i stinëve dhe modelet e paparashikueshme të motit. Mbrojtja e bujqësisë nga rreziqet natyrore dhe bërja e saj më e qëndrueshme do t’u mundësonte ekonomive të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rritjen e produktivitetit bujqësor përkundër problemeve nga ndryshimi i klimës dhe të jenë në gjendje të prodhojnë në mënyrë të qëndrueshme më shumë ushqime me cilësi të lartë për qëllime të brendshme, por edhe për eksporte, përfshirë në BE”, tha Natasha Rovo, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore udhëheqëse e raportit.

“Kjo kërkon përmirësimin e politikave publike dhe investimeve për rritje të përvetësimit të gjerë nga fermerët të teknologjive dhe praktikave të mençura për klimën, mbështetur nga institucione publike më të forta, kritike për rritjen e qëndrueshme bujqësore”.

Ndërkohë që po zvogëlohen përmasat e sektorit të bujqësisë në rajon, ai mbetet shumë i rëndësishëm, për shembull duke punësuar nga 7 deri në 35 për qind të popullsisë në të gjashtë vendet. Gjelbërimi i bujqësisë’ ofron një mundësi për të rritur produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe reziliencën e sektorit, duke i përdorur efektivisht fondet publike të disponueshme, njohuritë dhe inovacionin./Monitor

ekonomia e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj