30 Korrik 2022, 09:42
Nga A.B

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mban qëndrim të qartë pro Greqisë në mosmarrëveshjen me Ankaranë për ishujt e Detit Egje..
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Turqi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock rikonfirmoi sovranitetin e Greqisë në mosmarrëveshjet për disa ishuj në Detin Egje dhe hodhi poshtë pretendimet territoriale të Turqisë. Lesbos, Kos, Rodos dhe shumë ishuj të tjerë i përkasin Greqisë, tha Baerbock dhe “askush nuk ka të drejtë ta vërë këtë në pikëpyetje.”
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar sërish masivisht. Ankaraja bëri kohët e fundit thirrje për tërheqjen e ushtrisë greke nga këta ishujt. Turqia po mundohet t’i përforcojë këto kërkesa edhe përmes fluturimeve që po kryejnë avionët luftarakë turq mbi ishujt e banuar grekë. Greqia e justifikon vendosjen e trupave me praninë e anijeve të shumta zbarkimi në bregun perëndimor të Turqisë.
Tensionet mes dy vendeve u rritën në verën e vitit 2020 pasi Turqia dërgoi në Mesdheun lindor anije gjeologjike, të shoqëruara edhe nga anije luftarake, për të kërkuar për depozita gazi në këtë zonë potencialisht të pasur me gaz natyror .
Turqia akuzon Gjermaninë për anshmëri
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock u bëri edhe një herë thirrje të dy vendeve, anëtare të NATO-s, që të angazhohen në dialog dhe të respektojnë sovranitetin e njëri-tjetrit. Kjo e zemëroi homologun e saj turk, Mevlut Çavusoglu. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ai deklaroi se Gjermania e ka humbur paanshmërinë në rolin e saj si ndërmjetës dhe se Berlini duhet t’i dëgjojë të dyja palët pa paragjykime.
Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i dënoi gjatë takimit me ministren Baerbock eksportet gjermane të armëve në Turqi, veçanërisht eksportin e nëndetëseve. Që nga viti 2004 Gjermania i ka shitur Turqisë anije luftarake ose komponentë për nëndetëse në vlerë prej miliardash. “Me këto nëndetëse ekziston një rrezik i madh që ekuilibri i fuqive në Mesdhe të dalë jashtë ekuilibrit”, paralajmëroi Dendias dhe duke akuzuar njëkohësisht Turqinë se po kërcënon në mënyrë efektive vendin e tij me luftë./DW
annalena baerbock turqi
Bota
30 Korrik 2022, 09:33
d.a.
Permbytjet ne Kentaki
SHBA- Të paktën 25 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve historike të shkaktuara nga shirat...
Bota
30 Korrik 2022, 09:34
A.B
Putin dhe Vucic
Paralajmërimet gjithnjë e më të zëshme të Perëndimit se Serbia nuk mund të luajë më n&eum...
Bota
30 Korrik 2022, 09:16
A.B
Pedro Sanchez
SPANJË- Zyrtarëve spanjollë u është thënë që të heqin kravatat e tyre në punë për...
Bota
30 Korrik 2022, 09:18
d.a.
energjia
EUROPË- Ministrat e Energjisë nga 27 vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Hungarisë, mbësht...
Bota
30 Korrik 2022, 09:00
d.a.
Osmani dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani do të kthehen sot pas vizitës zyrtare...
Bota
30 Korrik 2022, 08:50
d.a.
Termocentrali berthamor
RUSI- Kompania shtetërore ruse Rosatom po transferon miliarda në një filial që ndërton termocentralin b&eu...
Bota
30 Korrik 2022, 08:40
d.a.
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut publikoi versionin zyrtar të në...
Bota
30 Korrik 2022, 08:43
A.B
Ora
SHBA- Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në n...
Bota
30 Korrik 2022, 08:34
d.a.
Milo Gjukanoviç
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar se të dielën e ardhshme zyrtarisht do t&...
Bota
30 Korrik 2022, 08:18
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë nisur të dyja hetimet penale për sulmet që thuhet se kanë vrar&eum...