LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Sa janë të fuqishme argumentet e Serbisë kundër sanksioneve ruse?

Edhe pse anëtarësimin në BE e ka bërë qëllim të sajin strategjik, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës

30 Korrik 2022, 09:34 Nga A.B
ANALIZA e REL: Sa janë të fuqishme argumentet e Serbisë
Putin dhe Vucic

Paralajmërimet gjithnjë e më të zëshme të Perëndimit se Serbia nuk mund të luajë më në kartën “edhe Bashkimi Evropian, edhe Rusia”, deri më tash nuk kanë pasur efekt.

Edhe pse anëtarësimin në BE e ka bërë qëllim të sajin strategjik, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ku e bazojnë zyrtarët serbë një qëndrim të tillë?

Edhe pse ata shpesh flasin me tone të paharmonizuara, kryetari i Qeverisë krahinore të Vojvodinës dhe zyrtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Igor Miroviq, i ka paraqitur argumentet e tij në një deklaratë me shkrim më 22 korrik.

Ka qenë ajo përgjigje ndaj deklaratës së kryetarit të Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjillas, i cili ka vlerësuar se “Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë”.

Radio Evropa e Lirë ka verifikuar saktësinë e pretendimeve të Miroviqit.

“Duke kuptuar pjesërisht shqetësimin e Dragan Gjillasit për zhvillimin ekonomik në periudhën e ardhshme, i cili mund të ngadalësohet për faktin se shumica e investimeve direkte vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian... vendosja e sanksioneve [Rusisë] do t’i shkaktonte Serbisë në afat të gjatë dëme të mëdha politike dhe akoma më të mëdha ekonomike...”, ka thënë Miroviq.

Përmasat e dëmit të mundshëm ekonomik, që do të shkaktohej nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, është vështirë të përcaktohen me saktësi.

Megjithatë, vlerësimet e Miroviqit bien ndesh me atë që ka thënë më 15 maj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet. Në atë kohë, ai ka thënë për Televizionin Prva se “jeta do të ishte dhjetë herë më e mirë” sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, por “Serbia nuk do ta bëjë këtë, sepse udhëheq një politikë të pavarur”.


Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Serbisë.

Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Serbisë për vitin 2021, vendet anëtare të BE-së përbëjnë 60.3 për qind të tregtisë së jashtme të mallrave, përkatësisht 64.5 për qind të eksporteve dhe 57.2 për qind të importeve totale.

Në të njëjtën kohë, 3.9 për qind e eksporteve serbe kanë shkuar në Rusi, ndërsa Serbia ka importuar nga Rusia 5.3 për qind të mallrave.

Pretendim i saktë është se Serbia ka më së shumti investime të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Evropian - mbi 1.8 miliard euro vetëm në vitin 2021, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Serbisë. Për të njëjtën periudhë, nga Rusia në Serbi janë investuar 162.2 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, në fushën e energjisë, Serbia mbështetet kryesisht te Rusia - gjithë sasinë e gazit e importon nga ai vend.

Përveç në burimet e energjisë, Serbia llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë në lidhje me Kosovën, pavarësinë e së cilës nuk e njeh.


Deri më tani, askush nga Rusia nuk ka dalë publikisht me mesazhin se vendosja e sanksioneve nga Serbia, do të nënkuptonte humbjen e kësaj mbështetjeje.


“Tensionet politike në vend do të rriteshin, duke marrë parasysh se shumë qytetarë, pavarësisht interesave, thjesht e shohin atë si vepër në kundërshtim me moralin...”, ka thënë Miroviq.

Shumica e qytetarëve serbë e perceptojnë Rusinë si një vend mik, siç tregon edhe hulumtimi i fundit i Qendrës Kërkimore dhe Botuese “Demostat”, i kryer në qershor të këtij viti.

Shumica e të anketuarve, 80 për qind e tyre, kanë thënë se besojnë se Serbia nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Vetëm nëntë për qind e tyre kanë thënë se besojnë se Serbia duhet ta bëjë këtë.

“Shumë qytetarë i shohin sanksionet si një akt që bie ndesh me një aleancë të gjatë dhe të drejtuara kundër asaj që na ka mbështetur në momente shumta të vështira të historisë moderne. Vetëm kujtojeni veton [ruse] mbi rezolutën britanike për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Miroviq.

Është e vërtetë se, në vitin 2015, Rusia ka bllokuar miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën. Rezoluta, e cila ka dënuar gjenocidin e kryer nga forcat serbe më 1995, është propozuar nga Britania e Madhe dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, gjatë viteve 1990, Republika e atëhershme Federale e Jugosllavisë (RFJ), e cila ka përfshirë edhe Serbinë, është përballur me sanksione të mëdha ndërkombëtare.


Gjatë asaj periudhe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar tri rezoluta që, ndër të tjera, kanë paraparë masa ndëshkuese ndaj RFJ-së së atëhershme.

Në mesin e nënshkruesve të atyre rezolutave ka qenë edhe Rusia.

“Nuk ka asnjë tregues se do të marrim ndonjëherë diçka konkrete, të prekshme dhe reale, sa i përket anëtarësimit në BE, përveç disa copave të vogla të karotave”, ka thënë Miroviq.


“Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Republikën e Serbisë. Nga viti 2001, BE-ja, përmes disa instrumenteve dhe fondeve të ndryshme, ka dhënë më shumë se tri miliardë euro grante për Republikën e Serbisë, për ta mbështetur në reforma”, thuhet në ueb-faqen e Ministrisë serbe për Integrime Evropiane.

Serbia vetë e ka bërë anëtarësimin në BE si synim strategjik.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Serbisë dhe BE-së ka hyrë në fuqi në vitin 2013.


Disa nga përfitimet që ka Serbia nga kjo marrëveshje, janë: liberalizimi i vizave, çmimet më të ulëta të produkteve, qasja në tregun prej 490 milionë konsumatorësh të BE-së, tërheqja e investitorëve të huaj, si dhe mundësia e shfrytëzimit të fondeve më të mëdha të BE-së.

“Vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do të nënkuptonte investim politik në rrugën evropiane pa rezerva, pa shprehur interesat tona të qarta në atë rrugë, njohje e pavarësisë së Kosovës në mënyrë indirekte...”, ka thënë Miroviq.

Asnjë pako e sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Rusisë dhe në të cilën ka ftuar Serbinë të bashkëngjitet, nuk përmban ndonjë gjë që lidhet me pavarësinë e Kosovës.

Sanksionet shënjestrojnë ekonominë ruse, ndërsa janë vendosur edhe ndaj individëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të rrethit të tij të ngushtë./REL

putin vucic

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet