LIVE UPDATES
Bota

Azerbajxhani injoron thirrjet për ndalimin e armiqësisë, zhvillon një tjetër operacion ushtarak në Karabak

Zyra e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se ai i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se “masat kundër terrorizmit do të ndalen nëse [forcat në Karabak] ulin armët”.

20 Shtator 2023, 11:05 Nga a.l
Azerbajxhani injoron thirrjet për ndalimin e armiqësisë, zhvillon
Foto ilustruese

AZERBAJXHAN- Azerbajxhani duket se ka sinjalizuar synimin e tij që të vazhdojë operacionet ushtarake të nisura një ditë më herët në Nagorno-Karabak, pavarësisht thirrjeve që të ndalë armiqësitë që deri më tani kanë lënë disa të vdekur në rajonin e shkëputur, ku banojnë kryesisht armenë etnikë. Thirrje për ndalje të armiqësive janë bërë nga Kombet e Bashkuara, fuqitë perëndimore dhe Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha mëngjesin e 20 shtatorit se po vazhdonte “me sukses” atë që e ka cilësuar si “operacion kundër terrorizmit”, duke shënjestruar sabotuesit.

Zyra e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se ai i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se “masat kundër terrorizmit do të ndalen nëse [forcat në Karabak] ulin armët”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 21 shtator do të mbajë një mbledhje urgjente, pasi komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të shmangur një intensifikim të konfliktit të gjatë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e rajonit të shkëputur, me luftën e fundit që u zhvillua para tre vjetësh.

“Sekretari i Përgjithshëm [i OKB-së, Antonio Guterres], kërkon që menjëherë të ndalen luftimet, të shtensionohet situata dhe të ketë respektim të rreptë të armëpushimit të arritur më 2020, si dhe të ligjit humanitar ndërkombëtar”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së.

Në orët e vona të 19 shtatorit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda telefonike me liderët e të dyja shteteve.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken i bëri thirrje presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, që t’i ndalë menjëherë operacionet ushtarake në Nagorno-Karabak, rajon që ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit.

Kryediplomati amerikan kërkoi, po ashtu, që Azerbajxhani t’i kthehet dialogut.
Blinken “vuri në dukje gatishmërinë e shprehur nga Aliyev që t’i ndalë veprimet ushtarake, si dhe për një takim ndërmjet përfaqësuesve të Azerbajxhanit me popullatën e Nagorno-Karabakut dhe ai nënvizoi nevojën për një zbatim të menjëhershëm” të këtyre planeve, tha DASH-i.

Ndërkaq, Blinken i tha kryeministrit armen, Nikol Pashinian, se SHBA-ja “mbështet plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Armenisë”.
Moska, po ashtu, u bëri thirrje të dyja palëve që ta ndalin dhunën.

“Për shkak të përshkallëzimit të shpejtë të përleshjeve të armatosura në Nagorno-Karabak, ne u bëjmë thirrje palëve në konflikt që menjëherë ta ndalin gjakderdhjen, t’i ndalin armiqësitë dhe të shmangin shkaktimin e viktimave në mesin e civilëve”, tha Ministria e Jashtme ruse, sipas agjencisë TASS.

Në deklaratën e Ministrisë ruse u shtua se paqeruajtësit rusë po e ndihmojnë popullatën civile në Nagorno-Karabak. Në këtë rajon, jetojnë pothuajse 120.000 armenë etnikë. Rusia tha se po u ofron civilëve ndihmë shëndetësore dhe ndihmë për evakuim.

Pas disa javësh përleshjesh të përgjakshme dhe një ditë pasi dërgesa e parë me ndihmë humanitare u lejua të hyjë në zonë, Azerbajxhani nisi përshkallëzimin e madh më 19 shtator në rajonin e shkëputur që veçse është buzë krizës humanitare.

Kjo pasi në këtë rajon për nëntë muaj ka pasur bllokim të rrugës, që ka pamundësuar që të dërgohen ndihma humanitare, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bakuja që të lejohen dërgesat e ushqimit dhe të ndihmës tjetër.

Granatimet nisën pak pasi Bakuja fajësoi për dy shpërthime ata që i cilësoi si “grupe armene të sabotatorëve”. Nga shpërthimet u vranë të paktën katër pjesëtarë të personelit ushtarak dhe dy civilë në zonat e Nagorno-Karabakut që janë nën kontrollin e paqeruajtësve rusë.

Paqeruajtësit rusë gjenden në atë zonë që kur u arrit marrëveshja e armëpushimit që u dha fund luftimeve gjashtëjavore më 2020. Azerbajxhani atëbotë rimori shumicën e territorit dhe shtatë qarqe përreth që ishin nën kontrollin e armenëve etnikë – të mbështetur nga Jerevani – që nga vitet ’90. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se synon që grupet të dorëzohen dhe trupat armene të tërhiqen nga rajoni.

Jerevani është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk ka trupa në Nagorno-Karabak.
Franca ka thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar krizën që shpërtheu në kohën kur shumë liderë botërorë janë mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku pushtimi rus i Ukrainës është një prej pikave kyçe të fjalimeve dhe debateve.

Ministrja e Jashtme franceze, Chatherine Colonnna, e cilësoi operacionin e fundit të Bakusë si “të paligjshëm, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm”.

“Dua të theksoj se ne e mbajmë përgjegjës Azerbajxhanin për fatin e armenëve të Nagorno-Karabakut”, tha ajo.

Shqipëria, që kryeson Këshillin e Sigurimit, tha se mbledhja urgjente do të mbahet më 21 shtator. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se “rikthimi i aktiviteteve ushtarake nuk çon askund. Ato duhet të ndalen”.

Gjatë ditës së parë të operacionit “janë shkatërruar vetëm caqe legjitime ushtarake”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Ndërkaq Ministria e Jashtme azerbajxhanase tha se paqja në rajon mund të arrihet vetëm me tërheqjen e tërësishme të forcave armene nga territori.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendoi se ka marrë nën kontroll mbi 60 pozicione ushtarake dhe ka shkatërruar 20 makina ushtarake.

Avokati de facto i të drejtave të njeriut në rajonin azerbajxhanas të kontrolluar nga armenët, tha se 32 persona janë vrarë, përfshirë shtatë civilë, dy prej tyre fëmijë, dhe mbi 200 janë plagosur gjatë bombardimeve. Disa vlerësime kanë thënë se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Armenët etnikë brenda Nagorno-Karabakut publikuan në rrjetet sociale video dhe thanë se kryeqyteti de facto i rajonit, Stepanakert, ishte nën bombardime. Ende nuk ka detaje për dëmet apo viktimat atje.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se nuk ka forca në Nagorno-Karabak, duke shtuar se ofensiva e Bakusë “shkeli marrëveshjen e armëpushimit përgjatë të gjithë vijës së kontaktit, duke sulmuar me raketa të artilerisë”.

Pashinian tha se po shikon kah Moska, e cila udhëheqë një aleancë ushtarake të sigurisë në të cilën bën pjesë Armenia, dhe kah komuniteti ndërkombëtar që të ndihmojnë në ndaljen e sulmeve të Bakusë.

“Pikë së pari, Rusia duhet të ndërmarrë hapa dhe së dyti ne presim hapa edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Pashinian gjatë një deklarimi televiziv.

Në mbrëmjen e së martës, turma të zemëruara u mblodhën jashtë ndërtesës së Qeverisë në Jerevan, duke bërë thirrje që Pashinian të japë dorëheqje. Ata u përleshën me policinë.
Protestuesit thanë se janë zemëruar me atë që e cilësuan si dështim të Moskës për ta ndalur Azerbajxhanin. Protestues u mblodhën edhe para ndërtesës së Ambasadës ruse në Jerevan, duke brohoritur slogane antiruse, raportoi TASS.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi operacionin dhe i bëri thirrje Azerbajxhanit t’i ndalë aktivitetet ushtarake në Nagorno-Karabak. Ai tha se Brukseli vazhdon të jetë i përkushtuar në ndërmjetësimin e dialogut, në mënyrë që të arrihet paqja në rajon.

Liderët e SHBA-së dhe ata evropianë qe një kohë të gjatë i bëjnë thirrje Azerbajxhanit që të lehtësojë kalimin transit të ndihmës humanitare për në rajonin e shkëputur, pasi ky rajon po përballet me mungesë të ushqimeve, energjisë dhe ilaçeve.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabakun, një rajon malor i banuar me shumicë armene, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Marrëveshja e armëpushimit që u nënshkrua në fund të konflikt të vitit 2020, u cilësua si fitore në Azerbajxhan, por humbjet armene nxitën protesta disamujore në Jerevan, ku u kërkua dorëheqja e Pashinianit.

Nagorno-Karabaku dhe shtatë rajonet e afërta kanë qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që kur nisi lufta në fund të viteve ’80 – kur Bashkimi Sovjetik nisi të kolapsojë – dhe i hapi rrugë “konfliktit të ngrirë” prej tri dekadash./REL

ilham aliyev

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës