LIVE UPDATES
Bota

Azerbajxhani bllokon kamionët me ndihma urgjente ushqimore nga Armenia

Korridori i Laçinit është e vetmja rrugë që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun dhe ai është bllokuar nga Baku për më shumë se shtatë muaj.

28 Korrik 2023, 13:28 Nga a.l
Azerbajxhani bllokon kamionët me ndihma urgjente ushqimore nga Armenia
Mallra

AZERBAJXHAN-  Një kolonë prej 19 kamionësh armenë që Jerevani thotë se po transporton ndihma urgjente ushqimore në rajonin separatist të Nagorno-Karabak ka mbetur e bllokuar në një pikë kontrolli në Azerbajxhan më 27 dhe 28 korrik pasi autoritetet azerbajxhane refuzojnë ta lejonte hyrjen e saj përmes korridorit të Laçinit.

Korridori i Laçinit është e vetmja rrugë që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun dhe ai është bllokuar nga Baku për më shumë se shtatë muaj.

Qeveria armene tha më 25 korrik se do të përpiqet të dërgojë 360 tonë miell, vaj gatimi, sheqer dhe ushqime të tjera bazë në Nagorno-Karabak për të zbutur krizën ushqimore atje të shkaktuar nga bllokada. Zyrtarët armenë shprehën shpresën se paqeruajtësit rusë do të ndihmonin në lehtësimin e kësaj krize.

Por, Vardan Sargsyan, një përfaqësues i separatistëve të Nagorno-Karabakut, u tha mediave në orët e vona të 27 korrikut se nuk është bërë asnjë përparim dhe se pala ruse nuk i është përgjigjur ende kërkesës.

Kamionët arritën në hyrjen e korridorit të Laçinit vonë më 26 korrik, por mbetën të bllokuar atje në orët në vijim, pasi që Baku refuzoi t’i linte ata të kalojnë përmes një pike kontrolli të vendosur atje në prill.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e cilësoi dërgimin e kamionëve si një “provokim” dhe tha se ishte një sulm ndaj integritetit territorial të Azerbajxhanit. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, mbrojti tentativën për dërgimin e ndihmave humanitare.

“Ne nuk mund të mbyllim një sy ndaj situatës me të cilën po përballen aktualisht armenët e Nagorno-Karabakut”, shkroi Pashinian në Twitter. “360 tonët ushqime të dërguara në Nagorno-Karabak kanë ekskluzivisht qëllime humanitare”.

Azerbajxhani në fillim të këtij muaji pezulloi trafikun përmes një postblloku në korridor, pasi tha se “lloje të ndryshme kontrabande” ishin zbuluar në automjetet e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia.

Pezullimi i trafikut rriti shqetësimet për një krizë humanitare në Nagorno-Karabak. Si Armenia, ashtu edhe autoritetet separatiste në këtë zonë kanë thënë se Azerbajxhani ka bllokuar territorin që nga dhjetori, duke rezultuar në mungesë ushqimesh, ilaçesh dhe energjie.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabak, një enklavë malore e populluar kryesisht nga armenët, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Lufta më e fundit zgjati gjashtë javë në fund të vitit 2020 dhe la 7.000 ushtarë nga të dyja palët të vrarë.

Si rezultat i luftës, Azerbajxhani rifitoi kontrollin mbi një pjesë të Nagorno-Karabakut dhe disa zona përreth. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilës Moska vendosi rreth 2.000 trupa për të shërbyer si paqeruajtës./REL 

azerbajxhan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit