LIVE UPDATES
Bota

Avokati i Donald Trump: Jemi gati për betejën ligjore të ish-presidentit

Ish presidenti përgatitet të shkojë në gjykatë të martën ku do t’i lexohet aktpadia kundër tij.

3 Prill 2023, 16:02 Nga a.l
Avokati i Donald Trump: Jemi gati për betejën ligjore të
Donald Trump

SHBA-  Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është gati për betejën e tij ligjore në një çështje që ka të bëjë me pagesa të fshehta, tha avokati i tij. Ish presidenti përgatitet të shkojë në gjykatë të martën ku do t’i lexohet aktpadia kundër tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim procesit ligjor, i pari në histori ndaj një ish presidenti.

Avokati i ish-presidentit Donald Trump, Joe Tacopina, foli rreth synimeve të ekipit mbrojtës, kur u pyet në kanalin ABC se si ndihet klienti i tij për procesin që do të zvillohet të martën.

Ajo që shpresoj është të hyjmë dhe të dalim në gjykatë sa më shpejt të jetë e mundur. Zakonisht në raste të tilla, dalim para gjykatësit dhe deklarojmë pafajësinë. Vendosim afatet për të paraqitur mocionet, apo procedura të tjera dhe ecim përpara”.

Akuzat nuk janë bërë ende publike, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të përqendrohen në falsifikimin e supozuar të të dhënave financiare të kompanisë, që kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Avokati Tacopina mendon se çështja ligjore është e dobët dhe e motivuar politikisht, por nuk ndan shqetësimet e zotit Trumpit se gjyqtari kryesor nuk do të jetë i paanshëm.

A mendoj se gjyqtari është i njëanshëm? Sigurisht që jo. Si mund të pajtohem për këtë, kur nuk kam pasur asnjë ndërveprim me gjyqtarin, që do të më bënte të besoja se ai është i njëanshëm”, tha avokati.

Ish-presidenti ka shprehur gjithashtu kritika të forta ndaj prokurorit Alvin Bragg, i cili ngriti aktakuzën. Kjo mund ta dëmtojë Donald Trumpin, tha ish-prokurori i qarkut të Manhattan, Cyrus Vance Jr. , kur u intervistua në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC.

“Kjo quhet ndërhyrje, ose kërcënim i funksionimit të qeverisë. Nëse e shton si akuzë dhe e paraqet para jurisë, kjo mund të ndryshojë mendjen e jurisë për seriozitetin e çështjes që po gjykon”.

Por nuk ka gjasa që gjykatësi ta detyrojë zotin Trump të mos flasë në publik për këtë çështje, apo për hetimet e tjera penale me të cilat përballet, tha avokati i tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, Jim Trusty.

Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për një gjykatës që të vendosë një urdhër të tillë për një person që kandidon për president dhe me një ndikim të thellë në këtë vend”.

Avokatët e Trumpit thanë se Shërbimi Sekret do të përfshihet si pjesë e masave të rrepta të sigurisë brenda dhe rreth gjykatës të martën, kur ish-presidentit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohet përpara se t’i lexohen akuzat me të cilat përballet. Zyra e zotit Trump thotë se ai pritet të mbajë një fjalim në pronën e tij në Mar-a-Lago të martën në mbrëmje. Donald Trumpi ndërkohë po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA

 

gjyqi ndaj trump donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit