LIVE UPDATES
Bota

Avokatët e ish-presidentit Trump nisin sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen

Mbrojtja sugjeroi gjatë gjyqit penal në Nju Jork se zoti Cohen, dikur avokat dhe ndërmjetës politik i të akuzuarit, u kthye kundër zotit Trump kur ai u bë president në vitin 2017, pasi nuk i ofroi një punë në Shtëpinë e Bardhë.

3 Maj 2024, 07:45 Nga M.B
Avokatët e ish-presidentit Trump nisin sulmin ndaj ish-avokatit të tij
Foto ilustruese

SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i cili pritet të jetë dëshmitari kryesor i prokurorisë ndaj ish-shefit të tij, motivohet nga dëshira për hakmarrje. Mbrojtja sugjeroi gjatë gjyqit penal në Nju Jork se zoti Cohen, dikur avokat dhe ndërmjetës politik i të akuzuarit, u kthye kundër zotit Trump kur ai u bë president në vitin 2017, pasi nuk i ofroi një punë në Shtëpinë e Bardhë. Cohen bëri 13 muaj e gjysëm burgim në një burg federal për shkelje të ndryshme, përfshirë të ligjit për financimin e fushatave elektorale, që shërben si shtyllë kryesore në procesin ndaj zotit Trump. Zoti Cohen ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në procesin e parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.

Ish-presidenti Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën e zotit Cohen prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, pak përpara votimeve për zgjedhjet e vitit 2016. Prokurorët thonë se qëllimi ishte që ajo të fliste për marrëdhënien me zotin Trump të një dekade më parë, një marrëdhënie që zoti Trump e mohon. Avokatët mbrojtës të ish-presidentit thonë se zoti Cohen, duke u kthyer kundër zotit Trump, po kërkon të hakmerret ndaj ish-shefit të tij dhe se ai e pati paguar zonjën Daniels me dëshirën e tij dhe se zoti Trump nuk ishte i përfshirë. Zoti Trump thotë se pasi u bë president, e rimbursoi zotin Cohen në vitin 2017 duke i paguar shumën që i detyrohej për punën e tij ligjore.

Prokuroria paraqiti regjistrimin e bërë fshehurazi nga zoti Cohen të një telefonate me avokatin e zonjës Daniels, Keith Davidson, ku negociohet pagesa për të fituar heshtjen e zonjës Daniels. Në regjistrim zoti Cohen i thotë zotit Davidson se ish-presidenti Trump e urren “faktin që ne e realizuam”, frazë që sipas zotit Davidson i referohet pagesës për zonjën Daniels. Davidson pati thënë më herët gjatë dëshmisë së tij se nuk pati dyshuar ndonjëherë se zoti Cohen vepronte për të zbatuar marrëveshjen me zonjën Daniels në emër të zotit Trump.

Gjithashtu, zoti Cohen regjistroi fshehurazi një telefonatë me zotin Trump përpara zgjedhjeve, ku zoti Trump diskuton detajet e një pagese prej 150 mijë dollarësh për Karen McDougal, modele e vitit 1998 për revistën Playboy. McDougal ka thënë se ka patur me Trump një marrëdhënie njëmujore në vitet 2006-2007. Edhe kjo marrëdhënie është mohuar nga Trump. Duke parashikuar se avokatët mbrojtës të zotit Trump do ta sulmonin zotin Cohen, prokurori Joshua Steinglass synoi që anëtarët e jurisë ta mësonin informacionin dëmtues ndaj zotit Cohen gjatë vetë pyetjeve të prokurorisë. Prokuroi Steinglass mori rrëfime të shumta nga zoti Davidson për faktin se sa i paparashikueshëm dhe i vështirë mund të ishte zoti Cohen.

Gjatë dëshmisë së tij, zoti Davidson tha se kishte marrë një telefonatë nga zoti Cohen në dhjetor 2016, pak përpara se zoti Trump të merrte detyrën e presidentit. Sipas zotit Davidson, zoti Cohen ishte treguar i pashpresë, duke e cituar të ketë thënë se “nuk më besohet se nuk do të shkoj në Uashington”, një pranim ky se Trump nuk i kishte kërkuar të bëhej pjesë e administratës së tij. Kur iu drejtuan pyetje nga avokati mbrojtës i Trump, Emil Bove, zoti Davidson tha për zotin Cohen se “mendova se do vriste veten”. Zoti Bove sugjeroi se Cohen kishte dashur të emërohej në një post të lartë, madje edhe si prokuror i përgjithshëm, që është zyrtari më i lartë për drejtësinë në qeverinë amerikane.

Gjatë drejtimit të pyetjeve, avokati Bove gjithashtu u përpoq ta paraqesë zotin Davidson si një lloj juristi të dorës së dytë, që është i specializuar për rastet e klientëve të Hollivudit që duan “të zhvasin” para nga personat e njohur të skenës që dëshirojnë të fshehin diçka nga jeta e tyre personale. Duke u përqëndruar tek puna ligjore e zotit Davidson, sugjerimi i qartë i avokatit Bove përpara jurisë me 12 anëtarë ishte se zoti Davidson dhe zonja Daniels patën bërë po këtë gjë, duke u përpjekur të fshihnin historinë e saj të seksit me një president të ardhshëm, përkundrejt pagesave.

Davidson mohoi vazhdimisht akuzat e avokatit Bove dhe tha se nuk mund të mbante mend të gjitha detajet e punës së tij, pasi ndër vite ka patur mbi 1500 klientë. Më herët gjatë seancës prokurori Christopher Conroy pati shkëmbime deklaratash me avokatin mbrojtës Todd Blanche, rreth çështjes nëse duhet vendosur sërish se zoti Trump po shpërfill gjykatën duke shkelur urdhërin e gjykatësit Juan Merchan për të mos sulmuar dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë. Të martën, gjykatësi Merchan vendosi se Trump pati shkelur urdhërin nëntë herë dhe i dha një gjobë prej 9 mijë dollarësh./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll
Bota 2 Maj 2024, 21:43 E. D

UNRWA: Nuk ka siguri në Gaza

fotot ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e ...

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik