LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion fiskal

Kritikët e kryeministrit Narendra Modi kanë ngritur pikëpyetje gjithashtu rreth kohës kur u kryen kontrollet. Para disa javësh BBC transmetoi një dokumentar në Mbretërinë e Bashkuar që ishte kritik ndaj kryeministrit Modi.

18 Shkurt 2023, 07:58 Nga I.A
Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion
Indi

INDI- Ministria e Financave e Indisë akuzoi të premten rrjetin televiziv publik të Britanisë së Madhe, BBC për evazion fiskal , duke thënë se nuk i kishte deklaruar plotësisht të ardhurat dhe fitimet mbi veprimtarinë e tij në këtë vend.  Autoritetet tatimore indiane përfunduan kontrollin tre ditore në zyrat e transmetuesit britanik në Nju Delhi dhe Mumbai të enjten në mbrëmje. Partitë politike të opozitës dhe organizatat mediatike i kanë kritikuar këto veprime të qeverisë, duke i cilësuar si përpjekje për të frikësuar mediat.

Kritikët e kryeministrit Narendra Modi kanë ngritur pikëpyetje gjithashtu rreth kohës kur u kryen kontrollet. Para disa javësh BBC transmetoi një dokumentar në Mbretërinë e Bashkuar që ishte kritik ndaj kryeministrit Modi.

“Departamenti mblodhi disa prova në lidhje me funksionimin e organizatës (mediatike), të cilat tregojnë se nuk janë paguar taksat për një pjesë të të ardhurave nga jashtë”, tha Bordi Qendror i Taksave në një deklaratë.

Në deklarat thuhej se kishte “mungesë e mospërputhje” informacioni dhe se autoritetet kishin mbledhur “prova thelbësore” nga deklaratat e punonjësve, prova dixhitale e dokumente, të cilat do të shqyrtoheshin plotësisht më vonë.

Deklarata akuzonte BBC-në se nuk kishte paguar taksa mbi të ardhurat e punonjësve të huaj e që kishin punuar në Indi për periudha të shkurtra.

BBC tha në një deklaratë se do t'i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme çdo komunikimi të drejtpërdrejtë zyrtar të marrë nga Departamenti i Tatimit mbi të Ardhurat.

“Ne po mbështesim personelin, disa prej të cilëve janë përballur me marrje në pyetje për një kohë të gjatë ose u është kërkuar të qëndrojnë gjatë natës. Mirëqenia e tyre është prioriteti ynë. Ne i jemi kthyer tashmë normalitet dhe mbetemi të përkushtuar për t'i shërbyer audiencës sonë në Indi dhe më gjerë”, thuhej në deklaratën e BBC-së.

Agjencia e lajmeve “Press Trust of India” citoi zyrtarë anonim të kenë thënë të enjten se hetuesit mblodhën të dhëna financiare nga disa punonjës të BBC-së, kopjuan të dhëna nga kompjuterat dhe nga dokumente që u gjetën brenda zyrave të BBC-së.

Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare në Kongresin e Indisë, Mallikarjun Kharge, e cilësoi kontrollin e zyrave të BBC-së si një sulm ndaj lirisë së shtypit nën qeverinë e kryeministrit Modi.

Reporterët pa Kufij, një mbikëqyrës ndërkombëtar i medias, denoncoi veprimin e qeverisë si “përpjekje për të shtypur median e pavarur”.

“Këto bastisje kanë pamjen e një hakmarrjeje kundër BBC-së për publikimin e një dokumentari kritik ndaj kryeministrit Narendra Modi tre javë më parë. Kontrollimet u bënë në një kohë kur mediat e pavarura po përndiqen gjithnjë e më shumë, kur pluralizmi po tkurret në Indi dhe për shkak të kontrollimit të medias nga një numër çdo herë e më i vogël i njerëzve”, tha grupi në një deklaratë të enjten.

Dokumentari, “India: Çështja Modi”, u transmetua në Britani muajin e kaluar, duke trajtuar rolin e kryeministrit në trazirat anti-myslimane të vitit 2002 në shtetin perëndimor të Guxharatit, ku ai ishte kryeministër në atë kohë. Më shumë se 1000 njerëz u vranë gjatë dhunës.

Kryeministri Modi ka mohuar pretendimet se autoritetet nën mbikëqyrjen e tij lejuan dhe madje inkurajuan gjakderdhjen, dhe Gjykata e Lartë tha se nuk gjeti prova për ta ndjekur atë penalisht. Vitin e kaluar, gjykata hodhi poshtë një peticion të paraqitur nga një viktimë myslimane që vinte në dyshim vendimin që shfajësonte zotit Modi.

Programi nxiti reagim të menjëhershëm nga qeveria e Indisë, për të bllokuar transmetimin e dokumentarit në Indi. Autoritetet lokale u përpoqën të ndalonin transmetimet e organizuara në universitetet indiane. Platformat e rrjeteve sociale përfshirë Twitter dhe YouTube u pajtuan me kërkesat e qeverisë për të mos e lejuar publikimin e dokumentarit të BBC-së.

BBC tha në atë kohë se dokumentari ishte “shqyrtuar në mënyrë rigoroze” dhe përfshinte një gamë të gjerë zërash dhe opinionesh.

“Ne i ofruam qeverisë indiane të drejtën për t'iu përgjigjur çështjeve të ngritura në dokumentar, por ajo nuk pranoi të përgjigjet”, tha transmetuesi publik britanik.

Ministria e Jashtme e Indisë e quajti dokumentarin një “propagandë të krijuar për të nxitur një debat diskreditues” e që i mungonte objektiviteti.

Marrë nga VOA

narendra modi bbc

Sondazh

Poll
Bota 18 Shkurt 2023, 07:36 I.A

Kosova, zemra e qëndresës sonë! 

Foto Ilustruese KOSOVË- Kosova, shteti më i ri në Europë, çdo 17 Shkurt feston shpalljen e Pavarësisë së tret&eum...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më