29 Qershor 2024, 20:02
Nga r.ll
miroslav lajcak
KOSOVË- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ku ishte edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit kërkoi të dinte qëndrimin e tij për sulmin në Banjskë dhe faktin se Millan Radoiçiç, po lëviz i lirë në Serbi.
Lajçak tha se pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë, ku sipas tij, të gjithë ata që i kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.
“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.
Gjithashtu, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA dhe BE presin, pasi sipas tij, u është premtuar që Radoiçiç të kalojë në një proces të plotë ligjor në Serbi.
Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Gërvalla ka thënë se atje ka ndodhur një akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës, ku sipas saj, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ashtu siç është, BE nuk e ka bërë një veprim të tillë.
miroslav lajçak
Bota
29 Qershor 2024, 19:45
r.ll
balona
BRITANI- Një grup eksploruesish që shpresojnë të jenë të parët që do të fluturojnë përtej Atl...
Bota
29 Qershor 2024, 19:37
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftar...
Bota
29 Qershor 2024, 19:28
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një gjuhë të re për të kapërcyer boshll&e...
Bota
29 Qershor 2024, 18:21
r.ll
foto ilustruese
EKUADOR- Një armë, tip pistoletë 9 milimetra, ndezi një konflikt të dhunshëm në një prej lagje...
Bota
29 Qershor 2024, 18:14
r.ll
foto nga martesat
MEKSIKË- Mbi njëqind çifte të të njëjtit seks u martuan një ditë më parë n&...
Bota
29 Qershor 2024, 18:01
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti Joe Biden foli të premten lidhur me shqetësimet e demokratëve për atë që u konsiderua si një ...
Bota
29 Qershor 2024, 17:32
r.ll
james o'brien
SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiç do të p&...
Bota
29 Qershor 2024, 15:53
r.ll
debati
SHBA- Shfaqja e zymtë e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial në CNN kundër ish-presidentit Donald Trump b&eu...
Bota
29 Qershor 2024, 15:55
S.B
Princeshë Anne
BRITANI- Në fillim të kësaj jave, 73-vjeçarja mbretërore dhe motra e Mbretit Charles u shtrua në s...
Bota
29 Qershor 2024, 15:35
r.ll
foto ilustruese
TEHERAN- Irani njoftoi të shtunën se balotazhi për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet më 5 korrik. Vendimi v...