Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo klinikë e vogël lëvize do të jetë e pajisur me komplete qepjeje, shiringa, oksigjen dhe vaksina të ruajtura në një frigorifer të vogël.
VATIKAN- Një makinë e përdorur nga Papa Françesku do të transformohet në një klinikë të lëvizshme për fëmijët në Rripin e Gazës, në përputhje me një dëshirë që ai shprehu kur ishte gjallë, njoftoi Vatikani. Automjeti është një Mitsubish që Papa e përdori gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014.
“Puna ka filluar tashmë” për të shndërruar automjetin e vogël të bardhë, sqaroi Caritas, shoqata humanitare e Vatikanit.
Kur të hapet korridori humanitar me Gazën, automjeti që do t'i vihet në dispozicion Caritas Jerusalem do të jetë gati për të ofruar kujdes bazë për fëmijët. Kjo klinikë e vogël lëvize do të jetë e pajisur me komplete qepjeje, shiringa, oksigjen dhe vaksina të ruajtura në një frigorifer të vogël. Mjeti, i cili do të ketë një shofer, do të menaxhohet nga një ekip mjekësh.
"Ky automjet shpreh dashurinë dhe solidaritetin e Shenjtërisë së Tij për më të prekshmit, të cilën ai e ka shprehur gjatë gjithë krizës në Gaza", komentoi sekretari i përgjithshëm i Caritas Jerusalem, Anton Safar.
Një ditë para vdekjes së tij, në mesazhin e Pashkëve të lexuar nga asistenti i tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku kritikoi "situatën dramatike dhe të neveritshme humanitare" në Gaza. Me këtë rast, ai kishte përsëritur thirrjen e tij për armëpushim në enklavën palestineze dhe për lirimin e pengjeve izraelite.
Pas vdekjes së Papa Françeskut, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e kishte cilësuar Papa Françeskun si një mik besnik të popullit palestinez dhe të drejtave të tij legjitime, duke vënë në dukje se ai e kishte njohur shtetin palestinez dhe kishte lejuar ngritjen e flamurit palestinez në Vatikan.
foto ilustruese KROACI- Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një ...
Place de la Concorde PARIS- Shkrimet e gdhendura në obeliskun egjiptian në Place de la Concorde janë deshifruar nga arkeologët n&e...
Foto SPANJË- Udhëtimet e mijëra pasagjerësh u anuluan ose u vonuan ndjeshëm nga nata e së dielës deri në m&eu...
Dodik BOSNJE- Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi n&eum...
Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin ësht&...
foto ilustruese BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen në Varshavë, këtë javë, p&eu...
Foto ilustruese VATIKAN- Një nga veprimet e para të çdo Pape është të bëjë të njohur emrin me t&eu...
Foto ilustruese RUSI- Moska përgatitet për Ditën e Fitores më 9 maj ndërsa dy politikanët e vetëm evropianë kryemin...
Foto IRAN- Irani mohoi se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësin&eum...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi dje, të dielën, për gazetarët që e shoqëronin në Air Force One s...