LIVE UPDATES
Bota

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Viti 2023 shënoi rënie të sigurisë dhe rritje të sulmeve ndaj gazetarëve

Këto komente u bënë gjatë prezantimit të raportit vjetor nga ky asociacion lidhur me “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksin e sigurisë së gazetarëve”.

23 Shtator 2024, 19:51 Nga M.B
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Viti 2023 shënoi
Konferenca

KOSOVA- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha të hënën se gjatë vitit 2023 vendi ka shënuar rënie në sigurinë e gazetarëve dhe lirisë së shtypit ndërsa janë shënuar 74 raste të sulmeve ndaj punonjësve të mediave. Këto komente u bënë gjatë prezantimit të raportit vjetor nga ky asociacion lidhur me “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksin e sigurisë së gazetarëve”.

“Krahasuar me vitin 2022 ku janë raportuar gjithsej 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur për 41 duke e bërë vitin 2023 me numrin më të lartë të shkeljes së lirisë së medias dhe sulmeve në drejtim të gazetarëve”, tha Getoarbë Mulliqi drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Sipas raportit, gazetarët që raportuan nga veriu i Kosovës janë përballur me kërcënime për jetën, sulme verbale e fizike si dhe me dëmtim të pronës personale dhe profesionale. Po ashtu, thuhet në raport, gjatë vitit 2023 pjesëtarët e partisë në pushtet zhvilluan një fushatë shpifjesh në internet ndaj punonjësve të medias. Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se autocensura vazhdon të jetë e përhapur mirëpo pluralizmi mediatik i lejon gazetarët që të gjejnë vende të reja pune.

“Gazetarët gra konsiderojnë se kushtet e tyre dhe pozita në dhomën e lajmeve është përmirësuar dhe kanë mundësi ë barabarta në role menaxheriale për dallim me vitet e kaluara mirëpo ato vazhdojnë ende të përballen me sfida në vendet e punës dhe një nga sfidat e identifikuara gjatë vitit 2023 kanë qenë edhe ngacmimet e shpeshta seksuale”, tha ajo.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ashpërsia e kërcënimeve ndaj gazetarëve është rritur megjithëse rastet e raportuara mund të mos përfshijnë plotësisht shtrirjen e kërcënimeve jofizike, ngacmimeve posaçërisht atyre në internet. Leonita Morina nga ky asociacion tha se përveç kërcënimeve, sulmeve dhe linçimeve, gazetarët përballen me kushte të vështira të punës.

“Paga të ulta, mungesa e kontratave, mungesa e mbulimit të sigurimit shëndetësor janë disa nga sfidat gazetarët janë përballur edhe viteve të kaluara por kanë vazhduar të përballen edhe gjatë vitit 2023. Rreth 25 për qind të gazetarëve kanë kontrata me afat të caktuar dhe shumica e gazetarëve punojnë me kontrata të përkohshme apo punojnë pa kontrata fare. Kontratat e përkohshme nuk ofrojnë siguri në punë dhe nuk ofrojnë sigurim shëndetësor apo benefite tjera që i takojnë punonjësve apo në këtë rast gazetarëve”, tha ajo.

Në raportin e këtij viti të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, Kosovo ka shënuar rënie për 19 vende, që shënon kthim prapa dhe përkeqësimin më të rëndë të lirisë së medias në vitet e fundit. Edhe organizata “Freedom House” në raportin për lirinë e medias tha se “pavarësisht që Kosova ka një mjedis të larmishëm mediatik, në përgjithësi liria e fjalës dhe shprehjes ka qenë disi e kufizuar”, duke theksuar se shumë media “hezitojnë të përfshihen në mbulim kritik për qeverinë”./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin