LIVE UPDATES
Bota

Asociacioni dhe zgjedhjet në SHBA - katalizatorë të mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale përfundon marsin e ardhshëm. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj mbështet idenë që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

26 Mars 2024, 15:00 Nga S.N
Asociacioni dhe zgjedhjet në SHBA - katalizatorë të mundshëm
Foto Ilustrim

KOSOVË- Shmangia e presionit ndërkombëtar për miratimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe droja nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, janë dy arsye përse Qeveria e Kosovës e mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thotë Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, me seli në Prishtinë.

“Nëse partisë në pushtet nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje, ajo do ta pengonte çdo alternativë të mundshme për ta çuar vendin në zgjedhje”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për REL-in më 19 mars se për partinë e tij “është njësoj”. “Nuk kam unë problem për asnjërin variant... Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, ka thënë ai.

Kurti e ka përsëritur këtë edhe në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ku ka thënë se për shpërndarjen e Kuvendit, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund ta ndihmojë opozitën për t’i arritur votat e nevojshme.

Opozita, në anën tjetër, kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme, për shkak të, siç konsideron ajo, dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme. Megjithatë, ajo nuk ka konsensus për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale përfundon marsin e ardhshëm. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj mbështet idenë që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Ne nuk e kemi saktësuar ende, si lidership i PDK-së, nëse do të ketë shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit [ndaj Qeverisë]. Por, ai që na bashkon, është fakti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe duhet të kërkohet legjitimitet i ri qytetar”, thotë Deliu-Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim - për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Qeveria duhet të japë dorëheqje. Sipas tij, deklarata e Kurtit se partia në pushtet do t’i ndihmojë opozitës t’i arrijë numrat për shpërndarjen e Kuvendit, është “kurth politik, për t’i mbuluar dështimet”.

“Nëse Kurti i lexon drejt dështimet e veta, le të japë dorëheqje”, thotë ai. Haziri pranon se edhe ndërmjet partive opozitare ekziston një “hendek i madh” dhe thotë se nuk mund të ketë marrëveshje për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.

“Ndërmjet opozitës nuk ka bashkëpunim. Jemi larg me agjenda, dallimet janë shumë të mëdha. Sikurse që janë dallimet me partinë shumicë, ashtu janë dallimet në substancë edhe ndërmjet opozitës”, thotë Haziri.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të këmbëngulë më në idenë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, thotë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

“Pse zoti Kurti, kur kërkuam ne mocion, nuk e ofroi këtë në periudhat tjera, pa i shkaktuar dëme vendit? Pse nuk bashkëpunoi me opozitën? Tash po kërkojmë që zoti Kurti të japë dorëheqje”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.

Udhëheqësi i partisë së saj, Ramush Haradinaj, ka dalë me idenë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë qysh verën e kaluar, por ajo nuk ka shkuar përpara. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka 56 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse, ndërsa tri partitë opozitare kanë 42. Dy janë të pavarur, ndërsa të tjerët u takojnë partive më të vogla ose komuniteteve pakicë.

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha në një konferencë për media se për të caktuar eventualisht një datë për zgjedhjet e parakohshme dhe mënyrën se si të shkohet në atë proces, partitë politike duhet të jenë të përkushtuara për dialog politik.

“Përderisa grupimet politike të opozitës nuk e kanë këtë, duket paksa joserioze të kërkohen votat e pushtetit për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, tha Kusari-Lila.

“Lojë politike” e partive për zgjedhjet Njohësi i zhvillimeve politike, Demhasaj, thotë se “problematizimi” i çështjes se si vendi mund të dërgohet në zgjedhje të parakohshme, është “lojë politike” e partisë në pushtet dhe atyre opozitare.

Sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje i përshtatet që në zgjedhje të parakohshme të shkohet përmes marrëveshjes së partive politike për shpërndarje të Kuvendit. Në rast se Qeveria do të jepte dorëheqje, thotë Demhasaj, një pjesë e madhe e publikut do ta konsideronte këtë veprim si dorëzim të Kurtit para presionit ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Demhasaj beson se, me njërin ose tjetrin opsion, vendi do të shkojë në zgjedhje më së largu deri në shtatorin e këtij viti.

“Fakti që Vetëvendosja ka shumicën në Kuvend dhe pa votat e saj është e pamundshme të shpërndahet Kuvendi apo të shkarkohet Qeveria, me shumë gjasë, alternativa e Vetëvendosjes [për shpërndarjen e Kuvendit me konsensus] është më e mundshme”, thotë Demhasaj.

Por, sipas tij, nuk mund të përjashtohet as mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të mos i rezistojë presionit ndërkombëtar për fillimin e procedurave për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“... dhe Qeveria mund të japë dorëheqje dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje në pranverë, për shkak se presioni është shumë i madh. Të gjitha opsionet janë të mundshme”, thotë ai.

Çështja e formimit të Asociacionit ka vite që zvarritet, edhe pse për të ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2013. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare u ka prezantuar palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion.

Palët, fillimisht, kanë thënë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Në intervistën dhënë REL-it më 19 mars, Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Sipas tij, ai do duhej të shkonte në paketë me Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilën, siç ka thënë, Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë.

Demhasaj thotë se pushteti aktual në Kosovë do të synonte të siguronte një mandat të ri edhe para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor. Në këtë garë pritet të marrin pjesë presidenti aktual, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donad Trump.

Kur përballja ka qenë e njëjtë në vitin 2020, Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve në SHBA që të votojnë për Bidenin. Këtë e rikujton edhe Demhasaj.

“Në rastin e zgjedhjeve të fundit, [përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje] publikisht dolën dhe mbështetën Partinë Demokratike [të Bidenit] dhe kundërshtuan Partinë Republikane [të Trumpit]. Mendoj se kanë frikë se mund të ketë pasoja për ta”, thotë ai.

Nën Trumpin, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në vitin 2020, por shumë pika të saj kanë mbetur vetëm në letër. Në shkurt vitit të kaluar, Serbia e ka nderuar ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të emëruar nga Trumpi, për, siç ka thënë, “qasje të balancuar ndaj Serbisë”.

Javëve të fundit, disa zyrtarë të administratës Biden kanë shprehur shqetësim për lëkundjen e raporteve SHBA-Kosovë, për shkak të refuzimit të Kurtit për të pezulluar një rregullore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Marrë nga REL

kosova

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më