LIVE UPDATES
Bota

Ashton: Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje

Catherine Ashton u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për mospajtimet që kanë. Ajo ka theksuar se ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian.

26 Maj 2023, 15:30 Nga f.i
Ashton: Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë dhe të
Catherine Ashton

BRUKSEL- Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për mospajtimet që kanë. Ajo ka theksuar se ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian.

“Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje.”,- ka thënë Ashton në një intervistë për Rel.

Ashton, ndër tjerash, ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialog, nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për ta mbajtur afër Ballkanin Perëndimor, dhe për ndikimin rus dhe atë kinez në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj të ri, “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX” (And Then What? Inside Stories of 21st-Century Diplomacy"), ju keni thënë se nuk e keni shijuar pozitën e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, por keni pasur edhe momente të mira. Çfarë ka qenë më e vështirë për ju? Karakteristikat e negociatorëve, të cilët i keni ndërmjetësuar, apo situatat, kur secili humb pak, ashtu që të arrihet kompromisi?

Catherine Ashton: Ka qenë e vështirë t’i shoh sfidat, me të cilat përballen shumë njerëz, për shkak të konfliktit, kaosit apo ndonjë katastrofe. Për secilin që tenton të ndihmojë, ekziston gjithmonë një ndjesi që nuk bën kurrë mjaftueshëm – dhe unë natyrisht jam ndier ashtu. Kënaqësia dhe përmbushja kanë ardhur në momentet kur kam besuar se kam arritur të bëj dallimin.

Nuk ka të bëjë vetëm me humbjen – disi kompromisi është bërë fjalë që nuk e duam. Në negociata ju kërkoni zgjidhje për problemet, sidomos për ata që kanë probleme. Kompromisi pason mbajtjen e fokusit kah e ardhmja, tentimet për të gjetur se çfarë është më e mira për një komunitet apo një shtet, dhe marrja e vendimit se çka është më e rëndësishme. Negociatorët e mirë punojnë me qetësi dhe vazhdimisht bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes në Bruksel, më 2013. Megjithatë, deri më sot, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur përparim të madh në normalizim të marrëdhënieve. Kë duhet fajësuar?

Catherine Ashton: Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë: Cila ka qenë pjesa më e vështirë për t’i afruar palët deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit? Cila ka qenë sfida më e madhe?

Catherine Ashton: Imagjinojeni këtë skenë: Dy kryeministra, në moshë të njëjtë, nga rajoni i njëjtë, që nuk janë takuar kurrë, dhe të cilët bartin shpresat dhe aspiratat e popujve të tyre, të përziera me historinë dhe traumën e së kaluarës. Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë të njëjtë. Sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave, si dhe krijimi i një vizioni, për të siguruar që të rinjtë në Kosovë dhe Serbi, mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes në BE.

Vështirësia më e madhe për liderët është përgatitja për të ecur përpara. Është më e lehtë që të mos bësh asgjë. Fatmirësisht, të dyja palët kanë qenë të përgatitura në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: BE-ja posedon leva të rëndësishme dhe shtysa për Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë marrëveshjen. Ndër më të rëndësishmet, integrimet evropiane. Megjithatë, duke marrë parasysh dinamikën e zgjerimit të BE-së, kjo gjë duket se nuk ka shërbyer si mjet i fuqishëm. Në çfarë niveli ka dështuar BE-ja që t’i shtyjë të dyja palët që t'i tejkalojnë dallimet dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët?

Catherine Ashton: E kuptoj që ekziston shqetësimi në rajon, që BE-ja nuk është entuziaste – sa ka qenë dikur – për zgjerim. Megjithatë, nuk ka dilema që shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Përkushtimi i bllokut është i qartë në punën që e bën Mirosllav Lajçak, për të vazhduar punën me Kosovën dhe Serbinë. Por, duhet bërë shumë punë edhe shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së. Një arsye për mungesë entuziazmi qëndron te mungesa e përparimit të bërë nga vendet që duan të jenë anëtare. Nuk është një rrugëtim i lehtë, por ia vlen të bëhet.

Radio Evropa e Lirë: Në librin tuaj, ju sqaroni se jo gjithçka funksionon më së miri nëpër organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara. Ju keni thënë: “Sa i përket ndërmjetësimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë i heshtur, në pjesën më të madhe të kohës, por, megjithatë vital. A besoni se SHBA-ja tani ka më shumë fuqi sesa BE-ja, sidomos te Kosova?

Catherine Ashton: Unë besoj në punën me miq e aleatë dhe në gjetjen e zgjidhjeve. Shtetet e Bashkuara e kanë një lidhje të veçantë me Kosovën, që nënkupton se ato kanë arritur të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre, teksa Kosova ka marrë hapa drejt asaj që njihet si Marrëveshja e Brukselit. Nuk ka të bëjë me atë se kush ka më shumë fuqi – ka të bëjë me fuqinë e të punuarit së bashku.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni, në përgjithësi, situatën në Ballkan? Teksa palët, dikur ndërluftuese, tani promovojnë bashkëpunim, sidomos në fushën e ekonomisë, pothuajse të gjitha çështjet tjera, shembull, mospajtimet etnike, mbesin të pazgjidhura (në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë). Në të njëjtën kohë, demokracia në Ballkan po rrezikohet nga korrupsioni i shfrenuar, mosrespektimi i rendit dhe ligjit dhe shtypja e lirisë së mediave. Ndonëse BE-ja i ka kritikuar këta trendë në përgjithësi, me raste duket se e mbyll njërin sy, duke besuar se kështu i shtyn liderët autoritarë të Ballkanit që të arrijnë marrëveshje gjeopolitike. Shembull është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për çështjen e Kosovës.

Catherine Ashton: BE-ja është e bazuar në parime – demokraci, të drejta të njeriut, sundim të ligjit. Këto janë thelbësore. Duke punuar me shtetet tjera, ato mbesin pjesë e dialogut të vazhdueshëm.

Radio Evropa e Lirë: Në një opinion të vitit 2021 për Politico-n, të quajtur "Mos ia mbyllni derën Ballkanit Perëndimor", ju dhe autorë tjerë thoni se alternativë është regresi drejt një Evrope të ndarë, të rrethuar nga fuqi, që në thelb nuk kanë as interesa, as vlera. “Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu, do të përbënte humbje strategjike – dhe të pashmangshme”. A mund të bëjë BE-ja më shumë?

Catherine Ashton: Nuk është vetëm roli i BE-së që t’i shtyjë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor. Është edhe detyrë e secilit shtet që t’i kryejë të gjitha ndryshimet e nevojshme, dhe të merret me të gjitha çështjet e nevojshme për t’u bërë anëtar i BE-së. Prandaj, shpresoj që do të bëhet më shumë, nga të gjithë, për t’i adresuar këto sfida.

Radio Evropa e Lirë: Në vitin e fundit të mandatit, më 2014, Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë. A mendoni se reagimi me kohë do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022? Çfarë ka mundur të bëhet ndryshe?

Catherine Ashton: Ne kemi reaguar atëherë, duke i vënë sanksione Rusisë, dhe duke tentuar të negociojmë. Reflektimi është gjithmonë i vështirë – atëherë nuk kemi ditur atë që e dimë sot. Megjithatë, sipas mendimit tim, në vitet pasuese, ajo që ka ndodhur në Ukrainë, nuk ka qenë në agjendë, aq lart sa do të duhej të ishte.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë pikë është duke ndikuar Rusia në dialog, dhe në situatën në Ballkanin Perëndimor, në krahasim me periudhën kur keni qenë e përfshirë edhe ju?

Catherine Ashton: Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm për ndikimin e Rusisë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë, e kanë vënë më shumë në pah këtë fakt.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur jeni larguar nga Brukseli, nuk është folur, thuajse aspak, për ndikimin kinez. Tani kemi shembuj se si Kina është duke e përhapur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, përmes borxheve, donacioneve dhe projekteve infrastrukturore. Madje edhe në disa vende të BE-së. Njerëzit nuk e shohin ndikimin kinez si kërcënim, në krahasim me ndikimin rus. A pajtoheni?

Catherine Ashton: Sfida e Kinës është ndryshe prej situatës me Rusinë. Shpresoj se do të shohim më shumë përpjekje në krijimin e një qasjeje strategjike ndaj Kinës, duke përfshirë lidhjet dhe shqetësimet aktuale. Rikujtoj se Kina ka luajtur rol në negociatat me Iranin, dhe shpresa ime është që Kina të synojë rol pozitiv në sistemin multilateral, për të cilin duhet të kujdesemi.

Marrë nga REL

catherine ashton dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur