LIVE UPDATES
Bota

AShAK-u e akuzon Ali Ahmetin: E përkrahu ndarjen e Kosovës, shqiptarët s’janë më relevantë në Maqedoni të Veriut

I titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera, transmeton Nacionale.

21 Dhjetor 2022, 19:15 Nga d.a.
AShAK-u e akuzon Ali Ahmetin: E përkrahu ndarjen e Kosovës,
Rama, Ahmeti, Abazovic

KOSOVË Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar në muajin nëntor një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.

I titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera, transmeton Nacionale.

Madje, AShAK-u ka bërë një akuzë direkte për Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Kosovës, i cili udhëhoqi UÇK-në në kryengritjen e 2001-shit. Gjersa shkruan për idenë e “ndarjes së Kosovës”, AShAK-u, që udhëhiqet nga akademiku Mehmet Kraja, shkruan se Ali Ahmeti i BDI-së i kishte dhënë përkrahje ish-presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës.

“Ai kishte arritur të dominonte disa medie proqeveritare, kishte arritur të krijonte një mbështetje të brendshme kryesisht përmes formave korruptive të pushtetit, por nuk kishte arritur të ndryshonte opinionin publik, i cili në një masë të madhe ishte kundër ndarjes së Kosovës. Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një ndarje të Kosovës nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në këtë “kërthizë” të Ballkanit Perëndimor.” – shkruan ndër të tjera AShAK-u.

Tutje, AShAK-u e akuzon Ali Ahmetin edhe për defaktorizim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut pas “Marrëveshjes së Prespës”. Në analizë theksohet se shqiptarët nuk janë më relevantë, posaçërisht në politikën e jashtme, ndonëse aktualisht ministër i Punëve të Jashtme është një politikan shqiptar me emrin Bujar Osmani.

“Pas “Marrëveshjes së Prespës” dhe tejkalimit të problemeve me Greqinë rreth emrit, përveç se kishte pritur një avancim më të shpejtë të integrimeve me BE-në, Maqedonia e Veriut, me këtë forcim të shpejtë të pozitës ndërkombëtare u gjet e inkurajuar të bëjë edhe disa ndryshime edhe në politikat e saj të brendshme dhe rajonale. Rëndësia e pjesëmarrjes së gjerë të shqiptarëve në jetën politike të Shkupit, që mund të konsiderohej si njëlloj katalizatori i stabilitetit, duke ruajtur balancat politike të brendshme dhe të jashtme të vendit, përnjëherësh u përmbys dhe u zhvlerësua. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë më faktor relevant, veçmas jo në politikat e jashtme të këtij shteti, sepse peshën e tyre politike qeveria e Shkupit e ka zëvendësuar, ose synon ta zëvnedësojë me një afrim të drejtpërdrejtë me Tiranën, duke e anashkaluar ose duke e bërë të parëndësishëm faktorin e brendshëm shqiptar. Pranimi në NATO i Maqedonisë e Veriut nuk u lexua në Shkup vetëm si forcim i sigurisë dhe i pozitës ndërkombëtare të këtij shtetit, por më shumë si mundësi për të bërë ndryshime strukturore në politikat e brendshme dhe të jashtme, siç është afrimi me Serbinë dhe anashkalimi i faktorit të brendshëm shqiptar, si përcaktues i konfigurimit politik të vendit. Në të vërtetë, që me largimin e Gruevskit nga Maqedonia përmes një marrëveshjeje Zaev-Ahmeti-Rama, u pa qartë se ky koalicion në të ardhmen do të forcohet edhe më shumë, duke e kthyer faktorin shqiptar të Maqedonsië së Veriut në shërbyes të tij.” – shkruhet në analizën e AShAK-ut.

Në fakt, Ali Ahmeti ishte deklaruar disi i rezervuar për idenë e korrigjimit të kufijve, që në vitin 2018 ishte aktualizuar nga Thaçi. Krejt këtë nismë të Thaçit, Ahmeti e kishte cilësuar si “debat mediatik”, duke theksuar se duhet “demarkacion” të kufirit me Serbinë.

“Sa i takon këtij debati, unë them se më tepër i ngjan një debati mediatik se sa një platforme që shtrohet për zgjidhje. Demarkacioni me Serbinë nuk do të jetë një çështje e lehtë, ashtu siç nuk ka qenë e lehtë as shënimi i linjave të demarkacionit me Main e Zi e me Republikën e Maqedonisë. Unë mendoj se shumë herë ky shënim do të jetë më i vështirë. Mendoj se akoma nuk është hapur një debat që do të mbështetej në faktografi, që do të mbështetej në platformat e palëve në negociata, por një gjë dihet se Kosova pas përfundimit të demarkacionit me dy vendet fqinje, si me Maqedoninë po ashtu dhe me Malin e Zi domosdo që të bëjë shënimin e vijave të kufirit edhe me Serbinë, sepse Kosova duhet pranuar në organizatat ndërkombëtare si në OKB dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë. Sigurisht që Serbia është një nga vendet që paraqet pengesa të mëdha në këtë drejtim, prandaj sa më parë që të mbyllet ky problem aq më mirë do të ishte për të dy vendet, edhe për Serbinë edhe për Kosovën, sepse nuk mund të kemi një rajon stabil duke patur konteste të tilla në mes shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – theksonte Ahmeti në intervistën për Zërin e Amerikës./Inanet/

akademia e shkencave dhe e arteve e kosovës edi rama

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez