LIVE UPDATES
Bota

Armiq pa mëshirë! Për ta nuk vlen më “kodi mafioz”, si u zhdukën bossat serbë para fëmijëve

Kriminologu Ratomir Antonoviç shpjegon se arsyeja e vetme për një akt të tillë është se rivalët nuk kanë më frikë nga asgjë, ata kanë një qëllim dhe janë të fokusuar vetëm.

19 Shtator 2022, 09:12 Nga k.m.
Armiq pa mëshirë! Për ta nuk vlen më “kodi
Fotot e të vrarëve

TURQI- Vrasja e kreut të klanit "Skaljari” në Stamboll, Jovan Vukotiç më 8 shtator dhe informacioni që tregonte mizorinë e këtij krimi ishte se ai u likuidua para gruas së tij shtatzënë dhe fëmijës tjetër që nuk ishte as një vjeç, tregon se “kodi mafioz”, i cili respektohej dikur, nuk ndodh më.

Kjo edhe sepse Vukotoiç nuk është i vetmi që u ekzekutua gjakftohtë para fëmijëve. Në luftën brutale të klaneve, askush nuk mendoi për pasojat, e vetmja gjë për të cilën fëmijët do të kujtojnë baballarët e tyre është krimi, gjaku dhe lotët.

Kriminologu Ratomir Antonoviç shpjegon se arsyeja e vetme për një akt të tillë është se rivalët nuk kanë më frikë nga asgjë, ata kanë një qëllim dhe janë të fokusuar vetëm.

"Qëllimi i tyre i vetëm është likuidimi, është një urdhër që u ka ardhur “nga lart” dhe nuk u intereson nëse e bëjnë para fëmijëve të mitur apo grave shtatzëna. E vetmja gjë e rëndësishme është të heqësh qafe armikun. Dikur ishte ndryshe dhe përballjet mafioze bëheshin larg syve të familjeve, por nuk është më kështu. Nuk ka asnjë përllogaritje, që mendojnë se ndoshta dikush do të jetë më i pambrojtur përballë fëmijëve, është thjesht një mundësi që nuk duhet humbur. Nuk duan t'i dëmtojnë fëmijët, por nëse është e nevojshme nuk përjashtohet mundësia që një gjë e tillë të ndodhë," – thotë kriminologu.

Kjo situatë “e pashmangshme” ka ndodhur në prill të vitit 2018, kur avokati i njohur Dragoslav Misha Ognjanoviç u vra në sy të djalit të tij. Ai u vra para pallatit ku banonte, ndërsa djali i tij u plagos në krah. Fatmirësisht ai pësoi vetëm lëndime të lehta, por imazhi i vrasjes së të atit ka mbetur i skalitur në mendjen e tij. 

Një tjetër vrasje mafioze ndodhi më 17 janar 2020, para fëmijëve në Bežanijska Kosa në Beograd, kur një sulmues i maskuar qëlloi me breshëri në drejtim të Marko Vukoviç, 'kumbari' i Radoj Zvicer, drejtues të klanit të Kavacit në Mal të Zi.

Atë ditë, Vukoviç ishte para shkollës për të marrë fëmijët e tij pas mësimit. Ai ishte ulur në xhipin e tij, ndërsa gruaja e tij ishte në sediljen e pasagjerit, njëri nga fëmijët ishte ulur mbrapa. Sulmuesi iu afrua makinës dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Vukoviçit dhe më pas u largua me vrap.

I dyshuari për vrasjen e tij është Petar Jovanoviç nga Nishi, i cili aktualisht ndodhet në një burg ukrainas për tentativën e likuidimit të Radoj Zvicer në maj të vitit 2020 në Kiev. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër ndodhi në Athinë, Greqi, ku Igor Dedoviç, një anëtar i rangut të lartë të klanit Skaljar, dhe krahu i tij i djathtë, Stevan Stamatoviç, u vranë në një restorant teksa po darkonin me gratë e tyre dhe fëmijët.

4 burra hynë në restorant. Ata iu afruan tavolinës, u rregulluan rreth saj, thanë disa fjalë në serbisht dhe më pas hapën zjarr. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në sy të dëshmitarëve të shumtë okularë, autorët janë kapur në kamera. Sipas dëshmitarëve okularë, vrasësit dukeshin si ushtarë. Ata hynë në lokal me pantallona të zeza, me shallë në fytyrë dhe rrethuan tryezën. Ata ishin të saktë. Sapo mbaruan të shtënat, u kthyen dhe u larguan.

Gjatë të shtënave, askush përveç dy burrave nuk u godit, gratë dhe fëmijët e tyre u fshehën nën tryezë, ndërsa xhelatët hapën zjarr.

Ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, i ftuar së fundmi në Tv Pink tha se “për katër vrasje në Greqi është përgjegjës klani i Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç”.

Po kështu edhe Zijad Nurkoviç, bashkëpunëtor dhe kumbar i një prej krerëve të klanit të Barit të të ndjerit Alan Kožar, u vra në prill të vitit 2019 në Spanjë, kur ishte me gruan e tij Vasilisa dhe vajzën.

Një person i panjohur iu afrua Nurkoviçit teksa ai ishte në një makinë me familjen e tij dhe e goditi me thikë para gruas së tij shtatzënë dhe vajzës 2-vjeçare. Zijad Nurkoviç më pas u transferua në spital me lëndime të rënda në kokë, por ndërroi jetë. Gruaja shtatzënë dhe vajza fatmirësisht nuk u lënduan.

“Lypësi” e likuidoi marinarin

5 vjet më parë, më 18 korrik 2017, ish-detari Igor Mitroviç u vra në Bar duke përdorur të njëjtën metodë. Vrasësi i Igor Mitroviçit u maskua si lypës dhe e qëlloi para gruas dhe fëmijëve të mitur. Mitroviç u vra me “Fiat”-in e tij, kur sapo kishte ndaluar që gruaja e tij të hidhte plehrat nga makina në një kosh. Dy fëmijët ishin ulur në sediljen e pasme në momentin kur ndaj tij u qëllua 2 herë me armë. Dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë pazaret e prishura të kokainës./ 24sedam.rs

klani skaljari

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!