LIVE UPDATES
Bota

Anulimi i ligjit për abortin në SHBA, protesta masive dhe marshime në të gjithë vendin për mbrojtjen e tij

Organizatat “Planned Parenthood”, “Women’s March” dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën, me pjesëmarrjen më të madhe të pritshme në Nju Jork, Uashington, Los Anxheles dhe Çikago.

15 Maj 2022, 07:48 Nga DOSJA
Anulimi i ligjit për abortin në SHBA, protesta masive dhe marshime
Protesta ne SHBA

Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të shtunën në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes “Roe kundër Wade” që legalizoi abortin në mbarë vendin.

Organizatat “Planned Parenthood”, “Women’s March” dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën, me pjesëmarrjen më të madhe të pritshme në Nju Jork, Uashington, Los Anxheles dhe Çikago.

Demonstratat janë një reagim ndaj një opinioni paraprak të rrjedhur në media më 2 maj, ku shumica konservatore e gjykatës paraqiste argumentat për anulimin e vendimit historik të vitit 1973 që përcaktoi të drejtën kushtetuese federale për të ndërprerë shtatzëninë.

Vendimi përfundimtar i gjykatës, i cili mund t'u japë shteteve fuqinë për të ndaluar abortin, pritet në qershor. Rreth gjysma e shteteve të SHBA-së mund të ndalojnë ose të kufizojnë ndjeshëm abortin nëse Gjykata e Lartë shfuqizon vendimin që mbron të drejtën e abortit.

Qindra mijëra njerëz priteshin të merrnin pjesë në tubimet e së shtunës, për të cilat organizatorët thane se do të ishin të parat mes shumë protestave të koordinuara rreth vendimit të mundshëm të Gjykatës së Lartë.

"Për gratë e këtij vendi, kjo do të jetë një verë zemërimi," tha Rachel Carmona, presidente e “Women’s March”. "Ne nuk do të ndalemi derisa kjo qeveri të fillojë të punojë për ne, derisa të pushojnë sulmet ndaj trupit tonë, derisa e drejta për abort të kthehet në ligj."

Disa mijëra mbështetës të abortit filluan të grumbullohen në një park të Çikagos të shtunën në mëngjes, përfshirë anëtarin e Kongresit Sean Casten dhe vajzën e tij 15-vjeçare, Audrey.

Zoti Casten, distrikti i të cilit përfshin periferitë perëndimore të Çikagos, i tha agjencisë Reuters se ishte "e tmerrshme" që Gjykata e Lartë konservatore po konsideronte heqjen e të drejtës së abortit duke i ndëshkuar grate me “një status më të ulët".

Demokratët, të cilët aktualisht kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit, shpresojnë që reagimi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë do të kontribuojë në fitoren e kandidatëve të partisë së tyre në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

Por votuesit do të peshojnë të drejtat e abortit kundrejt çështjeve të tjera si rritja e çmimeve të ushqimit dhe gazit, dhe ata mund të kenë dyshime për aftësinë e demokratëve për të mbrojtur qasjen ndaj abortit pasi përpjekjet për të miratuar një legjislacion që do të garantonte të drejtat e abortit në ligjin federal, dështuan .

Në Atlanta, më shumë se 400 vetë ishin mbledhur në një park të vogël përpara kapitolit të shtetit.

40 vjeçarja demokrate Elizabeth Murphy tha se beson se mbështetësit e të drejtave të abortit do të dalin të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

"Unë votoj dhe këtë herë po u them të gjithëve që njoh të votojnë," tha ajo.

Në qendër të Bruklinit, mijëra mbështetës të të drejtave të abortit u mblodhën për të përshkuar Urën e Bruklinit për në Manhatan.

Elizabeth Holtzman, një marshuese 80-vjeçare që kishte përfaqësuar Nju Jorkun në Kongres në periudhën 1973-1981, tha se opinioni paraprak I rrjedhur i Gjykatës së Lartë "i trajton gratë si objekte, si më pak se qenie njerëzore".

"Unë kam luftuar për të drejtat e grave për 50 vjet dhe nuk do të dorëzohem," tha ajo.

Mbështetësit e të drejtave të abortit në Uashington u mblodhën tek Monumenti i Uashingtonit për të ecur më pas drejt Gjykatës së Lartë. Protesta ishin parashikuar edhe në Los Anxhelos dhe Austin të Teksasit.

Javën e kaluar, disa protestues shkuan para shtëpive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë Samuel Alito dhe Brett Kavanaugh, të cilët sipas variantit paraprak të publikuar në media janë pro përmbysjes së vendimit “Roe kundër Wade”./VOA/

Anëtari konservator i Gjykatës, Clarence Thomas tha të premten në një konferencë në Dallas se rrjedhja e informacionit kishte thyer përgjithmonë besimin brenda Gjykatës.

"Kur e humbet besimin, veçanërisht në institucionin ku jam unë, institucioni ndryshohet rrënjësisht," tha ai.

“Students for Life of America”, një grup kundër abortit me degë në universitete në gjithë vendin, tha se po organizonte kundërprotesta të shtunën në nëntë qytete, përfshirë Uashingtonin.

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para