KRYESORET
Bota

G-7 paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave, diskuton për luftën dhe Kinën

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila organizoi takimin e diplomatëve të lartë të G-7, tha se lufta ishte kthyer në një "krizë globale".

15 Maj 2022, 00:03 Nga DOSJA
G-7 paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave,
G7

SHBA- Grupi i Shtatë ekonomive kryesore të botës paralajmëroi të shtunën se lufta në Ukrainë po krijon një krizë globale ushqimore dhe energjitike që kërcënon vendet e varfra dhe se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila organizoi takimin e diplomatëve të lartë të G-7, tha se lufta ishte kthyer në një "krizë globale".

Ajo tha se deri në 50 milionë persona, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, do të përballen me urinë në muajt e ardhshëm nëse nuk gjenden mënyra për të zhbllokuar grurin ukrainas, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të furnizimit në mbarë botën.

Në deklaratat e lëshuara në fund të takimit tre-ditor në bregun gjerman të Detit Baltik, G-7 u zotua të sigurojë ndihmë të mëtejshme humanitare për më të rrezikuarit.

"Agresioni i Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në historinë e dekadave të fundit e cila tani kërcënon ata që janë në pozitat më të brishta në të gjithë globin," tha në një deklaratë Grupi i Shtatëshes.

"Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të rrezikuar në këtë drejtim," vazhdon më tej deklarata.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha se vendi i saj, një tjetër eksportues i madh bujqësor, është gati të dërgojë anije në portet evropiane në mënyrë që gruri ukrainas t'u dërgohet atyre në nevojë.

"Ne duhet të sigurohemi që këto drithëra të dërgohen," u tha ajo gazetarëve. "Nëse jo, miliona njerëz do të përballen me zinë e bukës."

Rusia hodhi poshtë pretendimin se ishte përgjegjëse për përkeqësimin e urisë globale dhe rritjen e çmimeve të ushqimit.

"Çmimet po rriten për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi nën presionin e SHBA-së", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Vendet e G-7 i bënë thirrje gjithashtu Kinës që të mos ndihmojë Rusinë, përfshirë duke minuar sanksionet ndërkombëtare ose duke justifikuar veprimet e Moskës në Ukrainë.

Pekini duhet të mbështesë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, dhe jo "të ndihmojë Rusinë në agresionin e saj," thanë ata.

G-7 i kërkoi Kinës "të heqë dorë nga angazhimi në manipulimin e informacionit, dezinformimin dhe mjete të tjera për të legjitimuar agresionine Rusisë kundër Ukrainës."

Grup që përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se territoret e pushtuara nga forcat ruse duhet t'i kthehen Ukrainës.

"Ne nuk do t'i njohim kurrë kufijtë që Rusia është përpjekur të ndryshojë me agresion ushtarak," thanë ata.

Takimi në Weissenhaus, në verilindje të Hamburgut, u cilësua si një mundësi për zyrtarët për të diskutuar mbi implikimet më të gjera të luftës për gjeopolitikën, energjinë dhe sigurinë ushqimore, dhe përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe pandeminë.

Në një seri deklaratash përmbyllëse, vendet e G-7 trajtuan gjithashtu një gamë të gjerë problemesh globale nga situata në Afganistan e deri te tensionet në Lindjen e Mesme.

Të premten, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u bëri thirrje vendeve mike që të ofrojnë më shumë mbështetje ushtarake për Kievin dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke përfshirë sekuestrimin e pronave të saj jashtë vendit për të paguar për rindërtimin e Ukrainës.

Kuleba tha se vendi i tij mbetet i gatshëm të bisedojë me Rusinë për zhbllokimin e furnizimeve me grurin e bllokuar në depot e Ukrainës dhe gjithashtu për arritjen e një marrëveshjeje politike për t'i dhënë fund vetë luftës, por deri më tani nuk kishte marrë "asnjë reagim pozitiv" nga Moska.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në një intervistë të botuar të shtunën se ai nuk kishte parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e presidentit Putin kohët e fundit.

Scholz, i cili foli gjatë në telefon me udhëheqësin rus të premten, i tha një portali gjerman të lajmeve t-online se Putini kishte dështuar në arritjen e objektivave ushtarake që kishte vendosur në fillim të luftës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, nuk mori pjesë në takimin e G-7 por pritet të marrë pjesë në atë të NATO-s të dielën.

Marrë nga VOA 

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…