"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Kjo është një shenjë e kompleksitetit gjeopolitik në rajon ndërsa administrata amerikane kërkon të zgjerojë përtej Evropës koalicionin kundër Moskës.
SHBA- Pavarësisht thirrjes së Presidentit amerikan Joe Biden që anëtarët e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore të mbanin një qëndrim më të fortë kundër luftës në Ukrainë, takimi SHBA-ASEAN përfundoi të premten pa një deklaratë që të dënonte sulmin rus ndaj Ukrainës. Kjo është një shenjë e situatës komplekse gjeopolitike në rajon ndërsa administrata amerikane përpiqet të zgjerojë përtej Evropës koalicionin kundër Moskës.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Azisë Juglindore përfunduan takimin special dy-ditor SHBA-ASEAN në Uashington të premten.
"Duam një Indo-Paqësor të lirë, të hapur, të qëndrueshëm, të begatë dhe të sigurt."
Presidenti Biden nuk e përmendi Ukrainën në komentet e tij dhe takimi përfundoi pa një dënim të Rusisë.
Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN, ka shmangur kritikat ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Shumë vende anëtare të shoqatës duan të jenë neutrale, përfshirë Indonezinë, e cila i ka rezistuar presionit për të përjashtuar Putinin nga takimi i G-20-ës që do të mbahet në Bali në muajin nëntor, pavarësisht kërcënimeve të Presidentit Bidenit dhe udhëheqësve të tjerë perëndimorë për bojkotim të takimit.
"Shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t'i jepet shansi zgjidhjes paqësore të konfliktit", tha Retno Marsudi, Ministre e Jashtme e Indonezisë.
Kjo është një shenjë e kompleksitetit gjeopolitik në rajon ndërsa administrata amerikane kërkon të zgjerojë përtej Evropës koalicionin kundër Moskës.
"Administrata e Presidentit Biden i sheh vendet e ASEAN-it si një partner jetik në konkurrencën me Kinën, kështu që nuk është e gatshme të prishë marrëdhëniet për një deklaratë për agresionin rus", thotë Stacie Goddard nga Kolegji Wellesley.
Shtetet e Bashkuara njoftuan një iniciativë për investimin e 150 milionë dollarëve në rajon për projektet e infrastrukturës klimatike dhe shëndetësore, duke përfshirë 60 milionë dollarë për sigurinë detare, një shqetësim për shumë vende të rajonit ndaj militarizimit në rritje të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.
"Ne mbështesim aleatët dhe partnerët tanë në mbrojtjen e rendit të bazuar në rregullat detare, i cili përfshinë lirinë e lundrimit dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar", tha Nënpresidentja amerikane Kamala Harris.
Ndonëse shumë ekspertë theksojnë shifrën e ulët të investimeve për këtë rajon krahasuar me dhjetëra miliarda dollarë që po jepen për Ukrainën, takimi sinjalizoi një fokus të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Indo-Paqësorit.
"Diplomacia ka të bëjë me paraqitjen dhe shumica u paraqitën. Pavarësisht përqëndrimit tek Ukraina, Presidenti Biden dhe shumica e qeverisë amerikane shpenzuan dy ditë për t’u përqëndruar në takimin me vendet e ASEAN-it. Pra, në këtë aspekt, takimi ishte një sukses", thotë Gregory Poling nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të ASEAN-it shprehën gjithashtu shqetësim për krizën në Mianmar dhe angazhimin për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese GREQI- Një 48-vjeçar në Greqi ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pas i ka vënë flak...
Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe p...
Keshilli i Europes Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një instrument i ...
Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, teksa m&eu...
FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një telefonatë ditën e sot...
Lija e Majmunit MBRETËRIA E BASHKUAR- Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka njoftuar dy r...
INDI-India ka ndaluar eksportet e grurit si pjesë e hapave të saj për të kontrolluar rritjen e çmimeve në vend. Qeveria ka th&...
ITALI- Spikerja e emisionit më të rëndësishëm të lajmeve Tg1, Dania Mondini ka denoncuar eprorët e saj në prokuro...
GJERMANI- Ministrat e Jashtëm të G7-s pas takimit në Gjermani kanë nënshkruar një deklaratë duke thënë se do t&eu...
GREQI- Një Tërmet me magnitudë 4.4 ballë është ndjerë në ishullin Chios, një nga pesë ishujt me të m&eu...