LIVE UPDATES
Bota

Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, rumunët u drejtohen kutive të votimit

Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në zgjedhje dhe pritet që më 18 maj të mbahet rundi i balotazhit. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Ndërkaq, diaspora rumune ka mundur të votojë që nga e premtja.

4 Maj 2025, 09:36 Nga M.B
Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, rumunët u drejtohen kutive të
Foto ilustruese

RUMANIA- Në Rumani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e rëndësishme presidenciale, të cilat u anuluan vitin e kaluar, duke e futur shtetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në krizën më të rëndë politike në dekada. Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në zgjedhje dhe pritet që më 18 maj të mbahet rundi i balotazhit. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Ndërkaq, diaspora rumune ka mundur të votojë që nga e premtja.

Fokusi nuk është vetëm në atë se kush mund të fitojë, por edhe nëse mund të shmanget debakli i vitit të kaluar. Herën e kaluar, në nëntor kandidati nacionalist prorus, Calin Georgescu, shkaktoi befasi të madhe kur në rundin e parë doli i pari, duke fituar rreth 2 milionë vota. Paraprakisht i parë si një figurë pa gjasa për fitore, megjithatë, ai nuk pati fatin që të garojë në rundin e balotazhit.

Autoritetet rumune anuluan rezultatet mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatën zgjedhore. Më pas, Georgescut iu ndalua që të garojë në zgjedhjet e reja dhe autoritetet vendosën një sërë rregulla për zgjedhjet e reja që po mbahen tani. Ngjarjet e vitit të kaluar ishin jashtëzakonisht kundërthënëse dhe i dhanë Rumanisë një rëndësi të papritur në mediat ndërkombëtare. Kur nënpresidenti amerikan, JD Vance, reagoi gjatë një fjalimi në Konferencën për Sigurinë në Munihut në shkurt, situata u bë edhe më e tensionuar.

“Rumania anuloi rezultatet e një zgjedhjeje presidenciale, bazuar në dyshime të dobëta të një agjencie inteligjence dhe nën presionin e madh nga fqinjët e saj kontinentalë”, u shpreh ai para një audience të habitur politikanësh dhe diplomatësh.

Sikurse shumë shtete të BE-së, sentimentit antiestablishment është i lartë në Rumani, i nxitur nga inflacioni i lartë dhe kostoja e jetesës, deficiti i lartë buxhetor dhe një ekonomi e dobët. Përderisa të dhënat nga sondazhet lokale duhet të merren me rezervë, gjysma e sondazheve sugjerojnë se nacionalisti i ekstremit të djathtë, George Simion, ka gjasë të hyjë në rundin e balotazhit, ku pritet të përballet me kryetarin e Bukureshtit, Nicusor Dan, apo me kandidatin e koalicionit qeverisës, Crin Antonescu.

Dan, 55 vjeç, është matematikan dhe aktivist kundër korrupsionit i cili ka themeluar partinë Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë (USR) më 2016. Ai po garon me një ofertë pro Bashkimit Evropian. Ai ka deklaruar se Rumanisë i duhet një president “i cili ka vullnet dhe aftësi për të reformuar sistemin”.

Centristi Antonescu, 65 vjeç, ka bërë fushatë duke rikthesuar orientimin properëndimor të Rumanisë, ndërkaq Victor Ponta, i cili kishte shërbyer si kryeministër nga viti 2012 deri më 2015, ka bërë një fushatë të llojit “Rumania e Para” dhe ka kërkuar që shteti të ketë raporte më të ngushta me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Një tjetër kandidate, Elena Lasconi, doli e dyta në raundin e parë të votimeve vitin e kaluar dhe po merr pjesë edhe në përsëritjen e zgjedhjeve. Ajo është pozicionuar si një kandidate properëndimore dhe antisistem, duke denoncuar atë që e ka përshkruar si një klasë politike të korruptuar. Mosbesimi ndaj autoriteteve mbetet i përhapur, veçanërisht mes atyre që votuan për Georgescun, një elektorat i konsiderueshëm që Simion ka kërkuar që ta fiitojë.

“Ndjenja antiestablishment nuk është si një lëvizje anarkike, por është kundër njerëzve që e kanë shkatërruar këtë vend”, deklaroi Simion për Associated Press. Ai në zgjedhjet paraprake, që u anuluan, kishte dalë në vendin e katërt dhe më pas kishte mbështetur Georgescun.

“Ne nuk jemi më një shtet demokratik”, shtoi ai.

Simion tha se partia e tij nacionaliste, Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR), është “plotësisht e përafruar me lëvizjen MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore]” duke përfituar nga një valë në rritje e populizmit në Evropë pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Partia AUR u rrit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 kur proklamoi se mbron “familjen, kombin, besimin dhe lirinë”, dhe që atëherë ka dyfishuar mbështetjen e saj.

Zgjedhjet e përsëritura janë një moment kyç për Rumaninë, ndërsa shteti përpiqet të rikthejë demokracinë dhe të ruajë aleancat e saj gjeopolitike, të cilat janë tensionuar që anulimit të zgjedhjeve paraprake presidenciale. Presidenti në Rumani ka një mandat pesëvjeçar dhe ka rol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve në fushën e sigurisë kombëtare dhe në politikën e jashtme./ REL

rumania

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më