LIVE UPDATES
Bota

Anketa: Amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë kanë dëmtuar se sa kanë ndihmuar vendin, por për arsye të ndryshme

Sipas anketës, amerikanët në përgjithësi mendojnë se kandidatët Biden dhe Trump kanë bërë më shumë dëm sesa mirë në çështjet kryesore gjatë mandateve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

12 Prill 2024, 18:45 Nga E. D
Anketa: Amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump po e përqendrojnë fushatën tek sulmet ndaj njëri tjetrit, dhe një anketë e re arrin në përfundimin se arsyeja është se nuk kanë shumë arritje për të cilat të krenohen.

Sipas anketës, amerikanët në përgjithësi mendojnë se kandidatët Biden dhe Trump kanë bërë më shumë dëm sesa mirë në çështjet kryesore gjatë mandateve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Por të dy kandidatët kanë pika të ndryshme të dobëta. Për Presidentin Biden, ka shumë pakënaqësi për dy çështje: ekonominë dhe emigracionin. Ndërsa për ish Presidentin Trump, një pjesë e madhe elektoratit mendojnë ai e ka dëmtuar vendin në një sërë çështjesh.

Një sondazh i ri nga Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC dhe agjencia e lajmeve Associated Press tregon se më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë mendojnë se gjatë mandatit të Presidentit Biden ka patur një rritje të kostos së jetesës dhe rritje të emigracionit, ndërsa gati gjysma mendojnë se ish Presidenti Trump, në kohën kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, e dëmtoi vendin në çështjet e votimit, sigurinë e zgjedhjeve, marrëdhëniet me vendet e tjera, ligjet për abortin dhe ndryshimet klimatike.

“Duke marrë parasysh çmimin e karburantit, çmimin e produkteve ushqimore, ekonominë isha më mirë gjatë atyre katër viteve”, thotë 60 vjeçarja Christina Elliott, një republikane nga Teksasi, duke iu referuar periudhës së mandatit presidencial të zotit Trump. “Nuk kisha nevojë të shqetësohesha për furnizimin e makinës me karburant apo se duhet të shpenzoja gjysmën e rrogës në një dyqan ushqimor.”

Por, zonja Elliott nuk është e kënaqur për mënyrën se si ish Presidentit Trump flet për çështjen e abortit dhe për retorikën e tij. "Ai thjesht duhet të mësojë se si të jetë me takt".

“Por përveç kësaj, siç thashë, kam qenë shumë mirë gjatë viteve të presidencës Trump”, shtoi ajo.

Sondazhi nënvizon pse disa çështje, si aborti për zotin Biden dhe emigracioni për zotin Trump, kanë qenë tema qendrore. Ish-presidenti Trump flet rregullisht për numrin e azilkërkuesve që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të Presidentit Biden, duke përdorur fjalë të rënda dhe të zymta për situatën në kufirin SHBA-Meksikë. Presidenti Biden ka nisur një ofensivë kundër zotit Trump për çështjen e abortit, veçanërisht pas vendimit të kësaj jave nga Gjykata e Lartë e Arizonës që në thelb kriminalizoi abortin në këtë shtet.

Kur u pyetën se cili president bëri më shumë për të ndihmuar njerëzit si ata, afërsisht një e treta thanë Donald Trump dhe rreth një e katërta thanë Joe Biden. Megjithatë, 30% e të rriturve thonë se ata nuk përfituan as nga politikat e zotit Biden dhe as ato të zotit Trump. Kjo është një tjetër pjesë e të dhënave që pasqyron një elektorat që ka qenë kryesisht i zhgënjyer me kandidatët e zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti.

Amerikanët kanë vlerësime negative për zotin Biden lidhur me disa çështje specifike. Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë mendojnë se presidenca e tij ndihmoi "shumë" ose "pak" në çështjet si kostoja e jetesës dhe 16% në atë të imigracionit dhe sigurisë kufitare. Gati 6 në 10 amerikanë thonë se presidenca e tij dëmtoi shumë ose pak përpjekjet për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Ndërsa 46% e amerikanëve thonë se presidenca e zotit Trump ndihmoi shumë ose pak në trajtimin e çështjeve të emigracionit dhe sigurisë kufitare. Katër në 10 thonë se presidenca e tij ndihmoi në uljen e kostos së jetesës.

Pandemia e dëmtoi zotin Trump për sa i përket punësimit pasi 2.7 milionë njerëz humbën vendet e punës gjatë mandatit të tij. Por masat kufizuese gjatë pandemisë gjithashtu frenuan në mënyrë dramatike inflacionin. Njëkohësisht, normat e ulëta të interesit dhe nivelet historike të nxitësve qeveritar përmirësuan gjendjen ekonomike të shumë familjeve gjatë administratës së Presidentit Trump.

Në fund të pandemisë së koronavirusit, Presidentit Biden i dha ekonomisë një nxitje me stimuj financiarë shtesë, që ndihmuan në krijimin e 15.2 milionë vendeve të punës. Por problemet në zinxhirin e furnizimit, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe ndihmat për Kievin gjykohen nga shumë ekonomistë si shkaktarë të rritjes së inflacionit, duke dëmtuar mbështetjen e amerikanëve për demokratët.

Epërsia e zotit Trump në çështjen e kostos së jetesës dhe atë të emigracionit nxitet pjesërisht nga mungesa e entuziazmit të demokratëve për politikat e zotit Biden. Rreth një e treta e demokratëve, për shembull, mendojnë se gjatë presidencës së zotit Biden pari një rritje të kostos së jetesës dhe një e treta tjetër mendojnë se nuk pati asnjë ndryshim në këtë çështje. Rreth 3 në 10 demokratë mendojnë se presidenca e zotit Biden ndihmoi në trajtimin e çështjeve të emigracionit dhe sigurisë kufitare, një përqindje e ngjashme mendojnë se presidenca e tij e dëmtoi atë dhe rreth 4 në 10 mendojnë se nuk kishte asnjë ndryshim në këtë çështje gjatë mandatit të tij.

Gati 6 në 10 të pavarur thonë se gjatë mandatit të Presidentit Biden ka patur një rritje të kostos së jetesës. Rreth 4 në 10 të pavarur thonë se gjatë mandatit të Presidentit Biden është rritur edhe kostoja e kujdesit shëndetësor dhe janë dëmtuar marrëdhëniet me vendet e tjera.

Donald Trump ka një problem tjetër.
Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenca e tij ka dëmtuar përpjekjet kundër ndryshimeve kimatike, mbrojtjes së të drejtave të votimit, sigurinë e zgjedhjeve, ligjeve për të drejtën e abortit dhe marrëdhëniet me vendet e tjera.

Çështja më pozitive për zotin Biden dhe zotin Trump në përgjithësi është krijimi i vendeve të punës. Zoti Trump ka një epërsi të vogël në këtë çështje. Gati gjysma e të anketuarve thanë se gjatë mandatit të tij presidencial, zoti Trump ndihmoi në krijimin e vendeve të punës, krahasuar me 36% që thanë të njëjtën gjë për Presidentin Biden. Rreth gjysma e amerikanëve gjithashtu mendojnë se presidenca e zotit Trump ndihmoi në uljen e emigracionit dhe 4 në 10 amerikanë mendojnë se presidenca e tij ndihmoi në uljen e kostos së jetesës./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit