LIVE UPDATES
Bota

Angazhim i shtuar ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Në këtë angazhim është përfshirë edhe NATO.

11 Janar 2023, 10:08 Nga a.l
Angazhim i shtuar ndërkombëtar për një marrëveshje
Kosovë-Serbi

KOSOVË- Diplomatët amerikanë dhe evropianë po vizitojnë këto ditë një pas një Kosovën dhe Serbinë në përpjekje që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje gjithpërfshirëse. Në këtë angazhim është përfshirë edhe NATO.

Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe vizita të njëpasnjëshme të diplomatëve perëndimorë të  angazhuar drejtpërdrejt në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të mërkurën në Kosovë qëndron këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin. Në Kosovë siҫ njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet takon “zyrtarët e lartë qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.

Këtu përfshihet edhe angazhimi nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftim. Më 12 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Beograd, “ku do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë vizitë të zyrtarit të lartë amerikan e sheh shumë të rëndësishme, sepse sipas tij “vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerë edhe aleatët tonë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha kryeministri Kurti pas një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës.

Për Daҫiq thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë

Kurti ka theksuar se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka konsideruar atë si bazë të mirë për diskutim. “Planin e Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daҫiq”, tha kryeministri Kurti. Po ashtu Ivica Daҫiq në nëntor të vitit të shkuar ka theksuar, se “thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi  plani nis me faktin që Kosova është e pavarur”.

Takim tre palësh për Kosovën

Zhvillimet në veri të Kosovës në fundvitin e shkuar rritën shqetësimin ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave në një takim trepalësh mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralin Mirҫea Geoana dhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u diskutua për situatën në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.  “Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak në Twitter. Nga zyra për informim e NATO-s ndërkaq, u tha se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Zëvendës sekretari i Përgjithshëm, Mirҫea Geoana, nga ana e tij, e nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe misioni EULEX i udhëhequr nga BE-ja në largimin e barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në mbarë Kosovën.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin-dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Të dialogohet për planin franko-gjerman

Po si  e shohin analistët politikë këtë angazhim të shtuar amerikan dhe evropian rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve për të arritur një marrëveshje?  Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së se interesimi i shtuar i diplomatëve  perendimorë ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi. “Mendoj se do të angazhohen përfundimisht që në një kohë sa më të shpejtë të arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Nuk ka nevojë më të flitet  për ҫështje teknike. Më së miri është të dialogohet për një pako përfundimtare të marrëveshjes, pra, mos të filloj dialogu për Asociacionin e Komunave Serbe, që mendoj se e bllokon marrëveshjen përfundimtare. Pra, më korrekt, më mirë dhe e duhur do të ishte të dialogohet për dokumentin franko-gjerman”, tha Burjani.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht do të ikë nga ky plan, për faktin që nuk vlerëson se ky plan i plotëson kërkesat e tyre. “Gjithmonë Serbia sa  herë që shkon në dialog, e mendon statusin territorial, por, jo normalizimin, për këtë arsye më parë është e interesuar për Asociacionin e Komunave, sesa për të tjerat.” Sipas Burjanit, Kurti nuk mund të pranojë asociacion puro etnik, sepse, herët e vonë mund të hapet mundësia për ndarje territoriale. Por situata është kritike për kryeministrin Kurti dhe kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova duhet të nisë bisedimet për themelimin e Asociacionit, thekson Burjani për DW. Si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë, se presin angazhim të fuqishëm nga Kosova e Serbia për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë mes dy vendeve. Aktualisht, në tavolinë është propozimi “franko-gjerman”, për arritjen e një marrëveshjeje mes të dy palëve dhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, që sollën planin në Prishtinë dhe Beograd, sërish gjatë janarit do ta vizitojnë Kosovën e Serbinë. (DW)

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje