LIVE UPDATES
Bota

Andrija Mandiç zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO. 

30 Tetor 2023, 18:43 Nga f.i
Andrija Mandiç zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit të Malit të
 Andrija Mandiç

MALI I ZI- Andrija Mandiç është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi. Ai është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) - i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO. 

Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik. Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Është, gjithashtu, i afërt me ideologjinë e lëvizjes çetnike, e cila ka bashkëpunuar me Gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Titullin simbolik të dukës çetnik e ka që nga viti 2007. Tani e dy dekada është deputet në Parlamentin e Malit të Zi.

Ai u zgjodh me krye të këtij institucioni me ... vota. Zgjedhja e Mandiçit është pjesë e një pakete më të gjerë të ndarjes së pushtetit. Sipas marrëveshjes së mandatarit për kryeministër, Millojko Spaijiç, me shumicën e re, partitë e Frontit Demokratik do ta mbështesin Qeverinë e tij të pakicës në Parlament dhe, në fund të vitit të ardhshëm, do të bëhen zyrtarisht pjesë e saj. Uashingtoni zyrtar ka paralajmëruar dhe shprehur disa herë shqetësim se Qeveria e re përbëhet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Qëndrim i ngjashëm është shprehur në disa raste edhe nga institucionet evropiane.

Mandiç e sheh Putinin si president të tij

Në vitin 2019, presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Beograd me Andrija Mandiçin dhe një udhëheqës tjetër të Frontit Demokratik, Millan Knezheviç, të cilët atëkohë kanë qenë në opozitë.

“Mandiç dhe Knezheviç ia kanë përcjellë presidentit të Rusisë përshëndetjet e popullit serb në Mal të Zi dhe kanë theksuar se shumica e Malit të Zi e percepton atë si president të vetin”, ka thënë atëkohë Fronti Demokratik.

Sipas atij njoftimi, Putin u ka thënë atyre se janë “heronj të vërtetë” dhe se duhet “të durojnë”. Mandiç dhe Knezheviç janë akuzuar se kanë planifikuar një “grushtshtet” në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në vitin 2016, së bashku me anëtarët e shërbimit rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe me tetë shtetas të tjerë serbë.

Rasti është lidhur me përpjekjet për ta penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Me aktgjykimin e shkallës së parë, në maj të atij viti, ata janë dënuar me nga pesë vjet burgim. Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë vendimin dhe e ka çuar rastin në gjykim të ri. Mandiç dhe Knezheviç i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se bëhet fjalë për një proces të inskenuar politikisht. Një burim nga administrata amerikane ka konfirmuar në vitin 2022 se Fronti i tyre Demokratik është financuar nga Rusia gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016./REL

andrija mandiç mali i zi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më