Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Katër gra e raportuan influencerin Tate te autoritetet britanike, duke e akuzuar për dhunë seksuale dhe fizike, por prokuroria britanike vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj tij. Viktimat e dyshuara vendosën pastaj të mbledhin të holla për t’i mbuluar shpenzimet ligjore për të ngritur padi civile kundër Tate.
RUMANI- Figura kontroverse Andrew Tate është arrestuar në Rumani dhe ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Britania e Madhe, njoftoi të martën zëdhënësja e tij, Mateea Petrescu. Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan Tate, u arrestuan të hënën mbrëma nën akuzat për agresion seksual, në një rast në Britani të Madhe nga vitet 2012-2015, tha Petrescu.
Ajo tha se Gjykata e Apelit në Bukuresht do të marrë “vendim të rëndësishëm” të martën se a ta zbatojë apo jo fletarrestimin e lëshuar nga Britania e Madhe. Katër gra e raportuan influencerin Tate te autoritetet britanike, duke e akuzuar për dhunë seksuale dhe fizike, por prokuroria britanike vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj tij. Viktimat e dyshuara vendosën pastaj të mbledhin të holla për t’i mbuluar shpenzimet ligjore për të ngritur padi civile kundër Tate.
“Ne i dorëzuam provat tona për veprime e tmerrshme të dhunës që e përjetuam dhe pritëm për veprime. Por, katër vjet më vonë, na thanë se autoritetet britanike nuk do ta përndjekin atë”, thanë ato. “Kjo është rruga jonë e vetme për ta mbajtur atë përgjegjës”.
Tate akuzohet në një rast tjetër në Romani për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë. Ai ishte arrestuar në Bukuresht në dhjetor 2022 bashkë me vëllain dhe dy gra rumune. Prokuroria rumune ngriti aktakuzë ndaj tyre verën e kaluar. Ata i mohojnë akuzat.
Andrew Tate, i cili i ka 8.7 milionë ndjekës në rrjetin social në X, ka pretenduar vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një konspiracion politik për ta heshtur atë. Ai ka qenë i pezulluar nga rrjete të ndryshme sociale në të kaluarën, për shkak të shprehjes së qëndrimeve mizogjene dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes.
Pas arrestimit në Rumani, vëllezërit Tate u mbajtën për tre muaj në paraburgim, para se të zhvendoseshin në arrest shtëpiak. Ata u liruan më vonë por e kanë të kufizuar lëvizjen vetëm brenda komunës së Bukureshtit dhe kontit të afërt Ilafov.
Marrë nga REL
Anija e nisur drejt Gazas GAZA- Anija "OPEN ARMS" ka nisur udhëtimin e saj drejt Gazës duke transportuar 200 tonë ushqime bazë si ...
Foto ilustruese SHBA-Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolut&eum...
Foto ilustruese UKRAINË-Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ka një “detyrë të përbashkët aktuale” p&eu...
Pamje nga aksidenti KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në qytetin në fshatin Shta...
Foto ilustrues e BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandoj...
Kryeministri i Haitit HAITI- Kryeministri i Haitit, Ariel Henri ka dhaënë dorëheqjen ditën e djeshme pas episodeve të dhun&e...
Foto ilustruese GJERMANI-Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjermani pas bakrit janë ...
Pamje nga Haiti HAITI- Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeminist...
Dodik BOSNJË HERCEGOVINË- Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së ...
Papa Françesku VATIKAN- Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në një intervistë për gazetën "C...